Luke Luka – PER SHKODREN E HISTORINE E SAJ – HANET

0
93

(Flete ditari prej librave te ndryshem)
Kuriozitete (nr.4)
HANET
Ne nji tregim popullor, thuhet se kur Knjazi( Krajli) i Malit te Zi kerkonte Shkodren,Sulltani iu pergjegj:” Nuk ta napim kete “skute ari”!,prej ka mendohet se ka ardhe emni “Scutari “-variant italian – “Skadar” – variant-serb. Nji variant tjeter ,e bje emnin Shkoder prej toponimit shtat kodra !..Varianti shkencor , duhet te jete ndryshe, por populli i beson krijimit te tij. E sakta asht se si emen asht Ilir..!Emni Shkoder, nder emnat gjeografike ma te lashte te Gadishullit Ballkanik, qe i ka qendru kohes!…
Per Shkodren e vjetersine e saj flasin doket, zakonet, legjendat e jeta qe gjallonte aty, si qytet i lashte, madheshtija e te cilit lexohet ne çdo faqe te historise!..
**
Nder objektet qe kane ndiku ne zhvillimin e jetes ne Shkoder, ne pikepamje ekonomike e tregtare, kane kene edhe HANET !…
keto ne nji fare menyre nuk jane harru, por kane lane deshmi e gjurme.
(Ne vendin tone fjala han, nuk kishte kuptimin e asaj qe shohim nder filma kaubojsh ne ndeshje mes grupeve rivale me kuaj ,shpata e pisqolla, por krynin funksionin e nji hoteli apo moteli te diteve tona).
Ne Shkoder, per vete pozicionin qe kishte me male e fusha, kane ekzistu shume hane qe mbahen mend, e disa kane ardhe deri ne ditet e vona,si: Hani i Salo Kalit ne Rusmagjar, Hani i Rexhes,(ka kene aty ku sot asht ndertesa e Universitetit, qe ne ate kohe ka kene fusha e druve e qytetit), Hani i Dan Peçit ne kry te Dugajve te Reja, Hani i Ndoc Bepit, Hani i Simon Harapit te Ura Dervishbeg, Hani i Ded Shanit ne Sarreq, Hani i Jukejve ne Parruce, Hani i Kirasit ne Kiras,Hani iNdok Nikes(Gjuhadol), si dhe Hani i Nush Misloces,(thirrej hani i Rozes prej hanxheshes Roza, e shoqja e pronarit)!. ..
Hanet kishin edhe oborrin ku vendoseshin kafshet, kryesisht kuajt e bujtesve.Vendi i fjetjes ishte nji hapsine e madhe e perbashket me shtroje te ndryshme. Uji sigurohesh me nji trume apo pus e ne dimen ngrohja me oxhak apo tangar.
Studiuesi Kol Shtjefni ne librin e tij per Shkodren, tregon se Dugajet e Reja ishin qender e qytetit, aty ishte vendose edhe nji trume, e cila ka ruejtun edhe emnin e vendit deri me sot “Truma e Dugajeve te Reja”!..Ketu ishte vend takimi ku vinin ma se shumti dukagjinas,malesore e katundare,qe kryenin nevoja pune te ndryshme ne qytet, por edhe prej qyteteve tjera si krutane qe tregtonin ullij e voj ullini.
Ne kete vend shpesh jane ba edhe vrasje per hakmarrje gjaqesh apo per motive te dobeta, krismat e te cilave kane ardhe te tregume deri ne ditet tona prej te moshumeve!..
**
Tregojne se nji malesor, ardhe per here te pare ne qytet, tuej dale prej hanit ne Gjuhadol me pre rrugen,perplaset per rimorkion e nji kamioni qe kalonte ne ate rruge te ngushte.
I thone:- a nuk e pe kamionin?
Tuej dhane shpirt thote:-Nuk e dita se paska edhe bisht mbrapa ky perbindsh!..
**
Ne foto: Truma si dhe pjese Gjuhadoli para restaurimit !

Burimi/Facebook