Mali i Krujës, kalaja madhështore natyrore përballë Adriatikut

0
84

Mali i Krujës, ngrihet si një kala madhështore natyrore përballë detit Adriatik, me pamje të gjerë vizuale nga të gjitha drejtimet dhe me peizazhe natyrore mahnitëse,sidomos kur ndodhesh në lartësinë më të madhe të tij në Sarisalltëk (1176 m.)

Pjerrësi shumë të madhe mbi 50 gradë të shpateve e greminave shkëmbore, me çarje e varje interesante me këndrejtime të ndryshme, kanë krijuar kushte për një mokroklimë e shoqërime bimore të larmishme ,me alternime të shumta të llojeve bimore. Mjafton të përmendim se duke nisur nga Ullishtja në qytetin e Krujës për një orë udhëtimi kalon në zonën e Ahut. Rrafshnalta me sipërfaqe e këtij 300 ha e këtij mali përfshin në brendësitë e saj 36 kratere (gropa),20-50 m diametër ,që pasurojnë akoma më tej peizazhin në këtë zonë.

Po në këtë pllajë malore me lartësi 1100-1150m ndodhet Sarisalltëku,vendi i shenjtë pelegrinazhi që frekuentohet nga shumë vizitorë jo vetëm të besimit bektashian, por edhe të besimeve të tjera.

Duhet rikujtuar se peizazhit të Malit të Krujës , i bashkëngjitet në kufirin verior Gryka e Vajës dhe në jug Gryka e Lumit Zezë që shquhen jo vetëm për bukuritë natyrore të rralla ,me kanionet e tyre shkëmbore të larta 500-600 m, por edhe me historinë në të kaluarën.

*në foton ilustruese paraqitet një vizatim i Malit të Krujës Edward Lear, shtator 1848.

Burimi/MHK