Mal Berisha – KURRË MOS I BESONI HASMIT!

0
78

Të dashur miq!
Kjo që po shkruaj sot mund të duket e habitshme por është një ngjarje e vërtetë.
Në një nga ato ditët e revoltave për vrasjen dhe manipulimin e vrasjes së të riut Klodian Rasha, vendosa të shkoja për ngushëllim, tek prindërit e tij. As e njihja as e dija, as e kisha nga krahina as nga të njohurit e mi.
Nuk vajta as për politikë as për kurrëfarë interesi. Shumë vetë të revoltuar po protestonin.
Thjesht ndjeva dhimbje. Pyeta për adresën një gazetare të shquar (KL) që mbulonte ngjarjen në television dhe më tregoi.
Shkova i vetëm. Kalova nëpër rrugicën ku ishte vrarë dhe kishte shumë lule të freskëta.
Hyra në oborr. Pritja më kujtoi stoicizmin e malsorëve të mi.
Iu dhashë dorën burrave që ishin në pritje. U ula. Ngushëllova. Doja të isha një njeri anonim. Ndjeva dhimbjen dhe forcën e asaj familje.
Bëra adetin. Djali që ndante kafetë dhe mblidhte filxhanat mu afrua dhe më pyeti tek veshi për emrin.
I ati i të ndjerit i tha:
Mos e trazo mikun! Ta them unë emrin! Dukej se e dinte kush isha, nga distanca.
Ika! Ndjeva dhimbje dhe frikë për vendin ku jetojmë. Mendova djemtë e mi!
Ajo gjëmë mund t’i ndodhte çdonjerit prej nesh.
Mos na ndodhtë!
Mos na ndodhtë as që të na vrasin, natën e të na qajnë ditën! As të na vendosin armën tek dora siç bënë me Klodianin
Kësaj radhe dua ta ngushëlloj përsëri familjen Rasha për vrasjen e dytë të djalit dhe t’u jap atyre dhe të tjerëve një këshillë:
Kurrë mos i besoni hasmit!

Burimi/Facebook