Luigj Shkodrani dhe atdhetarizmi i tij !

0
83

(Interviste e dhene per nje media shqiptare ne vendelindje )

“Duke vendosur nga një gur në këtë kala do të ngrejmë kalanë e madhe të shqiptarve në botë.

Luigj Shkodrani lindi në Shkoder. Ka të kryer universitetin “Luigj Gurakuqi “, degën gjuhë letërsi,ka punuar në gazetari,ku për një kohë ka punuar si gazetarë në një gazete lokale. Është marrë me shumë me organizimin e aktiviteteve të rinisë.

Në vendlindje është marrë me punë të ndryshme kulturore.Për një periudhë kohe ka pregatitur edhe emisione të rinisë në radio lokale në Shkoder.

Me ardhjen e tij në emigracion,ka kontribuar në të gjitha veprimtaritë kulturore e artistike që janë organizuar nga komuniteti shqiptar i Danimarkës.

Me që komuniteti shqiptare kishte një radio shqipe ku imitohej një emision për fëmijët mërgimtarë,Luigji ka shkruar poezi për fëmijët që i kanë recituar cdo të dielë në Radio Projekt 21 (Danimarkë).

Luigj Shkodrani ka qenë për një periudhë, kryeredaktor i revistës “Aktuale”,e cila botohet në Skandinavi.

Krahas aktivizimit në të gjtha aktivitetet që i ka organizuar komuniteti shqiptare, ai ka marrë pjesë dhe në një festival të këngës e të poezisë shqipe që organizohet në Suedi i vetmi i ftuar që përfaqësonte Danimarkën,në këtë festival.Mori pjesë me një krijim te tij.
Luigji ka botuar dy libra me poezi dhe është në përfundim dhe të dy librave të tjerë ,njeri është autobiografia e jetës së tij dhe tjetri ,me artikuj e shkrime të botuar në vite.
Ai është përkujdesur për disa portale shqiptare dhe tani përkujdeset dhe për portalin e shoqatës shqiptare – daneze , Alba – Dansk, por njëkohsisht është dhe sekretar i kësaj shoqate. Luigji është moderator në radion shqipe “Projekt 21”,ku cdo ditë të ejte ,nga ora 17.00 – 01.00 ,ai percjell rubrika nga më të ndryshmet në këtë radio,ku nje vend të rëndësishëm zënë intervistat me personalitete të të gjitha fushave dhe këto ai i bjen për dëgjuesit e kësaj radio ,që janë të shtrirë në të gjithë botën,deri në Australinë e largët. Luigji ka lidhje me shumë shoke e miq në diaspore e vendlindje ,ku ka krijuar ura lidhje e bashkëpunimi ,midis shoqatve të ndryshme në diasporë,por dhe lidhjet me vendelindjen. Ai nuk ndalet për asnjë cast në kontributin e tij,për kombin dhe atdheun,por mbi të gjitha për gjuhen shqipe në emigracion,që ajo të flitet e pastër në cdo vatër shqiptare.

Sic thotë Luigji “…ti njohim e ti lidhim shqiptarët anë e mbanë botës,të jemi një urë lidhëse në mes të shqiptarëve anë e mbanë globit që rinia dhe fëmijët tonë ta dinë se ne po punojmë tu lëmë dicka atyre,si në histori ,në kulture dhe në të gjitha sferat e jetës.Ku gjuha jonë të dëgjohet në cdo vatër shqiptare anë e mbanë botës ku ka shqiptar.

Besoj se kështu të gjithë së bashku duke vendosur nga një gur në këtë kala do të ngrejmë kalanë e madhe të shqiptarve”.

Luigj Shkodrani është nga ata krijues që nuk dëshiron të flas shumë për vete,por për të është e rëndësishme që komuniteti ku ai punon e jeton të jetë i kënaqur me punën tij.

-Pse dhe kur keni ikur ne emigracion ?

Po i i nderuar ,ishin disa probleme madhore që më bënë të lë vendin tim të dashur,qytetin tim të tratitës e të kulturës,Shkodër locen time,që kaq shumë më mungon tani.Jam larguar nga vendi im në fillimet e viti 2000.

-Mund ta përshkruani pak atë ditë ?

Cfare të them,ishte një nga ditët më të vështira të jetës time,po largohesha nga prinderit e mij që ma rriten shtatin,me fejuan e më martuan.E mbi të gjitha isha djali i vetëm i asaj familje me dy motra.Po largohesha me bashkëshorten dhe djalin tim dhe nuk e dija a do arrija që të kthehasha një ditë në vendin tim.Ndarja ishte tepër e rëndë dhe ju po e shikoni vetë me syte tuaj se po mundohem ti largohem pyetjes sepse është një pyetje e rëndë për mua,sepse a kishte gjë më të rëndë kur djali ndahej nga prindërit,apo nipi nga gjyshi i tij që për 6 vite nuk ja kishte lëshuar doren asnjëhere.Caste shumë prekse,kur dhe sot padashje kujtojme dicka djalit i dalin lot nga syri,sepse e ka përjetuar rëndë atë ndarje me gjyshin e tij.Muk do zgjatem më sepse është një cast që nuk harrohet kurrë nga të dy palët dhe tani kur flasim ne tel.u kujtohet dicka prindërve dhe ne vec duam ta ndryshojmë bisedën.

-Jeta shkollore dhe ju. Kur e keni ndjerë veten me keq në shkollë?

Shkolla më ka terhehequr gjithnjë.Kam shkuar me dëshirë në shkollë,por kemi patur dhe një kolektiv mësimor të përsosur.Unë kam qenë i prirur shumë pas letërsisë dhe mësuesi i letërsise,tashmë i ndjerë,Mark Temali më merrte me vete gjithnjë për të shkuar në librari për të parë e blerë libra të rinj që dilnin aso kohe dhe vazhdimisht më keshillonte se cfarë librash unë duhej të lexoja. Në ato kohra ne kishim konkursin” Miku i librit”dhe më kujtohet diku nga klasa e 6 apo e shtatë kur lista me 23 tituj të librave për ti pregatitur,unë e mora listen dhe kur shkoj në shtepi dhe shoh në biblioteken time i kisha të 23 librat.Po më kujtohet një dicka nga një konkurs ,sepse kam qënë i apasionuar pas konkurseve.Bëhej konkursi i botanikës dhe shkuam dhe me 10 pyetje shtesë barazim në mes të dy shkollave dhe në fund juria na dha një pyetje me dy kuptime dhe në thamë njerin dhe na thanë që ju e humbet,se dhe ata u mërziten dhe pastaj ne dolëm duke qarë e protestuar sepse na e bënë me hile.Këto ishin kohët e hershme tonat e pastaj vitet në shkollën e lartë kanë kujtimet e veta se njerzit janë më të pjekur dhe fillon një jetë tjetër.

Kam punuar dhe jam marrë shumë me rininë,duke organizuar e drejtuar dhe emisione në radio.Kam marrë pjesë në shumë aksione,sepse ashtu ishte ajo kohe.

-A ju ka qëlluar ndonjëherë me pëllëmbë mësuesi po prindërit dhe pse ?

Hahaha,me bëre të qesh sepse ma kujtove një rast që sa herë e kujtoj qesh me vete si marrë,isha në klasë tretë dhe në pushimin e madh që bënim aso kohe,një shok klaset me ngacmon dicka dhe unë e godita me grushta.

Kur hymë në klasë mësuesja me ngriti para klaset dhe mua dhe atë shokun dhe më tha të tregoj historinë pse jemi rrahur.Dhe pastaj ajo mi dha dy shputa të mira dhe me tha ti tregoja dhe babait se po te mos i tregoja do ta mirrte ajo në telefon.Dhe kur shkova mu desh ti tregoja babait dhe aty e mora një ashtu vetimthi.

Me bëre të tregoj dicka të bukur,për punë të prindërve.Kam qënë diku rreth 7 vite dhe dilja me shokët e mij shëtitje dhe në një gropë afër shtëpijet që nuk e di pse ishte hapur unë kisha merak,aso kohe ëe mblidhja breshka dhe i gjeja i grumbulloja aty në grope dhe merrja bukë nga shtëpia me mendimin se do ta haja me shokët jashtë dhe unë shkoja dhe i ushqeja breshkat.Një rallë vjen daja im për vizitë tek ne dhe unë për ti treguar dicka si fëmijë shkoj e marr një vezë breshkët dhe ja tregoj dajës tim dhe babai me pyet ku e mora dhe une i them po tek ajo gropa e madhe.Dhe mu desht të shkoja e ti tregoja,kur ai shef në gropë,aty mund të ishin diku rreth 30 copë të tilla dhe me ka dërguar të marr një thupër dhe me atë thupër pasi i nxori jashtë breshkat më ka rrahur që dhe sot e mbaj mendë dhe ja kujtoj kur flas me të dhe vetëm qesh.

-Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe a e mbani mend cfarë keni shkruar ?

Të them të drejtën unë për hartimet në shkollë i kam pasë të miat.Hartimet e mija u lexonin vazhdimisht në klasë.

Por për të shkruar vargje me kujtohet se kam qenë në klasë të pestë dhe ishte i sëmurë në shtëpi,isha me grip.Lexoja libra të ndryshëm dhe një ditë si për habinë time një zog i vogël në degën afër dritare,sikur po me kërkonte ndihmë dhe rrahte ato krahët e vegjël dhe unë duke parë atë nisa disa vargje,tani nuk më kujtohen taman tani,por dhe në ditët tjera provova të shkruaj poezi dhe kur shkova në shkollë ja tregova mësuesit dhe ai i vendosi disa nga ato në stendën”Letraret e rinj”,që ishte në shkollë.Pastaj unë merrja pjesë dhe në këtë grup me të njëjtin emër.Pasi disa kohve vendosa që ti dërgoj për botim në revistën “Fatosi”,disa nga këto punime,por ato me kthyen përgjigje,që poezitë tuaja i pamë me kujdes por ju duhet ti botoni diku tjetër se janë jashtë botës fëminore.

Pastaj me janë botuar tek gazeta”Zeri i Rinisë”.

-C“është dashuria për ju ?

Dashuria është forma më e lartë e gjallërisë shpirtërore dhe fuqia,ngrohtësia e gjakut dhe e zemrës,ajo ka lindur për ta bërë njerun e lumtur,por dhe për të treguar se sa të fortë jemi tek një vuajtje ose hidhërim! Është një instikt ose emocion shumë i dëshiruar dhe i nevojshëm për qëniet njerzore.

-Kur e keni ndjerë veten me keq në emigracion ?

Të them të drejten unë këtu nuk e ndij veten mirë asnjëherë,sepse jeta është e tillë në stres dhe probleme të përditshme.

Veten keq e kam ndjerë kur më është refuzuar leje qëndrimi në këtë vend,cdo gjë para vetes më është errësuar.

-Kush ka qënë dita më e gëzuar e jetes suaj ?

Tani me ke zenë pak ngushtë,sepse njeriu ka shumë caste që gëzohet.

Por dita më e gëzuar ka qënë kur unë mora lajmin se gruaja më lindi djalë,sepse ka qenë dëshira ime që fëmijën e parë të ishte djalë. Por jam gëzuar shumë edhe kur me lindi vajza,se dëshiroja djalë e vajzë dhe Zoti ma plotësoi dëshirën. Vajzat bëjnë shumë për baballarët edhe vajza ime bën shumë për mua.

-Kush është idhulli juaj në letërsi ?

Padiskutim fare që për mua është i madhi dhe i pavdekshmi ,At Gjergj Fishta.

-Po ne muzikë ?

E për këtë pyetje pyesni komunitetin shqiptar, ku unë jetoj e ata të përgjigjen njëzëri,Bik Ndoja.

-Si e kaloni kohën e lirë?

Po më të shumtën e kaloj këtu në internet duke shkruar e shkëmbyer mesazhe me shokët e miqtë e mij të mrekullueshëm që nuk janë të pakët e njeri ndër ta jeni dhe Ju,apo nuk është kështu.Pastaj dalë shoket e mij danez për kafe ,por edhe me shqiptarë të ndryshëm,ku bisedojmë për hallet e dertet e mergimtarit .

-A e ndjeni racizmin në vendin ku punoni dhe jetoni?

Po e ndjej sepse e kam përjetuar dhe unë një gjë të tillë shumë biles ,kam arritur deri ne debate të hy për këtë punë.Kam ardhur në Danimarke dhe për 5 vite nuk kam patur as mjet identifikimi pervec një karte mjeku,a nuk është kjo një mënyrë diskriminimi,sa që unë kisha harruar se kush jam.Kundër të huajve po praktikohet gjithnjë e më shumë kohve të fundin ligje të egra.

-Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare dhe cfarë i nevoitet kësaj politike?

Politika shqiptare është një vazhdë e politikës së vjetër që ja mori shpirtin atij populli për 45-vjet me radhë,pra ajo administratë e asaj kohe në një mënyre apo në një tjetër drejton vendin.Dhe vetë ata duhet ta kuptojnë se po e mbajnë atë popull peg të vetes së tyre me konceptet komuniste që kanë në shpirt e në zemër.Tani ka dalë hapur dhe qartë sepse vetëm dy koka po lozin vallen në vendin tim.

Ka ardhur koha që brezi i ri ta marrë stafeten në dorë . Gjithë këto kuadro që po pregatiten në mërgim duhet të punojnë e të mendojnë për atë vend,vetëm me reforma të mëdha mund të ecet përpara.Politikës së vjetër duhet ti tregohet vendi. Ai vend kërkon gjak të ri dhe mendje të reja drejtimi,sa përplasen gjthandej duke bërë punë të rëndomta kudra mjaftë të mirë që kanë shkollë dhe dije profesionale.

Pastaj me gjithë ato parti që janë nuk ecë përpara ai vend.Cdo lagje një parti nuk shkon kështu .

-Cfarë pëlqeni dhe cfarë urreni me shumë tek një njeri?

Te një njeri unë pelqej seriozitetin dhe besnikerinë e korrektësinë për fjalën e dhënë.

Urrej në masë ata njerëz që gënjejnë,sepse gënjeshtra është një plagë,që dhe në qoftë se shërohet të le nishan,por dhe hileqari nuk rrin larg dhe ai është shumë i keq,njerzit që merren me shpifje e intrega,sepse fjala është ajo që të godet ne zemer,kur dikush nuk lë gjë pa shpifur për njerzit e tu të zemres,ka nga këto njerez që nuk ja përtojne këtyre punëve fare e kanë si ushim të përditshëm.

-Sa kohë i kushtoni lukut?

Kuptohet cdo gjë me kohen.Të them të drejtën,unë kam jetuar pak si djalë i privilegjuar dhe më kanë qendruar në këmbë dhe nëna dhe dy motrat e mija të mrekullueshme,por unë jo se tregoj ndonjë kohë të madhe lukut tim,dëshira ime është të vishem thjeshtë,por dëgjoj dhe verejtjet që më behen.

-Ushqimi i preferuar ?

Për sa i përket ushqimeve unë nuk kam preferenca të caktuara,por byreku me qepë dhe pak mish brenda do të ishte dicka që do të vecoja e ndër embëlsira është hallva.

-Cdo të bënit nqs do të ishit i pasur ?

Aha nëse do të isha i pasur do të kontriboja për fëmijët jetim për tu krijuar mundësi më të mira jetese dhe argëtimi që atyre mos tu mungonte asgjë dhe ta ndjenin veten të përkrahur dhe të gëzuar.

-A do të ktheheni në atdhe dhe a të merr malli për të ?

Kjo është pyetja që po na mundon për ditë e më shumë dhe na ka futur në mendime të thella,se si do bëjmë,sepse kushtet këtu për shkollim janë më të mira dhe fëmijët kanë hyrë në këtë sistem dhe une mbetem rob i fëmijve të mi,por me vone të shohim se si do të shkojnë punët dhe mundësitë,pse jo ne të gjithë atje e kemi mendjen dhe shpirtin.

Shumë më merr malli sepse ka plot 20 vite që nuk kam shkelur atë tokë dhe malli është i madh,por nuk është mundesia për të udhëtuar sepse kur nuk ke dokumenta të rregullt nuk ke ku të shkosh.Por dhëntë zoti që kemi tashmë plot kanale shqipe që sado pak e shuajmë mallin dhe jemi me informacion të përditshëm me vendlindjen.

  • Cfarë mund të na thoni dicka për kthimin tuaj në mikrofonin e radios shqipe “Projekt 21”.pas punës qe ju keni bërë ne vendin tënd ?

Të them të drejtën ,kur ma propozuan njëhere e refuzova ,sepse kisha vite që nuk kisha dalë, ne mikrofon dhe koha bën punën e vet ,por dhe vitet po ashtu,sepse athëre isha i ri e sot jam një 58 vjecar ,por edhe problemet e emigracionit bëjnë punën e vet ,të lodhin dhe të dërmojnë,por kur pashë këmbënguljen e shokëve e miqve të mij e pranova. Kështu që unë kam një program të gjatë do të thoja dhe duhet të drejtoj programin,por edhe tekniken ,sepse kuptohet se kjo e imja është studio. Ne si radio ,kemi studio edhe në Shkup , por edhe këtu në Danimarkë ,që është studioja kryesore e radios dhe studioja ime,studioja nr.2. Tani programin dhe fillojmë në orën 20.00 – 00.00 ,cdo ditë të premte dhe te diele e drejtoj unë ,me rubrikat e mija,ndërsa në ditët e tjera janë kolegët e mij. Radioja është në rrjetin satelitor per momentin, po punojme ta kthejme dhe ne ate toksor, sikur e kemi patur, por per arsye te mos plotesimit te kritereve , radios nuk ja dhane te drejten e ritransmetimit ne valentokesore . Radioja ndëgjohet në të gjithë botën. Kjo të sjell kënaqësi ,kur dëgjon bashkatdhetarin,nga Australia,nga Anglia,nga Amerika,por edhe nga trojet tona ,nuk ka gjë më kënaqësi them,kur komunikon më ta. Radioja jonë është një urë lidhje në mes të shqiptarve,pastaj kjo radio shquhet edhe për aksionet humanitare që bën. Këto aksione janë të një pasnjëshme. Është kënaqësi shpirtërore,kur ne krahun tjetër të telefonit të del një nënë,një fëmijë ,që të falenderon me gjithë zemër ,për ndihmen e dhënë. Para disa kohëve kishim një djalë 8 – vjecar,ai kërkonte ndihmë për tu operuar në Austri,por nuk kish të holla dhe menjëherë u ngrit grupi i punës dhe falë humanitetit të bashkatdhetarve ,ju mblodhen të hollat shumë shpejt dhe ju dërguan djaloshit. Dhe kjo ndihmë u jipet në prezencë të televizioneve vendore,pra cdo gjë dokumentohet,që mos të ketë keqkuptime nga bashkatdhetarët ,apo nga gojët e liga. Kjo përcjell shumë energji tek unë ,ndaj e bëj me shumë kënaqësi. Pastaj në raste festash fetare ,sjell në mikrofonin e radios klerikë nga vendlindja,a ka gjë më të bukur ,kur bëhet kjo lidhje me vendlindjen. Pra kështu jemi të gjithë bashkë edhe pse largësia e bën të veten,falë mjeteve të komunikimit ne e arrijmë këtë lidhje me vendlindjen dhe me të gjithë botën ku ka shqiptare. Kam shumë kërkesa nga bashkatdhetar të mij,meqë unë jam nga Shkodra ,kanë dëshirë që të ju sjell në mikrofon, zërin e këngëtarve ,humoristëve shkodran dhe unë po krijoj lidhjet që tu a sjell zërin e tyre të preferuar në mikrofonin e radios. Ndjehem i lumtur dhe i gëzuar !

  • Luigj ju jeni edhe sekretar i shoqates “Alba – Dansk” cfarë mund të na thoni për këtë shoqatë shqiptaro – daneze ?

Po shoqata është krijuar në vitin 2009 me deshirën e mirë të një grupi inisiator. Dëshira ishte që ne të krijonim lidhje me institucionet e shtetit danez dhe ne menduam që në shoqatën tonë të jenë edhe danez edhe shqiptar dhe ja arritëm këtij qëllimi. Kështu që ne marrim pjesë në të gjitha aktivitetit që zhvillohen në Mbretërine e Danimarkës. Kemi me dhjetra e dhjetra ftesa,sa herë e herë edhe i refuzojmë, për arsye se jemi shumë të ngarkuar dhe nuk mund tu përgjigjemi ftesave të bëra. Ne pronovojmë kulturen e traditat tona pranë institucioneve daneze. Jemi edhe në Komitetin e shoqatave të të huajve,ku janë 150 shoqata . Tani merreni me mend vete ,vetëm nga një ftesë të vinë nga këto shoqata,bëhen 150 ditë aktivitet në vit,por ne na vinë edhe ftesa nga innstitucionet daneze. Pra ka një aktivitet të zgjerur. Na kanë quajtur si shoqatë ambasadore e kulturës në Danimarkë. Por ne punojmë dhe nuk ndalemi për të pronovuar cdo gjë të bukur dhe interesante . Jemi përkushtuar shumë edhe turizmit shqiptar,duke pronovuar pamje të ndryshme mbresëlënëse nga trevat shqiptare,ku turisti danez është i interesuar ti vizitojë. Pronojmë talentet e reja në të gjitha fushat e veprimtarisë dhe i bëjmë ata të njohur për komunitetin tonë nëpërmjet shkrimeve që u kushtojmë.

-A ke dicka të shtosh për në fund ?

Do të doja që më shumë të mendojmë dhe të kontribojmë për shqiptarinë,këtu pa dallim feje e ideje,por të bëhemi të gjithë së bashku që të lëmë nesër një komb të zot që të dijë tu dalë zot fateve të veta vetë dhe fëmijët tonë mos ta kenë fatin tonë,për marrë rrugët e mërgimit,pot ta krijojnë jetën në vendin e vet,ta shijojnë tokën dhe historinë e traditat tona të shkëlqyera,ndaj është detyrë e jona që o sot o kurrë të forcojmë bashkëpunimin tonë midis njëri-tjetrit,sepse po të jemi të ndarë në parti e në shumë gjëra të tjera të huajtë do të lozin me fatet tona e do të na marrin nëpër këmbë gjithmonë ,ndaj të percjellim para botës kulturë dhe tu tregojmë atyre se kush janë shqiptarët e vërtetë.

Përshëndetje të gjithë shqiptarve anë e mbanë botës,fat e lumturi në vatrat e tyre familjare.

Ju falemnderit per intervistën tuaj ! Ju jam shumë mirënjohës !