Mala Jazhincë Tetova – Populli shqiptar mes nacionalizmit politik dhe patriotizmit popullor…Tri Luftra tri marveshje,,Luftëtari lufoj ne fushen e nderit me Oponga ne kemb..Kurse perfituan politikat,,

0
79

-Aka mundesi të dime saktësishte se kush jemi dhe çka jemi dhe çfare bejme..ngase të përkufizosh « territorialisht popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë.Për shembull kur përdorim fjalën Shtet, i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën Komb nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë,në Maqedoni,në Mal të Zi apo në Greqi.Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma Shtet dhe Komb .
-Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e Mëdha në favor të shteteve fqinje .Kjo ndarje e nxituar territoriale mund te cilësohet si gabimi më i madh gjeopolitik apo marrëzi e njerëzore që është bërë në Ballkan. Ky vendim ka dëshmuar, si në të kaluarën po ashtu edhe në të tashmen, se Ballkani mbetet një zonë gjeografike e paqendrueshme, ku ka gjenerim konfliktesh etnike.
-Pavarësisht tensioneve të ndryshme apo luftërave, shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre (gjuhën dhe traditat), dhe njihen gjithmonë si të tillë, pra Shqiptarë ! Kjo vërtetohet edhe në gjuhën e përdorur në mediat ndërkombëtare, të cilat shpesh përdorin termat shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë,apo shqiptarët e Malit të Zi .
-Ky identitet i popullit shqiptar vë në pah dy koncepte:nacionalizmin dhe patriotizmin. Qe populli ende këto dy gjërat nuk ka mundesi ti dalloj,, veçmase kur klasat politike të dyjat i kane perzyer i kane ber kryp dhe sheqer,,
-Po në të kunderten”, Patriotizmi është të duash vendin tënd. Nacionalizmi është të urresh vendin e të tjerëve ».
Populli shqiptar është shumë i lidhur me origjinën apo me territoret autoktone te tryre por deri me tani asnje hap nuk ka ndrushuar perveç fitores te Çlirimit te tokes Dardane e tij,Edhe pse rrënjët e kombit shqipetar jane te trhella dhe dhe me prejardhjen e tyre njeihen si me i vjeter ne bote,. Por perfate te keq,ne shekjullin XI –
-Kemi mbetur si kombi me i ri ne bot,,Duke qenë shqiptar dhe duke u mbështetur në përkufizimin e patriotizmit,në qoftë se rikthehemi në të kaluarën,do të konstatojmë, pavarësisht imazhit të keq që lexojmë ndonjëherë në mediat ndërkombëtare, se shqiptarët janë popull krenar por edhe paqësor.Shqiptarët janë popull që nuk kanë hapur kurrë luftë ndaj vendeve fqinje për të pushtuar tokat e tyre.
-Në të kundërt, populli shqiptar nuk ka reshtur së pushtuari prej të tjerëve, i detyruar shpeshherë të lëshojë territore.Ka pasur gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës apo shqiptarëve të Greqisë të Camërisë, dhe deri tani këto palë dhunuese nuk i kanë pranuar këto akte barbare dhe nuk ka i kërkuar falje publike popullit shqiptar.
-Faktorët e përmendur më lart mund të ndikojnë te patriotizmi dhe ta kthejnë atë në nacionalizëm. Nga ky moment, politikanët shqiptarë hyjnë në skenë si komedianë të talentuar dhe i shpallin dashurinë Atdheut.Kjo dashuri nuk është gjë tjetër veçse një instrument politik që transformon patriotizmin në nacionalizëm dhe u mundëson atyre të egzaltojnë e manipulojnë ndjenjat kombëtare e të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet.
-Nacionalizmi është një lloj virusi ,eskluzivisht politik, që infekton patriotizmin tonë popullor.Populli shqiptar nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fryma nacionaliste apo nga patriotizmi i rremë.Përkundrazi, shqiptarët kanë rënë shpeshherë viktimë e këtij nacionalizmi’mbi nacionalizmin është shumë domethënës : E urrej tmerrësisht heroizmin nën urdhra, dhunën e pajustifikuar dhe nacionalizmin budalla. Lufta është gjëja më e neveritshme
.Politikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin dhe luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë duke u dhënë atyre shpresa të rreme mbi bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Sa herë që diplomacia ndërkombëtare reagon kundra nacionalizmit politik në Ballkan, liderët politikë shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë tërhiqen dhe ndryshojnë fjalim mbi Shqipërinë e Natyrale.
-Si përfundim, cila rrugë mund të bashkojë popullin shqiptar – ajo e patriotizmit popullor,e cila mund të ndërtohet rreth një shteti ligjor brenda një Europe të bashkuar për të evituar që të përjetojmë vuajtjet e të kaluarës ?- apo ajo e nacionalizmit politik (patriotizmit të rremë), e cila është e mbushur me urrejtje, racizëm, padrejtësi, korrupsion, papunësi dhe varfëri ?dhe rinia e ikur jashte vendelindje per rezistence sociale..

Burimi/Facebook