Luke Luka – PER SHKODREN E HISTORINE E SAJ – FILATELIA

0
84

(Flete ditari prej librave te ndryshem)…kuriozitete (nr.2)
FILATELIA
Tema Shkoder asht e pafund dhe e paane per te kalumen dhe te sotmen, per ne qe jetojme e per ata qe do te na pasojne!
Marre prej librit “Fjalor enciklopedik i hapsines shkodrane” te studjueses Dr.Zenepe Dibra, dhe me ndonji plotesim prej “Shkodra ne shekuj”, po paraqes ne kete postim disa vlera njohese filatelike…
**
Si ne shume fusha te dijes e te kultures, Shkodra ban shej edhe ne ate te filatelise.
Sherbimi postar njihet ne qytetin tone qe ne shekullin e XIX…
I pari filatelist, si familje, i cili filloj te mbledhe koleksione pullash prej shume shteteve te Europes (1848 – 1850), ishte Ndoc Xhuxha. Ky shquhesh edhe si koleksionist i antikuareve te vjetra si arme, bizhuteri etj.
Filateriste te tjere shkodrane te kesaj natyre, jane edhe familjare te familjeve Vasa, Mosi, Temali, Saraçi, Muzhani, Dani, Bushati, Llupi, Suma, Kakarriqi, Kromiçi, Prendushi etj. Krahas Mark Mosit e Pashko Saraçit, shquhet ketu edhe Zef Prendushi, i cili ne vitin 1928, kur ne Berlin (Gjermani), u mbajte Kongresi i Filatelise Botnore, ishte perfeqesues i Shqipnise ne kete aktivitet (Atje ai mori pjese bashke me bashkshorten)!
Ne Shkoder kishte edhe gra, te cilat njiheshin filateliste, si Teuta Llupi(Melgushi), Sofije Mazrreku, Rozina Halepian, dy motrat Kujxhija, Terezina Suma, Çezarina Bufli etj.


Mbas nji viti te shpalljes se Pavaresise ne Vlone, Qeveria e Perkohshme arriti te nxjerre, me 5 maj 1913, pullen e pare postare( pulle vule)…Kjo u vu ne shitje ne 14 zyrat postare qe kishte ne ate kohe shteti shqiptar.
Shume familje e persona te pasionuem mbas filatelise, filluen te koleksionojne edhe pullat e para shqiptare.


Ne vitin 1947, prane Shpise se Kultures ne Shkoder, u kriju i pari klub filatelist ne Shqipni prej nismetarit Luigj Kromiçi sebashku me nji grup filatelistesh.
Ne vitin 1970 u organizu i pari sesion shkencor ne vendin tone per filateline, e shume ma vone u kriju edhe Shoqata Filatelike (1992)!…
Ne kete periudhe, tuej vazhdu traditen, shquhen filatelistet; muzikanti Kole Gjinaj, regjisori Andreja Skanjeti, mesuesit Gjush Darragjati, Mentor Quku, Idriz Fishta, Angjelin Zojzi, Luigj Shabani, David Rasha, Hasan Leka, shkrimtari Skender Drini etj. Me vazhdu me ma te rijte si Jul Darragjati, Gerti Shabani, Viktor Jubani si dhe Peter Gruda. Ky i fundit kishte lidhje e komunikonte edhe me filateliste gjermane ne Berlin.
Te gjithe keto filateliste duhen pergezu se me punen e pasionin e tyne u organizuen 19 ekspozita filatelike e u botuen ne organet e ndryshme te shtypit shume artikuj e punime shkencore me vlera per filateline.


Ishim nxanes ne vitet e para te shkolles, kur filluem mbledhjen e pullave postare (tuej u njofte ato prej prinderve tone).Keshtu pulla te veçanta ( jo koleksione), te shteteve te ndryshme, qe i gjenim ne kartolina apo zarfa te vjeter neper sirtaret e shpise, i vendosnim ne faqe libri, fletore apo blloqe te sajume. Diskutonim e i nderronim pullat me njeni – tjetrin mes shokeve te shkolles apo te lagjes, pa e ditun se ne mes tyne kishte edhe te tilla me vlere!.
*
Ftoj lexuesit te komentojne e te plotesojne çfare te dine per filateline , se pasioni per te ka kene dhe asht shume i perhapun ne te gjitha moshat dhe kohet!….

Burimi/Facebook