Luke Luka – TOPHANA, FUSHEQELA E GOJEDHANA

0
41

PERSERI PER SHKODREN
(Ne dhe te huej, per token ku u rrita, shpeshhere malli me merr, per Shkodren teme çdo moment, mendja tek ajo me shkon!)..

Simbas nji dokumenti te vitit 1745 te ipeshkevit Pal Kamsi, thuhet se Tophana ka pase 150 shpi, me 680 fryme. Te gjithe katolike.
Kjo lagje ka kene qender administrative e katoliçizmit ne Shkoder.
(Studjuesi Kole Shtjefni ne librin e tij “Shkodra”)
*
Emni Tophane vjen prej turqishtesh si vend i prodhimit te gjyleve per topa ose , ma sakte, si vend ndeje e topave. Per analogji si fjala qitabhane d.m.th. biblioteke (vend ku rrine libra), ose mejhane ( vend pijesh), berberhane etj.etj.
*
Gojedhana thote se ne kete lagje jetonin tre vellazen: Ndoci, Deda e Perja!..Keto u ndane dhe me familjet e tyne u shkeputen prej Tophanes, e prej tyne u krijuen tri lagje te reja: Dudasi, Ndocej dhe Perashi.(Ma vone kane nderru besim)..
*
Mesuesi i matematikes, shoku e kolegu jem ne arsim, Naim Haxhija, si admirues i natyres, ka shetite ne shume vende ,mbrenda e jashte vendit ,e vazhdon te jete aktiv perseri ne “aventuren” e udhetimeve ,ndonese ne moshe, me agjensite “Travel kompani “, (6 te tilla ne Shkoder),me tregon se emni Tophane gjendet edhe ne Shkup, Prishtine dhe ne nji lagje te Stambollit!.
***
Emni Fusha e Qeles, asht nji nder toponimet e vjetra te Shkodres, qe i ka qendru kohes deri ne ditet tona.
Sot aty asht Pjaca me rrugen e saj konstruktu prej Idromenos, nji nder rruget e bukura ne Ballkan!
Fusha e Qeles thuhet se ka kene ograje mbushun me dushk e pa banesa. Toponimi tregon se ka ardhe prej shpyllzimit ( fushe e çelun).
Gojedhana thote se ne kete fushe- ograje delte me gjuejt vazhdimisht nji gjuetar i quejtun Qele. Ma vone aty asht vendose Qela (shpija ku ka banu prifti i katundit).Shkodra , per kohen kur bahet fjale, ishte ne Tabake e Ajasem!.
***
Te ardhme kane ato popuj qe realizojne zbulime..(gjermane)

Burimi/Facebook