Lëvizia Atëdhetare Rrënjet Pellazgo-ilire – Populli Shqiptare eshte Dele. . por ka politikane kokë Lakra!!

0
69

Disa spektre politike janë të mallkuara, ato i mallkon mbështetja e idhtarëve tek “fati”. Ç’është fati? Fati është përmbushja e një profecie. Profecia mund t’i nxjerrë fitimtarë apo humbës. Sidoqoftë, në rrafshin e luftës politike fati mund të shfaqet vetëm si një varg situatash që gjejnë zgjidhje në mënyra të pakuptueshme, edhe pse pas një shqyrtimi të kujdesshëm, lidhja shkak-pasojë bëhet e dukshme.
Çfarë mund të përshpejtojnë idhtarët e përshpejtizmit? Asgjë. Mund të përforcojnë vetëm bindjet e tyre, të ndërtojnë kala rëre dhe të vajtojnë.
Përligjia metafizike e armikut politik nënkupton një paracaktim të botës ku kombëtarja dhe kombëtarizmi, ngritja dhe rënia e tij s’janë tjetër veçse hallka të pashmangshme dhe të pandryshueshme në zinxhirin e gjatë të një drame kozmike ku racat dhe etnitë nuk mund t’i kundërvihen asgjëje por vetëm të rrinë e të presin atë që iu është taksur, sepse ato vetë janë kategori të destinuara për t’u zhdukur.
Ne kete bote te sunduar nga siguria qe ofron “kismeti” oriental, pjesëmarrësve s’u mbetet gjë tjetër veçse të presin mbërritjen e apokalipsit, sepse vetëm ardhja e ditëve të mbrame mund t’ua heqë qafe përgjegjësitë që i ndrydhin brenda vetes.
Gurutë dhe kultet lulëzojnë, konspiracioni si dije e përftuar shenjtërisht dhe e pakundërshtueshme racionalisht ia zë vendin vullnetit politik. Papritmas asgjë nuk sillet më dot në vijë dhe e gjithë skena i dorëzohet batakçinjve. Batakçinjtë duan t’ia dinë vetëm për vete e nuk besojnë tek fati e as tek kismeti, por tek zotësia e tyre, e njejtë me dinakërinë e hajdutit. Mjafton që të mirët të rrinë duarkryq, thoshte dikush.
Shqipëria nuk është e “destinuar” të marrë fund. Ajo nuk është e destinuar as për fitore. Njëra apo tjetra rrugë është vetëm ne duart tona.
Në u rikujtojmë të gjithëve se lufta është e prekshme, e mynxyrshme, e egër dhe nuk fal njeri. Bota (cilado qoftë ajo) do t’i përkasë vizionit të veprimtarëve (cilëtdo qofshin ata).
Populli Shqiptare eshte Dele. . por ka politikane kokë Lakra!!
Ku Folet Shqip dhe ku ka Fole Shqiponja në Ballkan ato troje jane PELLAZGO-ILIRE 🇦🇱👈👆

Burimi/Facebook