Marin MEMA – Nuk përfundon këtu.

0
72

Vështirësitë kanë qenë të shumta, por pavarësisht tyre kemi vijuar dhe vijojmë punën. ❤️ Në Likesh, Shijak, Tapizë, Bubq, Krujë janë dorëzuar shtëpi të ngritura mbi themelet e vjetra, me parametra teknikë që i përshtaten kohës dhe me një kosto që lëviz nga 3,3 në 3,8 milionë lekë (Në varësi të sipërfaqes duke përfshirë edhe mobilimin e plotë).
Shtëpitë e ngritura në zonën e Likeshit, Bubqit dhe Tapizës krah “Albanian Roots”, pasohen sërisht në Bubq në bashkëpunim me shoqatën e njohur që mban emrin e heroit të UÇK që shpirtin ja dha lirisë “Sali Çekaj”. ❤️🇦🇱 Ritheksoj se ndërtimet janë bërë në pronat e vjetra të familjeve, pa cënuar prona të tjera private.
❤️ Gjithashtu ndihmë është dhënë në Katund të ri (Durrës) në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Po kështu vijon puna në bashkëpunimin me tre klube shqiptare në St. Gallen (Besa, Plisat, Dardania e shoqatave të tjera). Të gjitha këto bashkëpunime kanë në themel mbështetjen, pastërtinë dhe transparencën e plotë. Asnjë dhurim nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pa publikuar kostot e plota. Ky është një standart i rëndësishëm për të treguar haptazi ballë dhuruesve dhe gjithë shqiptarëve punën e kryer.
Sa i takon projektit të Ishmit për të cilin nuk mungojnë pyetjet, ai po ndiqet plotësisht nga zotëruesit e fondit që janë “Albanian Roots”. Kjo organizatë zotëron në formë të plotë këtë fond dhe janë pikërisht ata që po e ndjekin. Për shkak të procedurave ligjore ( tenderime, punimet e mëdha në heqjen e rreth 100 mijë metra kub dhe, vështirësitë e mëdha të terrenit, e elementë të tjerë) projekti i Ishmit pret ende jetëzimin nën ndjekjen e përgjegjësinë e tyre. Shpresoj që puna që drejtohet nga “Albanian Roots” të marrë ritmin e kërkuar sepse koha nuk premton. Për të dhëna të mëtejshme për këtë projekt duhet të adresoheni tek faqja e “Albanian Roots” në Facebook. Sigurisht nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem nga mbikqyrja e këtij projekti si detyrim ndaj dhuruesve edhe pse e theksoj sërisht janë nën zotërim të plotë të një organizate tjetër.
Më duhet të ritheksoj ndihmën e dhënë mbi 500 familjeve në muajt e gjatë e të vështirë të pandemisë. ❤️ Ndihmat ushqimore, por jo vetëm janë ndarë në familje nga jugu në veri të vendit. Të gjitha janë dokumentuar përmes regjistrave për transparencë, por pa u marrë fytyrën me fotografi e video. Ndihma e shqiptarëve të thjeshtë për këta njerëz nuk mund te shfrytëzohet nga askush.
Ndërkohë ende presim lejen e Bashkisë Gjirokastër për memorialin dhe jetëzimin e vendit ku është bërë beteja e Mashkullorës. Nga ana jonë gjithçka është përfunduar dhe pritet vetëm miratimi i tyre. Shpresojmë që nuk do të vazhdojë të shtyhet më tej. ❤️🇦🇱
Nuk përfundon këtu.
Kemi menduar që në pak ditë së bashku me USA – Albanian Society me të cilët tashmë jemi një grup i vetëm, të propozojmë vendosjen e një busti të ri dhe dinjitoz (ashtu siç i takon figurave të tilla kombëtare) të Pashko Vasës në Shkodër. Busti i vjetër që ndodhet në qytet ka degraduar plotësisht dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të qëndrojë i tillë. Në pak ditë do të nisim edhe procedurat përkatëse për këtë projekt shumë të rëndësishëm. ❤️🇦🇱
Këto janë vetëm disa të dhëna të cilat do të jem gjithmonë i hapur t’ja ofroj të gjithëve duke vendosur kështu themelet e nje transparence të domosdoshme ! Projekte të tjera do të vijnë duke patur gjithmonë bazë të tyren dashurinë për shqiptari ! Pa dashuri, dëshirë, vullnet, punë, pastërti, ndershmëri e transparencë asgjë nuk mund të bëhet. ❤️🇦🇱 E kam ndjerë dhe do ta ndjej gjithmonë nevojën për të treguar se ka të rinj në këtë vend që gjërat duan ti bëjnë ndryshe ! Shqipëria ka njerëz që e duan vërtetë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë
Mund të jetë një imazh i pemë dhe qiell
Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i pemë dhe qiell

Burimi/Facebook