Marina Shestani-Brushtulli – Si Sot më 5 janar lindi Atë Anton Harapi O.F.M.

0
154

Atë Anton Harapi lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888 dhe prej pagëzimit mori emrin Gaspër. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ku më pas përfundoi dhe Kolegjin Françeskan. Studimet e larta i kreu në Austri, kurse studimet teologjike në Romë të Italisë. Prej vitit 1910, pas shugurimit meshtar, shërbeu në Shkodër e rrethina. Njëkohësisht me shërbimin baritor vijoi dhe veprimtarinë e tij krijuese dhe publicistike. Më 1923 punoi për krijimin dhe botimin e revistës “Ora e Maleve”, më 1930-1936 ishte drejtor i revistës “Hylli i Dritës”, si dhe bashkëpunoi rregullisht me shtypin e kohës. Më 1940 bë anëtar i Institutit Mbretnues të Studimeve Shqiptare, kurse më 1941 u zgjodh Provincial i Urdhrit Françeskan në Shqipëri. Në shtator 1943 pranoi të bëhej anëtar i Këshillit të Regjencës. Siç shkroi po atë vit në “Hyllin e Dritës”, e pranoi pozitën e këshilltarit sepse: “Vendova ma mirë të baj nji marri: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem”. Për shkak të kësaj “marrie”, por jo vetëm, Atë Anton Harapi O.F.M. u arrestua më 1945 dhe pasi u dënua me vdekje si tradhëtar, armik e gjithçka tjetër, u ekzekutua më 20 shkurt 1946. Vendi i varrit të tij nuk dihet.
Nga veprimtaria e tij intelektuale, sjellim këtu daktilografimin e mbresave të Atë Anton Harapit nga takimi në Theth me këngëtarin Gjergj Pllumi.

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes