Marin MEMA per Bacen Rifat Jashari shkruan :

0
59

Fjalët e këtij burri të urtë e me zemër të madhe çeliku, por edhe kaq të dhembshur për kombin bartin forcën e jashtëzakonshme të shqiptarisë. Sa herë qëndroj me bacën Rifat Jashari ndjej fortë se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë ! ❤️ Politika, politikanët, ata që urrejnë traditën e trashëgiminë tonë, vendimet e tyre, janë të përkohshme dashuria për kombin është e përjetshme ashtu si madhështia e familjes Jashari që lirinë e ka ngjyer me gjakun e saj. Bashkë jemi më të fortë ! ❤️ Këtë më thotë zemra e shpirti, këto janë rradhët e vërteta që duhet të ndjejmë të gjithë. Është zëri i sakrificave, vuajtjes, përballjes, dhimbjes, por edhe mbijetesës, ky është zëri ynë, zëri i këtij kombi. Ky është zëri që duhet të dëgjojmë të gjithë bashkë. Zërat e tjerë të çjerrë të tallavave antikombëtare që kanë shtyrë masakrat ndaj shqiptarëve nuk na hyjnë në punë dhe duhen mbajtur larg, shumë larg nga trojet shqiptare ! Me shqiptarët e Dardanisë, Iliridës, Malit të zi , Çamërisë e kudo nuk më ndan dot politika dhe as njerëzit e saj sepse më bashkon historia, tradita, trashëgimia, gjaku ! Më bashkon gjaku më çdo shqiptar kudo ndodhet !

Burimi/Facebook