Malli per atdhe

0
135

Lashe male edhe dette
Lashe pyje edhe fusha,
Lashe nene edhe babe
Dhe rrugen larg e mora.


Nuk ish deshira 
Per nje jete me te mire,
Por rrugen nga halli e mora
Dhe ne dhe te huaj  shkova.

Aty ku lulja nuk ka ere,
Ku zerin bilbilit s`ja degjoj,
As aromen e vendit tim,
Ngado ku shkoj une se ndjej.

Me ka keputur malli.
Shpirti po ma lodh
Vec te shkoj njehere ,
Ne vendin tim e me pas mos te rroj.

Mallin nuk ma shlyen asgje.
As kenge ne CD e blere ,
As filmi me ngjyra ne ekran,
As gje nuk ka si ne vendin tim.

Dua te shtrihem ne lendine,
Dua te degjoj blegerimen e deleve,
Dua te shijoj aromen e malit
Dhe dua te lahem me ujin e burimit.

E ku ka si vendi im,
Ai eshte vendi i shqiponjave,
Ai eshte vendi i historive,
Ai eshte vendi i dashurise se perjetshme.