Luigj Gurakuqi – Shpis s’ime

0
12

Luigj Gurakuqi, shkruen me ndjenje e permallim per shpine e tij te lindjes nen pseudonimin Leke Gruda, asaj shpie qe per turpin e shtetit nuk egziston ma….

Luigj Gurakuqi

Shpis s’ime

Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza e ime,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti, ku nisa s’parit me jetue,
Ku çila syt, ku leva e pata gzime.

Gjith herë ndër mend t’kam ty, ku laçë kujtime
T’ambla, që jetën m’panë nji ditë gazmue;
Vetëm n’dhe t’huej, tue vuejtë e tue lingue.
T’kam n’zemër ty, ku ndjeva t’parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skutë
E jotja ka per mue aq ambëlsi,
Sa veç kujtimi i tyne shpirtin m’kputë.

E kur me ra shkoj n’mbrame me mjeri
Ty t’mendoj, e i tham vedit: oh â ma i butë
Shtrati, e ma i kandshëm â pushimi n’shpi!…

1905

Derguasr nga Pjeter Logoreci