Ligji i ri/ Birësimet e fëmijëve nga agjenci ndërkombëtare të licencuara, ja shifrat në vite

0
145

Në harkun e 15 viteve të fundit në Shqipëri janë miratuar edhe ndryshuar ligje, shpesh për të cilat ka pasur edhe sherre e rotacione politike. Por, ka pasur edhe nga ato ligje që kanë ndikuar deri diku pozitivisht në jetën dhe cilësinë e shqiptarëve e që më së shumti janë të karakterit civil.

Së fundi, ka një projektligj për birësimet. Deri tani kjo çështje është trajtuar në ligjin “Për Kodin e Familjes”, por përvoja e vendeve të zhvilluara ka bërë që tashmë Ministria e Drejtësisë të propozojë këtë projektligj.

Ky projektligj nuk është i parashikuar në programin analitik të projektakteve të planifikuara për Ministrinë e Drejtësisë, për vitin 2020, por ndryshimet e parashikuar në të janë në harmoni me politikat kombëtare për të mbrojtur të drejtat dhe grantuar interesin më të lartë të fëmijëve që ndodhen në kushtet e braktisjes nga prindërit e tyre.

Nevoja për ndryshime është adresuar nga burime të ndryshme. Së pari kërkesat e herëpashershme të Këshillit Drejtues, (Këshilli Drejtues është organ kolegjial vendimmarrës dhe kalon në shqyrtim çdo procedurë të birësimit të fëmijëve por dhe të statusit të familjeve në lidhje me pronën, të ardhurat)

Së dyti, kërkesat e stafit ekzekutiv në lidhje me procedurat dhe afatet e birësimeve me çështjen e interesimit të fëmijëve në institucione të përkujdesit shoqëror, plotësimet me problematika akute të relacioneve mediko-sociale dhe sidomos me historikun e fëmijës që do të birësohet, me procedurat gjyqësore dhe afatet e tyre, me moshën dhe statusin e prindërve birësues, në lidhje me çështjet shëndetësore të fëmijëve, si me sëmundje të trashëgueshme apo jo.

Së treti, kërkesat e Agjensive Ndërmjetëse të Huaja, të cilat janë të licensuara në Shqipëri për birësimin ndërkombëtar në lidhje me procedurat e birësimit dhe sidomos proceset gjyqësore dhe procedurën për shpalljen e fëmijës së braktisur;

Procedurat dhe afatet e tejzgjatura kohore për shpalljen e braktisjes prindërore e shoqëruar kjo me një interesim të pakët të prindërve apo familjarëve ulin mundësinë që fëmija të ketë mundësi birësimi duke e mbajtur “përgjithmonë” në institucion.

Të gjitha këto problematika të adresuara, jo vetëm kanë penguar përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve por kanë bërë që shumë fëmijë të mos birësohen dhe të mbeten peng i institucioneve të kujdesit.

Gjithashtu, gjatë viteve stafi ekzekutiv i Komitetit Shqiptar të Birësimeve, cituar dhe në analizat vjetore të tij, ka ngritur problematikën mbi kohëzgjatjen e shpalljes së braktisur të fëmijëve, interesimit të familjarëve apo prindërve biologjikë të fëmijëve.

Të gjitha këto problematika të adresuara, jo vetëm kanë penguar përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve, por kanë bërë që shumë fëmijë të mos birësohen dhe të mbeten peng i institucioneve të kujdesit.

Gjithashtu, gjatë viteve stafi ekzekutiv i Komitetit Shqiptar të Birësimeve në analizat vjetore të tij ka ngritur problematikën mbi kohëzgjatjen e shpalljes së braktisur të fëmijëve, interesimit të familjarëve apo prindërve biologjikë të fëmijëve.

Pasojat e këtyre vështirësive evidentohen edhe në të dhënat vjetore mbi numrin e birësimeve të kryera. Nëse analizohen statistikat dhe numri i fëmijëve të birësuar vihet re rënie në numrin e birësimeve të kryera.

Ndër vite evidentohet një luhatje në numrin e birësimeve. Kështu nëse do të ndaleshim në shifra konkrete, duke filluar nga viti 2015 numri i birësimeve ka qenë 53, në 2016 ka qenë 32, në 2017- 43 birësime, 2018 – 37 birësime dhe në vitin 2019 numri i birësimeve ka qenë 24 dukshëm më pak se në vitet paraardhëse. Pra, vihet re një rënie e dukshme e numrit të birësimeve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Burimi/gazeta-shqip.com

Ligji i ri/ Birësimet e fëmijëve nga agjenci