Lufta e Koplikut, Shpetimtarja e Shkodres…

0
230

“Diplomacia asht mesue me shkrue traktet e veta me gjak te ma te doptit, e me i vue vulen e salvimit te popujve me shishe shampanjet e me trokit duert prane zjarmit qe shkrumbon provinca e mbretnina”,(Ndre Mjeda).
Me 1 gusht 1920,pesqind vullnetare nga qyteti i Shkodres,se bashku me malsoret e Mbishkodres u nisen ne frontin e luftes.Ne formacionet luftarake qe ishin ndare ne tri kolona,ra ne sy roli i madh qe luajten vullnetare nga Rriolli e Gruemira.Ne fillim te gushtit erdhen per te luftuar 300 vullnetar nga Kruja e Kavaja,me te cilet u bashkuan edhe emigrante kosovare.Erdhen edhe 3000 vullnetare nga Dibra.Mbeten te perjetshem,ne balle te luftes,deshmoret e atdheut,Luc Nishi e Zef Prel Martini,Luk Nika,Kole Nika,Preng Dushi,Kole Dushi, si dhe pese Hotiane te tjere,Can Osmani e Zeqir Beqja nga Ura e Shtrejte(Postrribe),Oso Meta nga Rriolli,Zeqir Zeqja,Islam Hajdari nga Lepuroshi,Bisho Abdyl Sulej nga Gruemira,Sulejman Bajrami nga Kopliku.Rane deshmore te atdheut edhe disa vullnetare nga qyteti i Shkodres,si Ali Rexhep Spahija,Mustafa Alivoda ose (Caf Mullisi),Beqir Dedja,e shume te tjer u plagosen.Shuk Serreqi kishte sjelle tre djemt e tij per te luftuar.Nja nuse e re masakrohet ne Vukpalaj,te Kastratit nga agresoret Sllave,sepse u beri thirrje 14 hotianve te rrethuar ne shtepine e saj qe te qenderonin se po vinin ndihma nga Shkodra.U krijuan shoqata,si “Gruaja Shqiptare”,”Komisioni i Perkujdestar i Ushtrive Vullnetare”,” Reparti i Bicikletave”, etj.Qeveria Jugosllave qenderoi me kokefortesi,por u detyrua te terhiqej pertej kufive te 1913-tes,me 14 shkurt 1921,duke lene pas fshatra te tere te djegur dhe masakra te pa para ne popullsine civile te Malsise se Madhe.Lufta e Koplikut i tregoi botes se populli shqiptar ishte i vendosur te mbronte me cdo kusht Shkodren,pasi qellimi i sllaveve ishte marrja e shkodres,per aneksimin e se ciles dhe berjen pjes te Malit te Zi,ata ishin perjekur e kishin luftuar per 12 vite.Kjo u arrit edhe fale sakrificave dhe kontributeve qe dha populli patriot i Malsise se Madhe.
Nga: Mentor Quku,studiues-historian

BurimiFacebook/Vasel Gilaj