Luke Luka – Ku kjante e qeshte bylbyli!..

0
25

TEFA
Te gjithe e kane njofte ne Shkoder e ne mbare vendin karikaturistin e revistes “Hosteni”, Shtjefen Palushin, i thirrun TEFA !
Kur takoje Tefen, i harroje tana hallet, madje edhe ata, qe na i shkaktonte çdo dite jeta e veshtire ekonomike e asaj kohe “kur kjante e qeshte bylbyli”!…..
Humori jo banal asht nji element i te talentuemit. E humori i Tefes gojor e i çastit ishte i veçant, me filozofi , sarkazem, batute e me ironine, qe te largonte merzine!…
Poeti shkodran,Fabjan Çoba, e ka portretizu, ma bukur se askush Tefen, me keto vargje:
.
Mjeshter i karikatures,
me fantazine e tij krijuese,
humorit shkodran e kultures,
i dha ironine e tij thumuese!..
Edhe n’nji kohe te rezikshme,
penda e tij e fjala,
si bomba me sahat fuqishem
neper Shkoder, rrshqitshin si njala!….
*
1- Nji patronazhist (ne ate kohe thirreshin spiun, kaçek, hafije), e paditi !E thirren Tefen dhe i thane -“sonte do kalosh naten ne Dege””..Ne dege?, une mezi rri ne toke – i tha Tefa!.
2.- Kur e pyeten:– simas teje Tefe, kush asht karikaturisti ma i mire? Ai i tha- “nana qe me ka ba mu”!…
3.- Shtrohet ne spital.Kishte difekt ngrohje dhe e mbulojne me shume batanije. U thote infermiereve:- “a doni me me xane kos a ?..
4.- Pyet Tefa nji shites ne treg:- Sa ka shku kiloja e specave?

  • 800 lek
  • A jane te mushun me mish a?!..
    5.- Nji karikature e Tefes titullu “Thashethemaxhijte”:
    Dy lepurushe shohin nji deve.
    Lepurushi i pare:- Si asht ba e shkreta gjithe gunga!.
    Lepurushi i dyte:- Thone se e rreh i shoqi pernate!…
    **
    Ne kohen kur ekonomija kishte shku ne piken O te pikasose. Kur ne dyqanin e mishit gjeje vetem kasapin.Kur ne katund qumeshti shperndahej me filxhane (vetem per femije) etj.etj.kur e kur,Tefa me nji fjali ne mbrendi te saj fabulen, humorin, sarkazmen e ironine qe personifikojne ate kohe tha:-
    “Kur po mblidhna per qejf me pi cingare tek Kafja e Madhe”? 😅😆😆
    Tefa si dhe punimi i mjeshtrit, skulptorit Feritd
    Kola!

Burimi/Facebook