Lord Bajroni Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët „ S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”

0
72

Studjuesi Fallmerayer; të parët autokton, ishin shqiptarët etni para fillesave të çdo historie, dhe në këto vende banonin, ose erdhën pëpara viteve historike.

Shqipëria në udhëkryq!!! E shpëtojnë vetëm të ndershmit e Shqipërisë, trojeve etnike dhe, diaspora.

 Shqiptarëve i ka ra për hise të kërkojnë e të luftojnë me shumë sakrifica, për t’a mbrojtur gjën më të shtrenjtë “lirinë”. Këtë munges lirije, shqiptarët ae kanë fituar realisht, dhe pse janw pwrpjekur me shekuj pwr t’a realizuar?

 Kuvendi i Vlorës u mblodh në rrethanat e nevojës ekstreme, për të shpallur Pavarësin. Pas shpalljes së Saj u çertifikuan ambicjet shtetformuese të shprehura ndërkombëtarisht; siç ishin formimi i qeverisë së përkohëshme dhe zgjedhja e pleqërisë, si organ mbështetës së qeverisë, krijimi dhe zgjedhja e një komisioni i cili do të luante rrolin e diplomacisë në arenën e jashtëme.

 Më pas, Kuvendi i Durrësit i mbledhur nën trysnin e Italisë në Dhjetor të vitit 1918, arriti të formojë një qeveri të përkohëshme e ngjashme me atë të Vlorës, duke marrë nën kontroll territorin shqiptar dhe rikonfirmimin e Pavarësisë së tij por që nuk mundi t’i arrijë dot. Në të tilla rrethanash shqiptarët u detyruan të bënin një kongres tjetër, Atë të Lushnjes?

 Një projekt të Ri kishin hartuar aleatët anglo-sakson në vitin 1919 që Shqipëria të ishte një shtet me pavarësi të plotë në kufijt e vendosur më 29 Korrik 1913 në Lonndër, në mënyrë që ajo të kishte sovranitet të plotë qeverisje mbi territorin dhe pasurit e veta kombëtare. Këtij qëllimi do t’i shërbentë mbajtja e Kongresit Mbarëkombëtar të Lushnjes, i cili do të duhej të miratonte Aktin Themeltar Kushtetues për Pavarësin e plotë të Shqipërisë, duke hedhur poshtë çdo përpjekje të grabitqarëve për cënimin e kufijve të saj, përpara se Konferenca e paqes në Paris të shqyrtonte në mënyrën përfundimtare rastin e Shqipërisë në fillim të Janarit të vitit 1920.

 Firma e Ëillsonit ndaloi coptimin e Shqipërisë dhe i dha kohë shqiptarëve të thërrisnin Kongresin e Lushnjes; në fakt ishte një Kuvend Kombëtar me karakter përfaqësues dhe plotësisht i lighshëm për të ndërmarr akte me karakter kushtetues për ngritjen rreale të shtetit shqiptar, që shprehu Kuvendi i Vlorës. Nga aktet që umorën më e rëndësishmja ishte ajo e formës së regjimit që do të ushtrohej në shtetin shqiptar. Kongresi Lushnjes u mblodh më 21 Janar 1921. Në të u përfaqësuan të gjitha krahinat e Shqipërisë me 50 delegat përfaqësues që zgjodhën një Asanble të Përgjithëshme Kombëtare dhe një Senat të zgjedhur prej këti Këshilli. Të gjitha organet të dala kishin për qëllim garantimin e fumksionimit të përkohshëm të shtetit.

 Pse mbas kongresit të Lushnjes u rrit prestigji atdhetar për të bërë rrealitet Pavarësin e Shqipërisë në të gjithë teritorin e saj? Sepse mbajtja e Kongresit mbarë Kombëtar të Lushnjes miratoi Aktin Themeltar Kushtetues për Pavarësin e plotë të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjes zgjodhi Këshillin e lartë prej 4 vetash, në funksionim të Kryetarit të Shtetit, Këshillin Kombëtar prej 37 vetash, Qeverin me Kryeministër Sulejman Delvinën dhe caktoi Tiranën për Kryeqytet, duke rrëzuar qeverin e Durrësit. Të gjitha këto akte vulosën përfundimisht ekzistencë e shtetit shqiptar.   

 Kongresi i Lushnjes ishte më i rëndësishmi në Historin e Kongreseve që shqiptarët kanë bërë. Ishte shumë i rëndësishëm për vet faktin se në këtë kongres u hodh hapi i parë drejt themelit të një shtetformimi të të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetin në trojet e tyre etnike, gjenetike autoktone. Mbas Kongresit të Lushnjes u rrit fryma atdhetare dhe filluan organizimet për të bërë reale pavarësin e Shqipërisë në të gjitha teritoret e saj. Ky Kongres miratoi aktin themeltar kushtetues për pavarësin e plotë të Shqipërisë. Njëkohësisht Kongresi goditi dhe Traktatin e fsheht të Londrës, gjithashtu i hapi dhe rrugën për pranimin në Lidhjen e Kombeve. Kongresi i Lushnjes inkurajojë mobilizimin e gjithë shoqëris shqiptare e cila ndikojë më pas për të vënë themelet e bërjes së shtetit shqiptar. Për atë kohë qe shumë e vështirë për të bërë një shtet të tillë të unifikuar ligjor të pavarur dhe demokratik me frymë perëndimore.

 Sot është akoma më e vështirë të bëhet një ngjashmëri, a po të heqim një paralele me Kuvendet parardhëse, që përcjellin kongreset për shpëtimin e Shqipëris e cila është në grahjen e fundit e që pret të gllabërohet e tëra nga shtetet fqinjë që na rrethojnë. Por s’mjaftojnë të lartpërmendurit, po na qaset përsëri pushtimi “osman” turk, ky i fundit ndan me fqinjët grabitqar pushtimin e Iliridës. Ne në Shqipëri, e bëmë kuvendin me pjesmarrje dhe nga Kosova, Ilirida, Mali i Zi, Kosova lindore dhe diaspora. Një gjë e tillë duhet të bëhet dhe në Ilirid, në Kosovë dhe diasporë, dhe të gjitha sëbashku të bëhet në rrang kombëtar për të mos na ndodhë e njëjta histori për ndarjen e Shqipëris; mbase dhe për ta ngrën fare.

Tiranë/18/02/2020/ Stu. Ing. Frederik Ruço