Luke Luka – SHKODRA E HISTORIA E SAJ-TOPONIME, LEGJENDA,GOJEDHANA – Flete ditari (nr.😎

0
171

(Te mbledhuna andej ketej e te ndigjume)!………..
Nuk besoj se do te kete ndonji qytet tjeter ne Shqipni, ku te kete kaq shume toponime, gojedhana e legjenda si ne Shkodrinon tone te lashte disa mijevjeçare!
Vete natyra e ka privilegju Shkodren me rrethinat e saj, bri alpeve, me liqen, det, me tre lumej dhe e vendosun ne kodra te buta e pjedhore. Kjo i ka ba pershtypje dhe i ka shtu lakmine te huejve!
Ato i kane vu Shkodres epitete e perkufizime si “vend defrimi, humori, kange e dashnije”,” vend si nji ishull lundrues” ,e quejten disa.Turqit e emnonin “Eden”(parriz).Sulltan Mehmetit te dyte, kaq e bukur ju duk Shkodra kur e pushtoj, saqe nji lagjeje ne Stambolle i vuni emnin Iskidar (pra Shkoder). Edit Durham ka thane: “Ne mes ketyne maleve, det e liqen, ndihem ma mire se ne mes te saloneve londineze !
“Magjepse “e ka quejtun Suflaj!
Por edhe vete shkodranet i kane vu asaj epitete. Mjeda e quen “Log i lumtunise”, Migjeni “dashnorja e shekujve” e keshtu me rradhe!….


Toponimet, gojedhanat e legjendat, mbesin gjurme dashnije per Shkoder locen!
Ne qytet ndeshemi me disa toponime:
Lagje Ajasem asht toponim grek qe don me thane uje sherues. Gomna e Harapit (ne lumin Kir) , thuhet se ka marre kete emen se asht mbyte aty nji harap (ka kene e rezikshme edhe per shume notues shkodrane), Ulluku i Nemces, Ura e Maxharrit, Ballabane (emni i pashes qe luftoi Skenderbeun), Ara e pashes (ishte vorri i nji pashait),Tophana ( vend topash) etj. Nji toponim interesant paraqet emni e mbiemni “Mahalla e çakajve”(per kete, shkrimtari dramaturg Fadil Kraja spjegon se ishte rrugica e pare qe u popullu me sllavet , kur erdhen ne Shkoder. Ato me ironi u quejten çakaj e thonin se ishin veç 99 vete e se nuk baheshin kurre 100, sepse sa lindte nji, -thote populli- vdiste nji tjeter!😉😯😐….
Ne Shkoder ka kene edhe nji mahalle e quejtun rruga e qenefeve(sepse gjithe wc e shpive i kishin gropat septike ka rruga)!😨😨


Nder katunde ,Ganjolla (quhesh keshtu ,se Daut Pashe Ganjolla aty kishte vendose shtabin me çadrat e tij). Postrribe (toponim romak), Domen (Venedikas),Muri i Turkut dhe Myselim (toponime turke), kroi i pashes, kodra e pashes (toponime pashallaresh), Dragoç, Dobraç, Velipoje, Muriqan, Boriç, Bajze,Vrake, Mavriq e Nenmavriq ( ne Dukagjin), Dobrovoda etj.(toponime sllave).
Prekal, Pult, Ndregjon (toponime fisesh).Bardhej, Cukal, Tarabosh, Maranaj,shkalla e Belnit (toponime shqipe) etj.
Kena edhe disa toponime tjera si Shpella e mavrit, Gurra e mavrit, Maja e harapit (ne Dukagjin), Maja e Allamanit ne Koman, Shtegu i Nores(ne Kelmend) Guret e dragojt(ne Barbullush), Lisi ne vorr (Ana e malit) etj.etj.


Disa kilometra larg Shkodres, afer Berdices ,ne nji gjol ishin mbeturinat e nji ure te vjeter qe thirresh Ura e Katilines.Simbas gojedhanes, senatori rromak Katilina i ndjekun prej ushtrise se Pompeut, kur nuk pau rrugedalje, urdhendoj skllavin e tij qe ta vriste, kjo ure mori emnin e tij!(nuk di ne se ashte perseri aty.Ne ate rruge, kalonim na mesuesit kur shkonim ne Trush, Dajç e ma tej me biçikleta!..


Ne vitin 1987, ne katundin e vogel Kalce (Vukel-Kelmend),hapet per here te pare nji shkolle fillore per pak nxanes se e kishin larg shkollen ekzistuese te Vuklit.
Ne nji shtepi ku ishim miq ,se kishim shku me marre pjese ne ceremonine e hapjes se shkolles , pame nji shporet hekuri mbi dy meter te gjate,me t’u dukun si nji lokomotive e vjeter, qe askush nuk dinte se kush e kishte pru aty! Simbas gojedhanes thuhesh se ky asht marre prej shatores se pashes, kur ai u largu prej Kelmendit.


Na treguen edhe per nji kru ne Nikç qe thirresh “Kroni i pashes”.Simbas gojedhanes uji i ketij kroni ishte i veçante, sepse ndihmonte vitalitetin mashkullor.Pashai i Shkodres pinte vetem prej ketij uji. Te gjithe pashallaret e Vilajetit, nisnin karvane te posaçme per me marre kete uje. Njihere, kur komandanti i karvanit, i mbushi bucelat me uje, per te kursy rrugen, ne nji kru tjeter,pashai e njohu ujin dhe i preu kryet komandantit per ndrrimin e ujit qe ai i kishte ba!


Keshtu pra cdo vend e ruen legjenden e tij si gja te shtrejte, pavaresisht prej nderrimit te brezave tuej kalu edhe ne forme gojedhanash
e legjendash!…
Ne foto, ne diten e inaugurimit te shkolles, Kolec Biba ne mes dy kalcjaneve dhe Genc Agolli e L.Luka

Burimi/Facebook