Luke Luka – PER BUKEN E GOJES

0
8

Kur kjante e qeshte bylbyli
(Kujtimet e bukura e te mira zgjasin, te keqijat zgjasin edhe ma teper – Le te mos i harrojme)!……
Ishin vitet kur fjala rradhe na ishte ba perralle!
Çdo dite e fillonim tuej prite me marre qumeshtin, ne diell, ere e ne shi, me buken thate e pa u ngi!:(liste, triske, tallon, parakalim, angazhim, demaskim, aksion, zbor, informacion, kudo merzi e vorfeni!..
Edhe pse nuk kishim asgja ne shpija , gazetat ishin te mbushuna me rrena per “jeten e lumtun” ne vendin tone, (mjaftonte te thojshe tek kioska :”te lutem gazeten”!,e shitesi ta jepte pa thane titullin se te gjitha njilloj ishin , jo vetem ne artikuj, çmimit e tirazhit, por edhe amballazhit.)..
Populli i kenaqun me “lugen bosh” te perparimit, per ironi e çudi morem edhe çmimin e pare ne bote te ushqimit..!?
**
Qarkullonin me humor (qe ne Shkoder nuk mungonte kurre), keto shprehje: ” Çka i sheh syni i kape dora ose “Puna asht detyre e hajnija nder e lavdi”..etj.etj.
Me kalimin e viteve, te gjithe u mesuem me kete devize socialiste te partise, e kjo u perjetesu e u ba menyre e domosdoshme per jetese – hajni simbas nevojes, pervojes e bukes se gojes!.E pervoja nuk mungonte. Kujtoj jo vetem barcoleta (me shumice), por edhe anekdota te verteta.
*
1.- Lacukun, nji katundar i ndershem e i padjallezuem,familjar me shume femije, e xune, andej ka fushat e kooperatives, tuej “marre” disa karabusha.
E nxoren para trupit gjykues(gjyq kolektiv ne vatren e kultures me popull per ta gjyku per kete krim te shemtuem!?..).Gjykatesi, ardhe prej qytetit (me urdhen te shtetit), person me mustaqe te zeza, i serte ne fytyre, gjithe nerva çohet ne kame tuej bertite(saqe ju kepute edhe rrypi i mesit te pantallonave):

  • I pandehun akuzohesh se ke mbushe strajcen me kallamoq!
  • Jo shoku gjykates, thote Pashuku i ngrate, une nuk di me rrejte si ju, nuk kam kene me strajce, por me thes!..
    **
    2- Nazi, punetor ne fabriken e konservave, ne dalje mbas punes, ndersa po ulesh me çile biçikleten, i bjen prej xhepit njeni prej kavanozave me salce. Me kalu situaten, se e pane te gjithe, sjell kryet mbrapa e thote: – kush gjuen more?!..sa lojna te marra qe bani!.
    **
    3- Ndoja shkonte cdo dite ne punishten e vojit me dy shishe, ne dukje si shishe qumeshti, (ato ishin bosh, por te lyme nga mbrenda me boje zmalto e jepnin idene se jane me qumesht! )Kur delte, mbas marimit te punes, ato ishin mushun me voj (hajni e rrafinume me voj te rrafinuem)😅😅😠..
    **
    4.- Pergjegjesen e repartit te burrofreskove, ne befasi, e therret drejtori ne zyre ku ishte nxehte prej stufes ndez me zjarr bubulak qe drejtori mos me merdhite aspak.
    Gjate bisedes ,Burbuqes filluen t’i shkrijne dy cope burro fute ne gjoks!
    Me dale prej situates, ajo thote:- Duhet te iki se kam femijen e vogel per gji e nuk duron ma..!(dhe del prej zyres)..
    **
    5.-Shume gra kooperativiste shkonin ne pune,ne lamin ku shihej gruni, me katrova me uje.Mbas punes per ne shpi, katrovat ishin te mbushuna me grune!..
    (Gjaja bashke e b..qari jashte)..
    **
    Te gjitha keto baheshin pa dite e pa mendu, por simbas nevojes, pervojes e bukes se gojes!..
    **
    Shfrytezoj kete postim ,qe shoqes Luljeta, deputeite e re ne Kuvendin Popullor, (ne pjesemarrje,se ma e vjetra ne moshe),t’i uroj shendet me e çu deri ne fund mandatin me dinjitet(per te miren e xhepit te vet), tuej kujtu te keqijat qe kena hjeke!Kishe dashte qe ajo ta zevendsoje Jehnisherin(bylbyli i seansave te kuvendit) , te cilit, ,per mos dijen e numruesve te votave(zerot mbrapa i zevendsuen me zero para e keshtu 30.000 u bane vetem 3 vota) e, Jehnisheri shoku jem, mbeti jashte kuvendit i shqetsuem shume per fatin e pensionisteve!E sa zero kane nderru adrese,me fitu rilindja pa pengese!
    **
    E kesi ngjarjesh kena plot e perplot me te ba me qeshe me lot!
    PO SOT
    Ne foto Selim Kotini, qe per te rrite pensionin prej pak ma shume se 100mije lek te vjetra, ka gjete menyren me u marre me tregti ambulatore.Çdo dite ai ban 40 km.rruge neper rane Vilu-Resort (vajtje ardhje disa here gjate dites) ne Velipoje tuej tregetu ambelsina e tuej u ba keshtu nji rekord Guines ne vehte!……….
    Po te mos ishte stomaku te gjithe do te ishin te lumtun! (proverb arab)!😀😀😀😇!

Burimi/Facebook