Luke Luka – MAGAZINE ME HUMOR

0
6

Ja korçare,ja hiç fare!….
-Nji ese, masima e nji kange-
(Gazi, humori e kanga te bajne te jeshe gjithmone i gezuem e i qete.
Ato jane “kamerdare shpetimi” ne valet e shpeshta e te trazueme te jetes!.)
***
Ndigjo moj e bukura korçare
zemren çka te thote!
Koçon me kange kitarre
nuk e gjene ne bote!………
Koçoja, djale bukurosh e muzikant, kishte ra ne dashni te forte me nji vajze (ja korçare, ja hiç fare), e cila nuk po i pergjigjesh ndjenjave te tija. Ne shpirtin e Koços dashnija kishte ndeze nji zjem te madh e i kishte pushtu zemren, shpirtin e trupin!..
Nji nate, si shume nete te tjera, shkon nen dritaren e shpise se vajzes, me kitarren e tij, per t’i ba serenate, me nji kange qe kishte kriju vete.
I zhytun ne melankoli, i habitun e i marrakosun prej ndjenjave te dashnise, qe e kishin pushtu , i kishte ra cingarja e ndezun ne xhepin e xhaketes!..
Kalon nji kalimtar dhe i thote:- U dogje Koço!
Po, ia kethen Koçoja, u dogja e u pervelova i teri!
(Tuej mendu te dashunen)..
E shpirti e zemra vazhdoi t’i “digjej” muzikantit te shkrete si cingarja ne xhakete!…..
Nuk kaloj shume kohe e kjo ngjarje, ne Korçe, u tregu si barcolete.
***
Po çka thone popujt per dashnine, kete ndjenje te magjishme qe duhet respektu?
1.- Italianet:- “Ndjenjat ne dashni verbojne ndonjihere edhe arsyen”!…
*
2- Zviceranet:-“Ndjenjat e pasioni ecin para e sjellin ma vone dashnine”!..
*
3.-Ceket:- ” Pranvera asht e pasun me lule e rinia me dashni, puthje e cule”!
*
4.- Gjermanet:-“Dashnija e xhelozija rrine bashke, kur iken njena, do te ike edhe tjetra”!..
*
5- Spanjolet:- “Xhelozija lind me dashnine, por jo gjithmone vdes me te”!..
*
6- Ruset:- “Dashnija ka krahe ne shpatulla, martesa paterica ne sqetulla!..


Shkodranet thone se maraku asht ma i rande se plumi!.
(SA MA SHUME DIME TE GEZOJME AQ MA SHUME DO TE JETOJME)!..Prandaj ne Shkoder te gjithe kendojne, kendojne e dashunojne, se Shkodra ka name per dashtuni e kange!
*
Le te ndigjojme se çka na thote i talentumi PJETER GACI, mjeshter ne poezi, kompozim e dashni!…..
Kendon Justina Alija!…
KY MARAK…

Burimi/Facebook