Lëvizja e Dhjetorit ’90/ Pandeli Majko: U bashkova me Partinë Socialiste sepse nuk isha antikomunist, PD nuk ishte partia ime

0
67

Ish-deputeti socialiste Pandeli Majko ka qenë njëri prej studentëve të dhjetorit në vitin 1990 që u ngritën kundër sistemit dhe rrëzuan komunizmin në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ai u pyet përse nuk iu bashkua Partisë Demokratike si pjesa më e madhe e studentëve të asaj kohe, por zgjodhi Partinë Socialiste. Majko u shpreh se zgjodhi PS-në pasi nuk ishte antikomunist.

Blendi Fevziu: Je ndër të paktët dhjetoristë bashkë me Ilir Metën që nga takimi me Ramiz Alinë si përfaqësues i studentëve të protestës shkove te Partia Socialiaste ku u bëre dy herë Kryeministër.

Pandeli Majko: Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike nuk ishte partia ime. U ndava me ta miqësisht.

Blendi Fevziu: Po pse, Partia e Punës partia jote ishte?

Pandeli Majko: Kjo është njësoj si të pyesësh anëtarët e Partisë Komuniste pse shkuan me Partinë Demokratike. Partia Demokratike ishte partia e njerëzve që kundërshtonin komunizmin dhe ishin antikomunistë. Unë nuk isha komunist, por nuk isha antikomunist. Unë mendoj që fakti që shumë përfaqësues të lëvizjes së Dhjetorit u shpërndarë në parti të ndryshme tregon universitetin e kësaj lëvizje. Në thelb kjo i bëri mirë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: E pate të vështirë zgjedhjen?

Pandeli Majko: Shumë të vështirë.

Burimi/newsbomb.al/