LIRIKA EROTIKE E REMZI BASHËS

0
76

Baki Ymeri

Duke lexuar poezitë e Remzi Bashës, kuptojmë se shqiptari për mik e len kryet. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe shtegtarit. Shqiptari për nderë përmendet përtherë. Toskë e gegë janë pemë nga një degë. Vlera e njeriut matet me punën e tij letrare, artistike dhe shkencore. Shkenca dhe dashuria e vërtisin botën. Pena e shkencëtarit vlen më shumë se shpata e luftëtarit. Zgjidhi miqët dhe fjalët, ngase miqësia është një dhuratë e çmuar të cilën e meritojmë vetëm atëherë kur kemi nevojë për të. Fjala e ëmbël thërret miq, ajo zbut dhe pajton armiq. Duaje atdhenë si shqiponja folenë! Dashuria është thelbi dhe zemra e shqiptarisë. Nuk bëhet vreshti me urata, por me shata e me lopata. Ndihmo të të ndihmojnë dhe duaj të të duan, ngase miku i mirë njihet në ditë të vështira, kurse buka e ndarë në dy pjesë shndërrohet në diell. Me kujdes matet dashuria, ndërsa mençuria e bën njeriun durimtar, dhe mu për këtë thuaj mençurisë: Ti je motra ime!

Koncepti i ndërkombëtarizimit të gjuhës së bukur poetike, sa vjen e po bëhet një dukuri, domosdoshmëri shpirtërore, jo vetëm e krijuesve, por dhe e lexuesve në tërë planetin tokë. Kjo domosdoshmëri e ka misterin e saj te subkoshienca e sotme, e cila në tërësinë e saj, e ka shtratifikimin kultivues te gjuha e shpirtit krijues, e cila vjen si një jehonë përbashkësie. Që në lashtësi ajo ka lëvruar në botën shpirtërore të njerëzimit. Fjala poetike, më shumë se çdo artikullim tjetër komunikues, ka arritur të deshifrojë ndjesitë njerëzore, në universialitetin e tyre, përmes dashurisë dhe përjetësimit të fjalëve.

Në këto deshifrime kodike të shpirtit njerëzor, lirika erotike si harmonizimi më perfekt i botës shpirtërore, nëpërmjet forcës dhe virtuozitetit muzikor që gërsheton shprehja lirike, transmeton shpërthimet e turbullimet shpirtërore, duke shpaluar një univesialitet përbashkues të mallit, të dhimbjes, të brengës, të dashurisë, përmes mistikës ekzistenciale, duke shpaluar magjinë dhe forcën që zotëron fjala e tingëllima e kumtit poetik. Kjo lirikë e komunikimit internacional, në thelbin e saj të gjenerimit komunikativ, shpalos në shpirtin e njeriut, pa ndasi gjuhe, religjioni, anë e mbanë botës, sa e madhe në hapësirë, aq e afërt në harmonizme e tingëllime poetiko-shpirtërore. Remzi Basha shpërnadan mesazhe të mirëfillta lirike, detaje jete, në të cilat trazohet bota njerëzore, nëpërmjet meditimeve të universit lirik.

Në këto përbashkësi dhe bashkohësi ka gjurmëruar dhe fjala e bukur poetike shqiptare. Në themelet e modernitetit poetik, një kontribut meritor e ka dhënë emërmadhi, “babai” i romantizmit shqiptar, Naim Frashëri i cili u

pasua nga një grup poetësh si: Zef Serembe, Gjergj Fishta, Ali Asllani, Asdreni, Lasgush Poradeci, Azem Shkreli, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja etj. Mbi themelet e këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë shqiptare, aktualisht militon edhe një grup i ri ku bëjnë pjesë: Neki Lulaj, Kolec Traboini, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Rexha, Drita Nikoliqi Binaj, Arif Molliqi, Vitore Leka, Sabit Rrustemi, Hasan Qyqalla, Rita Saliu, Sadik Krasniqi, Miradie Maliqi, Remzi Basha, Sadije Aliti e tjerë. Ky grup poetësh bashkëkohorë po rikonstruktojnë godinën e modernitetit poetik autokton shqiptar me kodifikime të reja poetike, në sensin e risive universale të fjalës së bukur.

Simbioza e lirikës shumëdimensionale përbën jo vetëm boshtin qendërzues të poezive erotike të Remzi Bashës, por edhe meridianet e paralelet e planetit të tij poetik. Kur mediton mbi një libër si “Loçka e lezetshme”, shpirti i lexuesit, përmes një pentagrami të tillë poetik, rrëmbehet nga një Paso Dople. Autori vjen në këtë vallëzim paksa trashedencial në udhën magjike të frymëzimit, përmes inovacioneve moderne. Në këto shkallëzime monokolonë të poezisë, magjia poetike vjen përmes digresionit si një jetë, si një gjenerim, si një e drejtë gjuhësore e metaforës babeliane, për të parë përtej horizonteve të reja. Fryma poetike vjen nga thellësitë e detit shpirtëror, një det i ndritshëm, me perla, me vezullime, me fortësinë dhe me tingëllimin që sjell jehona e një guacke, nxjerrë nga thellësitë e shpirtit, duke u shumuar me tingëllima e jehona të reja nga fundi i detit shpirtëror.

Titulli i librit të Zt. Remzi Basha, në simbolikën dhe metaforën e saj, është çelësi i trollit poetik që hap dritat e aranzhimit muzikor, brenda botës shpirtërore të unit poetik në horizonte shoqërore. Sigurisht, në këto sipërmarje estetike i vjen në ndihmë poetit nocioni filozofik e psikoanaliza poetike. Në poezitë e tij me subjekt erotik, autori përmes një vështrimi të filozofisë së jetës, na prezantohet me njё ndjeshmëri të veçantë, si dhe me një këndvështrim të social-poetikës, përmes një digresioni sa shpirtëror aq dhe shoqëror, ku ai proklamon poetikisht se jeta është dashuri, dhe se gjallërojmë vetëm përmes dashurisë në kuptimin e vetëm të shpirtit.

Në vargjeet e tij, poeti arrin përmes përballjeve psiko-filozofike të jetës, të na japë një amalgamë me misterin dhe regjionin e saj. Në trajtime të tilla poetike, jo tematika, por subjektiviteti poetik, është shembulli më sinjifikativ, në të cilin Remzi Basha ia servir lexuesit në pjatë të argjentë frymën e tij poetike. Në këto aranzhime të modernitetit poetik, autori hapëron prajshëm përmes kodikëve poetike, të cilët hapin dyert e amalgamave poetike. Në njërin nga ta vërehet struktura stilistike e cila e ngjit dhe e zbret lexuesin si një të “çmendur ” në fikcion poetik, si në një kullë Babeli, duke hapur për çdo lexues horizonte të reja rrugëtimi inovative, përmes magjistraleve të metaforave.

Autori, duke e shkrirë unin poetik me atë shoqëror, nxjerr në pah aftësinë në vënien e lexuesit në rolin e protoganistit, duke e bërë të ndjehet sa metaforik aq dhe real në materien e dukshme dhe të padukshme të universit shoqëror. Këtë ai e realizon duke bërë demitizimin e miteve dhe të legjendave, shpirtëzon statujat, duke i bërë pjesë integrale të një zhvillimi shoqëror. Kësisoj poeti proklamon deheroizmin e personazheve poetikë, duke i njehsuar në substanca të reja shoqërore, si një dukuri e re e shoqërizimit. Brenda këtij vallëzimi poetik, lexuesi ndjen botën epiko-lirike në kontekste të reja, ku fryma lirike vjen përmes tingujve të violençelit shpirtëror të nënës, babait, dashamirësve, që kanë udhëtuar. Ndodh e njejtë sikundër pas një rrebeshi e një vranësie, shpërthen rrëzëllimi diellor, e natyra gjallohet.

Kështu që në botën shpirtërore të lexuesit si në një kinematikë shfaqet ylberniada e social- poezisë, aq shumë e domosdoshme sot në shoqërinë e konsumit. Në poezitë e tij me konotacione erotike, Remzi Basha përdor me sukses edhe kontraversin si mjet artistik. Në këtë përballje estetike ku përmes kontraversit qiriri nuk duhet fikur, sepse jeta vazhdon ndër breza si një materie lirike e pavdekësisë. Përmes këtyre përballjeve metaforike, autori në nëntekst definon protonizmin e jetës, me bërthamën e së cilës bulëzon dashuria, gjallërimi, vazhdimësia me të gjitha zhvillimet e saj. Një realizim kaq të lavdërueshëm, poeti vjen në aranzhim të plotë me shqisimin njerëzor, merr frymë si pjesë e një organizmi në transhendencë. Vetëm kjo lidhje e patjetërsueshme mund të sjellë atë pjellshmëri artistike me një dritësirë poetike në shpirtin e njerëzve, siç definon artistikisht poetja. Ndaj në poezitë e tij erosi nuk vjen nga “qiejt që pikojnë yje”, as nga një mezoatmosferë, por vjen si një erotikë gjurmëruar në tokësoren, arealin e përjetuar në truporen e shenjtëruar të gruas.

Nuk mund të anashkaloj aftësinë e autorit, i cili me një stilistikë monokolone, sikundër mjeshtrat mitikë që ndërtuan kullën e Babelit, nё konture rifinon fjalorin poetik me fjalë të thjeshta por të përzgjedhura poetikisht e cila bën që ta përceptosh poezinë me madhështinë e bukurinë e një kulle Eifeli poetik, ku vizitori lexues ngjitet nё këtë instalacion me kurreshtjen më të madhe. Autori nё këto perla poetike me mjeshtrinë e “gdhendjes” e përpunimit të vargut, e skulpturon poezinë, por, njëkohësisht nё konceptimin stilistik të vargut, poetizon skulpturën metaforë. Një risi e veçantë e poetit është modelimi dhe sfilata poetike që ai i bën përmes shumisë të metaforave, simboleve, similtudave si tipar thelbësor i një poezie të bazuar tek nënteksti, e cila shtratifikohet me kujdesin e një bahçevaneje nё fushën poetike të cilën e kultivon me fragmente të reja lirike.

Falë kësaj dhuntije poetike në zgjedhjen dhe përdorimin me efikacitet maksimal të figurave artistike dhe atje ku mbisundon fryma efemere, autori arrin të realizojë një shpirtëzim, jetëson këto forma të akullta, i jep frymë poetike gjithë formave të materies. Një rol rëndësishëm nё këto aspekte luan kompleksi i demitizimit i këtyre objekteve amorfe, ç’idolizimì i personazheve të stisur butaforikё dhe “ngopja” e tyre me frymë njerëzore. Kjo është dhe veçoria që e dallon disi poezinë e Remzi Bashës nga bashkëkohësit e tij. Një kontekst të tillë poetik e plotëson më sё miri metafora e ilustrimeve, e cila që nё krye të çdo poezie, simbolizon ekselencë të artit pamor (vëllazëruar me artin poetik), domethënien e nëntekstit, i cili vjen nё botën e lexuesit, si një palimpsest i një jetësimi përjetues i autorit, njëkohësisht transplatohet tek lexuesi e që e fut atë nё botën e fikcionit poetik.

Me të drejtë, nё definimin biografik, autori din ta përshkruajë veten si një njeri kompleks nё theshtësinë e ndjeshmërisë dhe komplecitetin e përvojave. Në këto “akrobacira” artistike të subkoshiencës, nё këto poezi nxjerr krye universialiteti lirik, si një dukuri e poezisë bashkëkohore shqiptare. Vendosja e asaj të mesmeje të artë mes hyjnores dhe njerëzores, ёshtё si një kurorëzim nё blatimet martesore. Nga një “akrobaci” e tillë artistike lind dhe pardigma: Se cilësia e jetës është një preokupim i përhershëm njerëzor, gjithnjë duke u ballafaquar, natyralizuar me faktorët objektivë e subjektivë të natyrës. Nё këtë ballafaqim poetit, nё ndihmë i vijnë imputet poetike, të vjelura nga natyra. Si gjenerim shpirtëror ndodh dhe ngjizja e ndjesive, si refleks ndaj hyjnores e tokësores, ku poeeti qëndron nё këtë mes të artë, si nё një aerosol shpirtëror, sepse autori ëndërron se si lundron nëpër retë prej letre, re që modelojnë kaltërsinë nё balona pa drejtues.

Në tërësinë e këtij perceptimi mozaikor, poeti qëmton detaje dhe kolazhe jete duke gjetur ata shembull të artë rreth të cilëve kanё hulumtuar dhe paraarrdhёsit, thurr me vargje rrёfime poetike tё “ngopura” me motive tё dashurisё, të jetёs dhe vdekjes, të atdhedashurisё, të marёdhёnieve shoqёrore, duke krijuar raporte me ambientin pёrjetues, duke marrё prej tyre majanё e brumёzimit poetik. Remzi Basha kёtё e realizon duke kёrkuar forma tё reja e figura shumёplanёshe, duke ngjizur fantastiken, transhendenten, metafizikёn e shpirtёruar, nё njё amalgamё poetike. Gjithçka ai e realizon pёrmes njё komunikimi sa mё ekzistencial, duke lёnё si testament shpirtёror mesazhin e vet me vargje.

Nё kёtё pёrqasje poetike, poeti jo vetёm pёrjeton ekzistencializmin e tij, por apelon pёr njё universialitet ndjesishё, me qёllim qё lexuesi tё meditojё mbi vargje, e tё hapё kanatat e shpirtit tё tij. Shembujt qё emeton ndёr vargje

Remziu rrjedhin si burime shpirtёrore nё ekzistencёn e pёrditёshme duke e bёrё produktin poetik sa mё autentik, mё tё qartё, mё tё gjithёpranueshёm, mё tё bukur me kantinelat e tingёllimave poetike, por herё, herё dhe mё dramatik se vetё jeta. Nё kontekstin mesazhor, nё nёntekste, lind nё fakt nga e drejta e krijuesit poet, dhe lexuesit, njё qёllim i pёrbashkёt: dёshira pёr ta nxitur secilin nё zbulimin e rrёnjёve tё tij nё botёn e brendshme me mistikёn e saj.

Nё kёto kodifikime tё disa risive moderne, tё shprehura poetikisht nё vargje nga poeti Remzi Basha, autentike nё pёrmbajtje dhe universale nё bashkёkokёsi, si nё njё film estetikash shohim se si reezaton praktika e njё sentencё brilante tё Luis Borgesit i cili definon: “Estetika ёshtё aq e qartё, aq e drejtёpёrdrejtё, dhe aq e papёrcaktueshme, sikurse dashuria, sikurse shija e njё fruti, sikurse uji. Ne e ndjejmё poezinё ashtu sikundёr ndjejmё afёrsinё e njё femre, ose sikur ndjejmё aromёn e maleve apo thellёsinё e detit.”

Definicioni i dashurisë në vargjet e Remzi Bashës

Në qendër të poezive të Remzi Bashës është erotizmi, atdhetarizmi, qëndrimi patriotik dhe historik për trevën prej nga ai vjen, që ta përkujton Kosovën me rrënjë të thella, të cilës i referohet sipas imagjinatës sonë. Fëmijëria dhe rinia zënë një vend të pashlyer në kujtesën e autorit, i cili herë-herë bie në nostalgji për atë kohë të shkuar që ndonëse ishte një jetesë e vështirë, për të është mjaft e vyer. Në poezitë e tij përcillen mesazhet e një dashurie të zjarrtë e të përjetshme nëpërmjet imazheve të pashlyera nga kujtesa e poetit. Dashuri idilike, romantike, pragmatike dhe erotike. E kemi thënë paraprakisht se lirikës së Remziut i mungon banaliteti dhe elementi pornografik. Poezia paraqitet me gjithë tonet, tematikat dhe nuancat jetësore duke e bërë lexuesin që të ndjehet mirë me vargjet e tij. Remzi Basha mbart ide dhe mesazhe që e lumturojnë shpirtin e njeriut.

Gjithmonë flitet për dashuri. Poetët janë munduar ta japin definicionin e saj përmes metaforave. Poezia është një destin, sepse në esencën e saj është një zjarr i pashuar shpirtëror. Një zjarr i pashuar dhe një shpirt i shenjtë është femra që ndikon për shumëzimin e njerëzimit. Një shtëpi pa një femër është si një livadh pa lule, si një zabel pa dredhëza, si një dasmë pa dasmorë, si një tepsi pa bakllava, si një spital pa mjekë, si një bibliotekë pa libra, si një bankë pa para. Poezia vjen befasisht, në mënyrë të padukshme. Të trondit. Depërton thellë në shpirt dhe hesht.

Dashuria mund të jetë forca e pestë e universit. Një poet dhe filozof arab, Al Haiiaj, thoshte se dashuria don të thotë të qëndrosh përballë dashnores,

i çveshur nga të gjitha atributet, që atributet e saj të bëhen atributet tua! Përgjatë shekujve, njerëzit kanë parë në dashuri ilaçin më të mirë për shërimini e sëmurjeve të vuajteve, për shërimin e brengave dhe për shërimin e krejt mëkateve të njerëzimit. Dashuria është një dhunti magjike. Pse? Sepse dashuria dhe magjia kanë dhuntinë për të krijuar një idhje magjike ndërmjet njerëzve, ndërmjet ndjenjave dhe Zotit. I dashuruari përmes të gjitha gjesteve dhe fjalëve e veprimeve të tij, nuk bën tjetër veçse të krijojë një lidhje magjike përrreth objektit dhe subjektit të dashurisë së tij.

Dashuria është një fuqi magjike që i nxit dhe përshpejton trokitjet e zemrës. Në vargjet e Remzi Bashës defilon ura e shëndetit dhe perspektiva e personaliteit. Në realizimin e këtyre vargjeve impresionon disponimi i madh për përfytyrime, sidomos për metafora por edhe për epitete me një freski të madhe, autori duke krijuar një thesar të vërtetë dhe një atmosferë të pasur me dëshmi lirike aktuale dhe origjinale, me përjetime e fluturime nga qielli në tokë dhe nga toka në qiell. Impresionojnë përfytyrimet pozitive që krijojnë suksesin, lumturinë dhe shëndetin. Mendimet pozitive janë shkaku kryesor i suksesit. Suksesi lind nga ideja që e kanë krijuar njerëzit. Në kuadrin e poezive të Remzi Bashës mungojnë pakënaqësitë, gabimet dhe dështimet. Mënyra me të cilën autori i trajton subjektet e tij, është çelës për ta kuptuar se është një misionar i denjë i mbarëvajtjes së lirikës shqiptare në diasporë.

Pa qëllim nuk mund të bëhet kurrfarë koncentrimi, kurse pa koncentrim nuk ka sukses. Arritja e harmonisë së personalitetit individual është themeli i çdo suksesi konkret. Vetëm synimi për ta fisnikëruar karakterin na bën njeri të vërtetë. Remzi Basha është një poet i talentuar, i frymëzuar, i adhuruar, i suksesshëm dhe i shëndetshëm. Shpirti, dashuria dhe atdhedashuria janë subjekti elementar i lirikave të tij. Shëndeti është pasuria më e madhe e njeriut. Baza më e rëndësishme e suksesit është mbrojtja e shëndetit. Remzi Basha din ta mbajë fjalën e dhënë. Ai është temperament vullkanik që ka fuqi shpirtërore, guxim, vetëbesim, vullnet, respekt, autoritet dhe dashamirësi.

Dashuria është tendenca poetike, romantike dhe platonike e autorit që ka përjetime jashtëzakonisht të thella emocionale dhe sentimentale. Në korpusin e vargjeve të tij ringjallet lidhshmëria e tij me vendlindjen dhe me atdheun. Në spektrin e lirikave të tij nuk ka as dhimbje, as pikllim dhe as dëshpërim, por përkundrazi: optimizëm, erotizëm dhe romantizëm. Poeti shpëtimin e gjen nëpërmjet dashurisë, të cilën e kërkon, e gjen, e përjeton dhe e ndjen në situata të veçanta: Nuk ka brigje që mund ta përfshijnë/ Për atë veshje tjetër përveç pelerinës nuk mban/ Për atë emrin e saj ende askujt nuk ia ka dhënë/ Në sytë e saj shkrepin zjarret e kështjellave të lashta/ Dhe diadema i rri në ballë/ Si një gur i çmuar në fund të këndit. (Portret gruaje me diademë)

Me një fjalë mund të themi se Remzi Basha sillet brenda një simbioze idolatrike dhe romantike, ngase nëpërmjet poezive të tij kushtuar dashurisë dhe atdhedashurisë, prek momente të ndijshme erotike dhe historike, duke krijuar perspektiva të reja, duke e rrumbullakësuar gjykimin personal për çështjet me të cilat preokupohet. Në këtë kontekst, autori shfrytëzon mitet kombëtare për qëllime poetike, duke i ngritur ato në shkallë të metaforës, për ta shpaluar emocionin me të cilin ka të bëjë. Pikërisht kjo kategori e poezive të tij me subjekt kombëtar dhe personal, janë edhe më të përsosurat, sepse kanë një bazament të fortë, konkret, motivor dhe tematik. Ato janë të realizuara me një gjuhë poetike plot shpirt në kuptimin artistik, duke arritur të komunikojë me një vetëdije reale dhe maksimale. Prandaj, edhe vizioni artistik i tij merr kuptim më racional dhe më të kapshëm.

Bota ka nevojë për dashuri reale dhe ideale, platonike, pragmatike, erotike dhe romantike. Bota ka nevojë për sentimente të fuqishme dhe të qëndrueshme. Dashuria nuk është një vetëmashtrim por një dhunti e bekuar hyjnore. Në dashuri nuk ka mëshirë. Atje ku ka mëshirë nuk ka dashuri. Dashuria e vërtit botën dhe bota jeton për dashuri dhe vërtitet rreth dashurisë. Kujtimet e dashurisë së parë janë letrat, fotografitë, vullneti dhe dëshirat, puthjet dhe dhuratat: Çdo gjë gjendet në vendin e vet si dikurë/ Edhepse çdo gjë nuk don të thotë asgjë/ Kur degdiset në hapsirën pa kohë/ Dhe në kohën pa hapsirë… (Kur çdo gjë degdiset)

Burri duhet të fitojë para, kurse gruaja duhet të edukojë fëmijët. Cilësitë që i preferon gruaja janë: forca e vullnetit, qëndrushmëria e karakterit, trimëria, ndershmëria, drejtësia dhe mirësia e zemrës. Shtëpia e burrit është bota, kurse bota e gruas është shtëpia. Gruaja besnike është e ëmbël dhe mjaft e zgjuar, kurse gruaja pa karakter është budallaqe. Jo unë e them këtë por Artur Shopenhaueri, njëri nga filozofët më të mëdhenj të Gjermanisë. Në vargjet e Remzi Bashës defilojnë burimet e fshehta të dashurisë: Ti s’je ëndërr vere/ Që vjen mbi jetën/ Kur njerëzit vijnë/ E shkojnë që andej/ Ti je dashuria ime/ Rrafsh qe njëmijë vjet/ Hynë e del nga unë/ Si një kalimtar/ Unë s’bëj zë/ Se në mua ka diç më shumë/ Hej kam pirë për ty/ Tërë jetën/ Kam pirë një lumë… (Dehje)

Vargu i mirë e lartëson secilin poet. Poezia e Remzi Bashës ka vokacion frymëzimi dhe përjetimi artistik. Ai është poet i dashurisë që shkruan poezi të bukura. Poezia e mërgimit është çelësi i dashurisë që lëvrohet me një stil dhe me një kujdes të veçantë, me përkushtim, me përmallim dhe me një zjarr të pashuar për atdheun dhe vendlindjen. Autori ka përvoja të zjarrta sentimentale. Në vargjet e tij, ai e mban të pashuar flakën e lumturisë, të dashurisë dhe atdhedashurisë. (Bukuresht, Dhjetor 2021)