Lulja dhe unë…

0
658

Të dua moj lule,
kur dimrin m’a ban pranverë…
Të dua, petalet t’i ledhatoj
me shiun në verë…
Të dua, edhe kur
m’ vyshkesh mbetesh pa jetë…
Të dua, të dua,
mes gonxhesh lulëzon vërtetë…

Mahnitem mes ngjyrash,
mes flladesh praroj…
Dehem, bëhem tapë,
kur bukurinë t’a kundroj…
Sa shumë emra ke mbi krye,
krenohesh vërtetë…
T’u përulen mbretëri,
por kryet m’i mban përpjetë…

Mjerim mes lulesh
nuk mund të ketë andërrim…
Mes luftrash lart qëndrove,
je forcë për shpëtim…
Me lamtumirë petalesh
edhe në ditët me stuhi…
Ti nuk ankon, n’ vazon
e kristaltë tabu me hijeshi…

Ti e di je lulja ime,
bashkë do të qeshim përsëri…
M’ lulëzon, dashuron,
nuk ngopem kam kërshëri…
Nuk jam xheloze aspak,
të dua siç më don dhe ti…
Të pavarura jetojmë,
me lirin’ dashuruar, unë edhe ti…
Ardiana Mitrushi 07/20/2020…