Letër Presidentit Biden nga Kryetari Menendez dhe kolegëve

0
76

I dashur mik dhe përkrahës,
 
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka kënaqësinë që të raportojë se Senatori Menendez, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit (së bashku me shtatë kolegë të tij), i ka shkruar një letër Presidentit Joe Biden, duke “bërë thirrje për qartësi dhe transparencë” në lidhje me përcaktimin se cilat vende janë ftuar që të marrin pjesë në “Samitin për Demokraci” më 9 dhe 10 dhjetor.
 
Vendet nuk janë identifikuar në deklaratën për shtyp (më poshtë) dhe në letrën e bashkangjitur drejtuar Presidentit Biden. Por ne mendojmë se është e rëndësishme që ju të dini se Joe dhe unë e alarmuam Komitetin e Senatorit Menendez javën e kaluar se është shumë shqetësuese që Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar, ndërsa Kosova jo.
 
Ne theksuam se Shqipëria, në veçanti, mbetet shumë prapa Kosovës sa i përket demokracisë, dhe veçanërisht pasi që Kosova ka avancuar në mënyrë dramatike nën administrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
 
Në fund, nëse nuk keni mundur ta shikoni intervistën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në programin “Hardtalk” të BBC World News të Stephen Sackur, ja ku është linku: https://youtu.be/xGNQ9Pc2PrM  Kryeministri dha një performancë mjeshtërore.

Çdo të mirë,

Shirley Cloyes DioGuardi                        Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit          Presidenti