- synope –
Fort mire e dime se legjendat e gojedhanat kane edhe te verteta historike.
Taraboshi jone, ky mal, qe e sheh vehten çdo dite si ne paqyre ne syprinen e liqenit, ka legjendat e gojedhanat e tija.
Studjusi Gjush Sheldija ka lane te shkrume edhe kete gojedhane:-
Tuej fillu mbi katundin e Zusit e tuej u ule deri ne vendin e quejtun Zarufe, ne Shiroke, thirresh Qafa e Shen Markut, sepse aty dikur ka kene nji kishe me kete emen, e kthyme ne germadhe.
*
Kur ushtrija turke pushtoj Rozafatin, ushtaret u futen ne Kishen e Shen Shtjefnit ne kete kala e prishen gjitha pajisjet e orendite, nder ta edhe nji organo (gja qe tregon se mesha qe ne ate kohe asht thane me muzike)!
Ne ate kishe ,ato gjeten e moren edhe sende me vlere arit si shandane, kupa, kelshejta, kandila, madaja prej ari e fugure qe ishin pasuni e çmueshme….
Keto objekte, per t’i fsheh, i kaluen matane lumit Buna, ne kodren ne afersi te kishes te rrenume te Shen Markut.
Nisun prej gojedhanes, persona te veçante, kane ba germime e gropime ne kerkim te objekteve te fshehuna , por nuk kane gjete gja, sepse sheji tregues per vendin e sakte (nji çinar tri pellambe nga te lemit), ishte zhduke me kalimin e kohes!..
*
” Kurioziteti fillon qe ne djep, e prej koriozitetit te tepert humbi parrizin burri i botes”- thote nji proverb Zviceran!
Tre shirokas; Cini, Shani e Lini (Cin shan Lin tre shiroka nji kinez, thonin ne Shkoder)😅, ne vite ma vone, shkuen e bane germime, me shprese se mos gjejne thesarin e kishes!..Ata kur hasen ne nji çemer guri, i mbuloj tymi, filluen vetima e bubullima e shi me rresheke, e iken te frikesuem me vrap…😅😅
Prej kesaj ngjarje, thone ka dale fjala “mal pa dru,shirokas pa tru”!…
*
Por jeta ka vertetu te kunderten:- “Mal pa dru e shirokas me tru”- shume bile!
Shirokasit jane njerez te qejfit, te kanges, te humorit e peshkatare te zot..
Shkolla e Shirokes asht hap ne vitin 1874 (e proklamume ne akte zyrtare)
Nuk asht e rastit, qe Shiroka ka nxjerre burra te meçem, me te cilet krenohet Shkodra e mbare vendi!..
Shirokas ishin dom Mikel Koliqi (kardinali i pare shqiptar ne Vatikan), pater Anton Harapi (burre shteti e intelektual. Autori i vepres “Ruba e kuqe”), Pjeter Arbnori (i njohun ndryshe si Mandela shqiptar), vellaznit Volaj (klerike me reputacion), kompozitoret Tonin Harapi e Pjeter Gaci, shkrimtari E.Koliqi , etj.etj……
*
Tregojne se familjet Koliqi e Shestani, kane pase maredhanje miqesore me Krajl Nikollen. Ky, shpesh bashke me te shoqen (krajlicen), kalonin dreka e darka ne Shiroke tuej u kenaqe me liqenin, vajzat e bukura e ………me raki mandi te pjekun dy here dhe me..
…….. kryte e krapit per respekt e ndere…e me…
mikepritjen me putargat e saragat!..😅😆,se pasunija terheq miqesi e shoqni!…
L.Luka, Zurich, 15 .05.2022
Burimi/Facebook/Autori