- Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
- Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.
- Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.
- Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.
- Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.
- Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.
- Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.
- Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.
- Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.
- Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.
- Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.
- Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.
- Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.
- Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.
- Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.
- Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.
- Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.
- Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.
- Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.
- Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.
- Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.
- Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.
- Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.
- Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
- Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.
- Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.
- Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.
- Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.
- Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.
- Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua ngau shtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.
- Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.
- Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.
- Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.
- Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.
- Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.
- Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.
- Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.
- Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.
- Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.
- Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.
- Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.
- Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.
- Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.
- Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.
- Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.
- Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.
Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes