Luigj Shkodrani dhe atdhetarizmi i tij !

0
52

Intervistoi: Albert Zholi

Duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve.

Luigj Shkodrani

Luigj Shkodrani lindi ne Shkoder. Ka te kryer universitetin “Luigj Gurakuqi “, degen gjuhe letersi,ka punua ne gazetari,ku per nje kohe ka punuar si gazetare ne nje gazete lokale.Eshte marre me shume me organizimin e aktiviteteve te rinise.

Ne vendelindje eshte marre me pune te ndryshme kulturore.Per nje periudhe kohe ka pregatitur edhe emisione te rinise ne radion lokale ne Shkoder.

Me ardhjen e tij ne emigracion,ka kontribuar ne te gjitha veprimtarite kulturore e artistike qe jane organizuar nga komuniteti shqiptare i Danimarkes.

Me qe komuniteti shqiptare kishte nje radio shqipe ku imitohej nje emision per femijet mergimtare,Luigji ka shkruar poezi per femijet qe i kane recituar cdo te diele ne Radio Projekt 21 (Danimarke).

Luigj Shkodrani eshte Kryeredaktor i revistes “Aktuale”,e cila botohet ne Skandinavi.

Krahas aktivizimit ne te gjtha aktivitetet qe i ka organizuar komuniteti shqiptare, ai ka marre pjese dhe ne nje festival te kenges e te poezise shqipe qe organizohet ne Suedi i vetmi i ftuar qe perfaqesonte Danimarken,ne kete festival.Mori pjese me nje krijim te tije.
Tani eshte duke punuar ne nje permbledhje te krijimtarise se tij nder vite,ku shpreson se shpejti do ta perfundone.

Ndersa tani emirembane faqen e lajmeve te komunitetit shqiptare ne Danimarke,ku i ka vene vehtes detyre qe te sjell ne kete faqe punen e mire e te lavdrueshme qe bejne miqte e koleget e tij ne diaspore e vendelindje.
Siq thote Luigji “…ti njohim e ti lidhim shqiptaret ane e mbane botes,te jemi nje ure lidhese ne mes te shqiptareve ane e mbane globit qe rinia dhe femijet tone ta dine se ne po punojme tu leme dicka atyre,si ne histori ,ne kulture dhe ne te gjitha sferat e jetes.Ku gjuha jone te degjohet ne cdo vater shqiptare ane e mbane botes ku ka shqiptarte.

Besoj se keshtu te gjithe se bashku duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve”.

Luigj Shkodrani eshte nga ata krijues qe nuk deshiron te flas shume per vete,por per te eshte e rendesishme qe komuniteti ku ai punon e jeton te jete i kenaqur me punen tije.

-Pse dhe kur keni ikur ne emigracion ?

Po i i nderuar z.Zholi ,ishin disa probleme madhore qe me bene te le vendin tim te dashur,qytetin tim te tratites e te kultures,Shkoder locen time,qe kaq shume me mungon tani.Jam larguar nga vendi im ne fillimet e viti 2000.

-Mund ta pershkruani pak ate dite ?

Cfare te them,ishte nje nga ditet me te veshtira te jetes time,po largohesha nga prinderit e mije qe ma rriten shtatin,me fejuan e me martuan.E mbi te gjitha isha djali i vetem i asaj familje me dy motra.Po largohesha me bashkeshorten dhe djalin tim dhe nuk e dija a do arrija qe te kthehasha nje dite me ne vendin tim.Ndarja ishte teper e rende dhe ju po e shikoni vete me syte tuaj se po mundohem ti largohem pyetjes sepse eshte nje pyetje e rende per mua,sepse a kishte gje me te rende kur djali ndahej nga prinderit,apo nipi nga gjyshi i tij qe per 6 vite nuk ja kishte leshuar doren asnjehere.Caste shume prekse,kur dhe sot padashje kujtojme dicka djalit i dalin lot nga syri,sepse e ka perjetuar rende ate ndarje me gjyshin e tij.Muk do zgjatem me sepse eshte nje cast qe nuk harrohet kurre nga te dy palet dhe tani kur flasim ne tel.u kujtohet dicka prinderve dhe ne vecduam ta ndryshojme biseden.

-Jeta shkollore dhe ju. Kur e keni ndjere veten me keq ne shkolle?

Shkolla me ka terhehequr gjithnje.Kam shkuar me deshire ne shkolle,por kemi patur dhe nje kolektiv mesimor te persosur.Une kam qene i prirur shume pas letersise dhe mesuesi i letersise,tashme i ndjere,Mark Temali me merrte me vete gjithnje per te shkuar ne librari per te pare e blere libra te rinj qe dilnin aso kohe dhe vazhdimisht me keshillonte se cfare librash une duhej te lexoja. Ne ato kohra ne kishim konkursin” Miku i librit”dhe me kujtohet diku nga klasa e 6 apo e shtate kur lista me 23 tituj te librave per ti pregatitur,une e mora listen dhe kur shkoj ne shtepi dhe shoh ne biblioteken time i kisha te 23 librat.Po me kujtohet nje dicka nga nje konkurs ,sepse kam qene i apasionuar pas konkurseve.Behej konkursi i botanikes dhe shkuam dhe me 10 pyetje shtese barazim ne mes te dy shkollave dhe ne fund juria na dha nje pyetje me dy kuptime dhe ne thame njerin dhe na thane qe ju e hupet,se dhe ata u merziten dhe pastaj ne dolem duke qajtur e protestuar sepse na e bene me hile.Keto ishin kohet e hershme tonat e pastaj vitet ne shkollen e larte kane kujtimet e veta se njerzit jane me te pjekur dhe fillon nje jete tjeter.

Kam punuar dhe jam marre shume me rinine,duke organizuar e drejtuar dhe emisione ne radio.Kam marre pjese ne shume aksione,sepse ashtu ishte ajo kohe.

-A ju ka qelluar ndonjehere me pellembe mesusei po prinderit dhe pse ?

Hahaha,me bere te qesh sepse ma kujtove nje rast qe sa here e kujtoj qesh me vete si marre,isha ne klase trete dhe ne pushimin e madh qe benim aso kohe,nje shok klaset me ngacmon dicka dhe une e godita me grushta.

Kur hyme ne klase mesuesja me ngriti para klaset dhe mua dhe ate shokun dhe me tha te tregoj historine pse jemi rrahur.Dhe pastaj ajo mi dha dy shputa te mira dhe me tha ti tregoja dhe babait se po te mos i tregoja do ta mirrte ajo ne telefon.Dhe kur shkova mu desh ti tregoja babait dhe aty e mora nje ashtu vetimthi.

Z. Zholi me bere te tregoj dicka te bukur,per pune te prinderve.Kam qene diku rreth 7 vite dhe dilja me shoket e mije shetitje dhe ne nje grope afer shtepijet qe nuk e di pse ishte hapur une kisha merak,aso kohe te mblidhja breshka dhe i ku i gjeja i grumbulloja aty ne grope dhe merrja buke nga shtepia me mendimin se do ta haja me shoket jashte dhe une shkoja dhe i ushqeja breshkat.Nje ralle vjen daja im per vizite tek ne dhe une per ti treguar dicka si femije shkoj e marr nje veze breshket dhe ja tregoj dajes tim dhe babai me pyet ku e mora dhe une i them po tek ajo gropa e madhe.Dhe mu desht te shkoja e ti tregoja,kur ai shef ne grope,aty mund te ishin diku rreth 30 cope te tilla dhe me ka derguar te marr nje thuper dhe me ate thuper pasi i nxori jashte breshkat me ka rrahur qe dhe sot e mbaj mende dhe ja kujtoj kur flas me te dhe vetem qesh.

-Kur keni filluar te shkruani per here te pare dhe a e mbani mend cfare keni shkruar ?

Te them te drejtem une per hartimet ne shkolle i kam pase te miat.Hartimet e mija u lexonin vazhdimisht ne klase.

Por per te shkruar vargje me kujtohet se kam qene ne klase te peste dhe ishte i semure ne shtepi,isha me grip.Lexoja libra te ndryshem dhe nje dite si per habine time nje zog i vogel ne degen afer dritare,sikur po me kerkonte ndime dhe rahte ato krahet e vegjel dhe une duke pare ate nisa disa vargje,tani nuk me kujtohen taman tani,por dhe ne ditet tjera provova te shkruaj poezi dhe kur shkova ne shkolle ja tregova mesuesit dhe ai i vendosi disa nga ato ne stenden”Letraret e rinj”,qe ishte ne shkolle.Pastaj une merrja pjese dhe ne kete grup me te njejtin emer.Pasi disa kohve vendosa qe ti dergoj per botim ne revisten “Fatosi”,disa nga keto punime,por ato me kthyen pergjigje,qe poezite tuaja i pame me kujdes por ju duhet ti botoni diku tjeter se jane jashte botes feminore.

Pastaj me jane kene botuar tek gazeta”Zeri i Rinise”.

-C“eshte dashuria per ju ?

Dashuria eshte forma me e larte e gjallerise shpirterore dhe fuqia,ngrohtesia e gjakut dhe e zemres,ajo ka lindur per ta bere njerun e lumtur,por dhe per te treguar se sa te forte jemi tek nje vuajtje ose hidherim!Eshte nje instikt ose emocion shume i deshiruar dhe i nevojshem per qeniet njerzore.

-Kur e keni ndjere veten me keq ne emigracion ?

Te them te drejten une ketu nuk e ndij veten mire asnjehere,sepse jeta eshte e atille ne strese dhe probleme te perditshme.

Veten keq e kam ndjere kur me eshte refuzuar lenda qendrim ne kete vend,cdo gje para vetes me eshte erresuar.

-Kush ka qene dita me e gezuar e jetes suaj ?

Tani me ke zene pak ngushte,sepse njeriu ka shume caste qe gezohet.

Por dita me e gezuar ka qene kur une mora lajmin se gruaja me lindi djale,sepse ka qene deshira ime qe femijen e pare te ishte djale.

-Kush eshte idhulli juaj ne letersi ?

Padiskutim fare qe per mua eshte i madhi dhe i pavdekshmi kurre,At Gjergj Fishta.

-Po ne muzike ?

E per kete pyetje pyesni komunitetin shqiptare ku une jetoj e ata te pergjigjen njezeri,Bik Ndojen.

-Si e kaloni kohen e lire?

Po me te shumten e kaloj ketu ne internet duke shkruar e shkembyer mesazhe me shoket e miqte e mij te mrekullueshem qe nuk jane te paket e njeri nder ta jeni dhe ju z.Zholi,apo nuk eshte keshtu.Pastaj dale me femijet e bashkeshorten ne vizita me miqte tane nga Kosova e Maqedonia,sepse nga Shqiperia ketu ka shume pak.Jemi te aktivizuar ne te gjitha aktivitetet qe organizon komuniteti duke u bere dhe organizatore.Femijet kane recituar ne radion shqipe qe kemi ketu.Vajza qe ne moshen 3 vjece e kam futur te recitoje poezi ne radio.Kemi bere dhe emisione te ndryshme ne radio,ku dhe bashkeshortja ime ka organizuar emisione me intervista nga diaspora.

Kemi organizuar festivale per femijet.Kemi revisten qe e drejtoj une me titull “Aktuale” dhe keshtu e kalojme kohen e lire.

-A e ndjeni racizmin ne vendin ku punoni dhe jetoni?

Po e ndjej sepse e kam perjetuar dhe une nje gje te tille shume biles ,kam arritur deri ne debate te hy per kete pune.Kam ardhur ne Danimarke dhe per 5 vite nuk kam patur as mjet identifikimi pervec nje karte mjeku,a nuk eshte kjo nje menyre diskriminimi,sa qe une kisha harruar se kush jam.Kunder te huajve po praktikohet gjithnje e me shume kohve te fundin ligje te egra.

-Cili eshte mendimi juaj per politiken shqiptare dhe cfare i nevoitet kesaj politike?

Politika shqiptare eshte nje vazhde e politikes se vjeter qe ja mori shpirtin atij populli per 45-vjet me radhe,pra ajo administrate e asaj kohe nje nje menyre apo ne nje tjeter drejton vendin.Dhe vete ata duhet ta kuptojne se po e mbajne ate popull peg te vetes se tyre me konceptet komuniste qe kane ne shpirt e ne zemer.Tani ka dale hapur dhe qarte sepse vete dy koka po lozin vallen ne vendin tim.

Ka ardhur koha qe brezi i ri ta marre stafeten:gjithe keto kuadro qe po pregatiten ne mergim duhet te punojne e te mendojne per ate vend,vetem me reforma te medha mund te ecen perpara.Politikes se vjeter duhet ti tregohet vendi.Ai vend kerkon gjak te ri dhe mendje te reja drejtimi,sa perplasen gjthandej duke bere pune te rendomta kudra mjafte te mire qe kane shkolle dhe dije profesionale.

Pastaj me gjithe ato parti qe jane nuk ece perpara ai vend.Cdo lagje nje parti nuk shkon keshtu .

-Cfare pelqeni dhe cfare urreni me shume tek nje njeri?

Te nje njeri une pelqej seriozitetin dhe besnikerine e korrektesine per fjalen e dhene.

Urrej ne mase ata njerez qe genjejne,sepse genjeshtra eshte nje plage,qe dhe ne qofte se sherohet te le nishan,por dhe hileqari nuk rrin larg dhe ai eshte shume i keq,njerzit qe merren me shpifje e intrega,sepse fjala eshte ajo qe te godet ne zemer,kur dikush nuk le gje pa shpifur per njerzit e tu te zemres,ka nga keto njerez qe nuk ja pertojne ketyre puneve fare e kane si ushim te perditshem.

-Sa kohe i kushtoni lukut?

Kuptohet cdo gje me kohen.Te them te drejten,une kam jetuar pak si djale i privilegjuar dhe me kane qendruar ne kembe dhe nena dhe dy motrat e mija te mrekullueshme,por kur u martova pata fatin e mire dhe mora nje njeri qe mu pershtat karakterit tim dhe jam i kenaqur me perkujdesjen qe tregon.por une jo se tregoj ndonje kohe te madhe lukut tim,deshira ime eshte te vishem thjeshte,por degjoj dhe verejtje nganjehere qe bashkeshortja me ben ne kombinimin e ngjyarave te rrobave,se cilat me shkojne me shume.

-Ushqimi i preferuar ?

Per sa i perket ushqimeve une nuk kam preferenca te caktuara,por byreku me qepe dhe pak mish brenda do te ishte dicka qe do te vecoja e nder embelsira eshte hallva.

-Cdo te benit nqs do te ishit e pasur ?

A ha nese do te isha i pasur do te kontriboja per femijet jetim per ti krijuar mundesi me te mira jetese dhe argetimi qe atyre mos tu mungonte asgje dhe ta ndjenin veten te perkrahur dhe te gezuar.

-A do te ktheheni ne atdhe dhe a te merr malli per te ?

Kjo eshte pyetja qe po na mundon per dite e me shume dhe na ka futur ne mendime te thella,se si do bejme,sepse kushtet ketu per shkollim jane me te mira dhe femijet kane hyre ne kete sistem dhe une dhe bashkeshorja tashme jemi rober te femijve tone,por me vone te shohimse si do te shkojne punet dhe mundesite,pse jo ne te gjithe atje e kemi mendjen dhe shpirtin.

Shume me merr malli sepse ka plot 8 vite qe nuk kam shkelur ate toke dhe malli eshte i madh,por nuk eshte mundesia per te udhetuar sepse kur nuk ke dokumenta te rregullt nuk ke ku te shkosh.Por dhente zoti qe kemi tashme plot kanale shqipe qe sado pak e shuajme mallin dhe jemi me informacion te perditshem.

-A ke dicka te shtosh per ne fund ?

Per ne fund,ne ralle te pare ty te uroj suksese ne punen tuaj dhe me drejtimin e gazetes tuaj”Ndryshe”,me ato informacionet qe na percjell per dite,te uroj dhe detyren e re te zedhenesit te LSHB,kjo eshte nje pergjegjesi qe ju ia kene vene vetes.

Do te deoja qe me shume te mendojme dhe te kontribojme per shqiptarine,ketu pa dallim feje e ideje,por te behemi te gjithe se bashku qe te leme neser nje komb te zot qe te dije tu dale zot fateve te veta vete dhe femijet tone mos ta kene fatin tone,per marre rruget e mergimit,pot ta krijojne jeten ne vendin e vet,ta shijojne token dhe historine e traditat tona te shkelqyera,ndaj eshte detyre e jona qe o sot o kurre te forcojme bashkepunimin tone midis njeri-tjetrit,sepse po te jemi te ndare ne parti e ne shume gjera te tjera te huajte do te lozin e do te na marrin neper kembe gjithmone dhe do te lozim me fatet tona gjithnje.Duke perfunduar do te ishte deshira e imja por dhe e shume te tjerve qe ne kete vit te festonimdhe pavarsine Kosoves.Viti i sivjeten na pret koncidon dhe me kongresin e dyte te LSHB,ndaj detyra te medha na presin perpara qe ti veme ne jete ato dhe te jemi nje lob i forte shqiptar ne bote,ndaj kemi shume per te bere,por duke qene se bashku te bashkuar do te bejme balle cdo gje qe do te na serviret nga cdo ane.

Pershendetje te gjithe shqiptarve ane e mbane botes,fat e lumturi ne vatrat tuaja familjare.