LUIGJ GURAKUQI – Shtepise sime

0
95

Te ti m’flutron mendimi,o shpija e ime ,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti,ku nisa s’parit me jetue,
Ku qila sytë, ku leva ,e pata gzime.

Gjith her’ ndër mend t’ kam ty,ku laq kujtime
T’ ambla,qi jetën m’ pan nji ditë gazmue;
Vetëm n’ dhe t’ huej,tue vuejt e tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’ parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt,ma e vogla skut,
E jotja ka për mue aq amëlci
Sa veq kujtimi i ynë shpirtin m’ kputë

E kur me ra shkoi n’mbramje,me mjeri.
Ty t’ mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë
Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n’shpi..