(Pershtatje prej nji ngjarje te vertete , jo vetem barcolete)
Tregtari i njoftun shkodran, Filip Argjendari, i cili tregtonte objekte te vjetra antikuari, kishte pru prej jashte nji papagal!…
Nexhmedin Shabani, qe kalonte kohen ne Zdralej (ku hante çdo dite edhe pilafin), me ecjen e tij tuej u tund e shkunde, sa majtas- djathtas, si anije ne furtune, afrohet prane grumbullit te njerezve, qe shikjonin zogun e vogel me ngjyra e skjepin kerrut (nxjerre per t’u shite)!……
Kur pau çmimin tha:
- Si ka mundesi qe nji zog i vogel te kushtoje 50 mije lek, kur nuk vlene as per 5 mije lek?!
U çudit dhe menjihere i shkoj mendja tek gjeli i baxhanakut te tij, qe ishte i madh, i bukur e i majme!
Me keto mendime ne kry, i hypi urbanit e shkoj ne katund e mori gjelin e baxhanakut dhe u kthy shpejt ku po bahesh pazari!..
*
Zuni vend afer tregtarit qe shiste papagalin , ne nji pozicion provokues e filloj te therrase:- “Ky gjel kushton 100 mije lek!..hajdeni mishterij, popull e milet, mos u rreni prej atij batakçi!
Bleresit filluen te qeshin!.. - Si ka mundesi ,i thane ata, qe gjeli jot kushton aq shtrejte?
- Po kur ky zogu i vogel kushton 50 mije lek, gjeli jem asht i madh sa dy here ai!
- Jo, i thane ata, zogu i vogel asht i veçante, quhet papagal, ka ardhe prej larg e din te flase!
- Ne kjofte se ai papagal dinka me fole, gjeli jem din me kendu!..🐓
Njerezit filluen me mendu per fjalet e Nexhos.
“Kush vlene ma shume nji politikan llapazan qe vetem flet e flet e mend shet, apo nji kangetar qe me kanget e tija te frymezon dashni per jeten, te bukuren, per çdo gja qe ka kriju artisti popull!”…
*
“Kush qeshe, gezon e kendon, gjate ai jeton”!..
JU uroj nji te diele te gezueshme miq te Fb!.
Zurich, 29 maj 2022
Ne foto:
Gjeli i katundarit dhe Papagali i qytetarit!
..😆😆
Burimi/Facebook/Autori