Liri Loshi- “Vetëvedosja” nga një organizate joqeveritare ka kaluar në parti politike

0
33

Me thënë se Vetëvedosje nga një organizate joqeveritare ka kaluar në parti politike, nuk është vlerësim, por është konstatim, është realitet. Me thënë se nga një strukturë politike-ushtarake e UÇK-së ka lindur PDK-ja si parti politike, përseri nuk është vlerësim, por është konstatim i një realiteti. Prandaj, edhe kur dikush thotë se LDK është themeluar nga strukturat e LKJ-së në Kosovë, nuk është vlerësim, por është konstatim i një realiteti që nuk kontestohet dot.
Po çfarë ka të keqe këtu?! Shqiptarët nuk kanë dashur të jenë më pjesë e Serbosllavisë dhe nga struktuat e Lidhjes Komuniste kanë krijuar një parti të djathtë, që ka ruajtur emrin Lidhje (të cilën e ka edhe sot), kurse ka ndërruar mbiemrin cilësor që ka qenë (Lidhja) Komuniste dhe është bërë (Lidhja) Demokratike. Pse LDK-stët fyhen aq lehtë?! Jo na vlerësoi ky, jo na vlerësoi ai!!! Nuk po i vlerëson askush, vetëm po thuhet e vërteta.
Ajo që nuk po e thotë askush është se LDK-ja ka qenë në proces të transformimit dhe pikërisht në ditët kur ka dashur ta ndërrojë emrin nga Lidhja në Parti e që do të quhej Partia Demokratike e Kosovës, pra PDK, dikush tjetër është ngutur dhe ka grabitur emërtimin që ata nuk kanë pritut se ua prekë kush! Dhe kështu në vend të PDK-së së Rugovës, është krijuar PDK e Thaçit & company. Këtu LDK-së i është bërë një e padrejtë e madhe, por kjo ka ndodh edhe për shkak të neglizhencës së tyre.
Nëse ty nuk të bëhet vonë për asgjë, mos u çudit kur në një mëngjes me diell, por që mund të jetë edhe me mjegull, dikush befasisht dhe paturpësisht ta vjedh identitetin tënd dhe vazhdon rrugën tutje.

Burimi/Facebook/Autori