MARJAN SEBAJ SOPI Jeta dhe veprimtaria….

0
92

Marjan Sebaj SOPI u lind në Binçë (Komuna e Vitisë), më 01. Mars. 1967, nga prindërit Ndue dhe Gjylë Sebaj (lind. Gjergji, tashmë e ndjerë).
Shkollën fillore, katër klasë i kreu në Binçë, kurse katë klasët tjera në Viti. Ishte nxënës shembullor. Pas arsimit fillor vazhdoi Gjimnazin klasik ‘’Paulinum’’ në Suboticë (Vojvodinë). Ai u shqua jo vetëm si nxënës i shkëlqyeshëm, por edhe si sportist i jashtëzakonshëm, sidomos si fudbollist, si gitarist, aktor etj… Pas maturimit të suksesshëm, studimet filozofi-teologji i vazhdoi në Rijekë (Kroaci). Por Marjani në vitin e tretë të studimeve filozofiko-teologjike, përjetoi një fatkeqësi të rëndë komunikacioni (vitin 1987) me pasoja të rënda për tërë jetën. Ai lëndoi boshtin kurrioz dhe mbeti në karrocë. Megjithëatë, falë Zotit dhe përkrahjës së parezervë të familjes dhe të miqëve të shumtë që ka, Marjani shpejt e rimori vetën, nuk u dorëzua, por vazhdoi jetën e vet, tani në rrethana të reja dhe shumë të vështira. Ai një përkrahje të jashtzakonshme e gjeti tek ipeshkëvi i ndjerë Imzot Nikë Prela, e sidomos rinia. Ishte i mirëpritur dhe i dashur gjithmonë nga të gjithë. Me vendimin e Imzot Prelës dhe Kongregatës ‘’Propagande Fide’’ – Vatikan, Marjani vazhdon studimet teologjike në mënyrë private edhe i përfundon me sukses në vitin 1996. Gjatë kësaj kohe ai u mor me një sërë aktivitetesh, sidomos me të rinjët dhe me shkrime. Për nëntë vite ishte bashkëpunëtor dhe asistent i Mons. dr. Lush Gjergjit. Marjani studijonë edhe historinë. Ishte i palodhshëm edhe në senzibilizimin e personave me aftësi të kufizuara. Punoi e ndihmoi aq shumë si në famulli e gjetiu saqë me të drejtë Mons. dr. Lush Gjergji e quajti ‘’I palëvizshmi më i lëvizshmi në Kosovë’’. Ky shpesh shaku i aktiviteteve të tij pati edhe probleme, provokime e kërcnime nga ish poshtuesit serbo-malazez, mirëpo, me një maturi, butësi dhe urti i tejkaloi gjithat. Marjani përjetoi edhe tragjedi familjiare. Vëllan 12 vjeçar ia vret rrufeja, më vonë i vdes edhe nëna. Kështuqë kryqet e Marjanit nuk kanë të ndalur. Në vitin 2002 përjetoi një fatkeqësi tjetër komunikacioni, gjë që e largoi nga Kosova për kurim në Gjermani ku i jeton familja (vëllezërit) tani e disa dekada.
z. Marjan Sebaj Sopi njihet si njeri komunikativ, i dashur për të gjithë dhe sidomos stimulus i energjive pozitive mes të rinjve. Veprimtaria e tij kulturore dhe atëdhetare është mjaft e gjerë. Kurse aktiviteti i tij letrarë pasqyrohet në faqet e revistave, si: “Shpresa” (Prishtinë), në revistën e ipeshkvisë sonë, “Drita”, në shumë faqe të revistës “Rrezja” (Bishtazhin), atë “Zvonik” (Këmbana) (Suboticë), “Bashkësia jonë” (Gjakovë), revista ‘Shën Antoni i Padovës’ (Ad usum internum) etj. Z. Sebaj=Sopi është edhe bashkëpunëtor i shumë revistave dhe portaleve tjera të shumtë shqiptare si ZemraShqiptare, pastaj GazetaOra, Gazeta ditore, Dielli Demokristian, Gazeta Kritika, e shumë gezetave tjera. Një kohë të gjatë ishte edhe kryeredaktor dhe përgjegjës i portalit ‘’Famullia e Binçës’. Z. Sopi herë pas here suksesshëm mirret edhe me pikturë e skulpturë…
Sa i përket botimeve, puna e z. Sebaj-Sopit shquhet sidomos në fushën meditative dhe monografike. Në vitin 2006, ai ka botuar librin me titull:

  1. “Flijimi ngadhnjyes”, memoare (Shënime nga Lufta e fundit në Kosovë), Ferizaj 2006;
  2. “Migrimi-plagë shumëshekullore”(monografi) 2010, Prishtinë;
  3. “Jeta ka kuptim”, (monografi) 2012, Drita, Prishtinë;
  4. ‘’Djalosh-vajzë, kujdes, kujdes”, Ferizaj, 2013
  5. “Jehona e folesë I” (monografi) Ferizaj 2015.
  6. „Dhuroju Hyjit me tërë qenien tënde – Kjo është Krishtlinda!“, 2015 (Rostock-Bukuresht’2015).
    Vitin 2016, z. Sebaj Sopi botoi tre libra të radhës;
  7. ‘’Jehona e Folesë II’’ (monografi) 2016, Ferizaj
  8. ’’Njeriu mes lirisë dhe përgjegjësisë ’’ 2016, Ferizaj
  9. ‘‘Dritë Shprese‘‘ (poezi) 2016, Ferizaj
    Autori, z.Sebaj-Sopi, shquhet edhe me përkthime. Nga kroatishtja i ka përkthyer disa vepra të Mons. Dr. Lush Gjergjit, si:
  10. “Zëri i heshtjes”, Drita, Ferizaj
    2.“Jeta, shërbimi, dashuria”, Drita, Ferizaj
    3.“Dashuria nuk dashurohet” Drita, Prishtinë
    4.“Dashuria që nuk vdes”. Drita, Prishtinë
    5.“Krishterimi, Kisha dhe politika”,(përktheu, përpunoi dhe përshtati librin e Stjepan Balloban-it) Zagreb 2000, Drita
    6.“Jeta e shën Gjon Pagëzuesit”: (J. Gullemin).
    7.“Mbi të gjitha është dashuria”
  11. “Rrugës së Nënë Franciskë”.
    (Tani në Shqipëri janë botuar edhe përkthimet e qarkoreve si përmbledhje /ad usum internum/ e “Bijave të Dashurisë Hyjnore”, qarkoret e Nënës Franciskë Lechner (diku mbi 800 faqe)).
    Autori shquhet edhe si dramaturg. Ka shfaqur dramën:
    1.“Per fe dhe atëdhe” (e cila trajton vrasjen politike të P. Luigj Palaj-t më 1913 nga serbo-malazezët).
    2.“Një jetë në shërbim të të tjerëve”, (Dramë mbi jetën dhe veprimtarinë e m. Otilia Krämer BDH: etj.)
    Z. Sebaj Sopi ka edhe shumë materiale të larmishme në dorëshkrim dhe të gatshëm që në të ardhmën priten ta shohin dritën e botimit.
    Këto libra, kjo veprimtari e bujëshme bënë që Marjani të jetë laurat i vitit 2016, pra të shpallët ndër personat më frytëdhënës në lëminë e kulturës në Komunën e Vitisë, pra „FALENDERIM“ për kontribut ia ndau Drejtoria për Kulturë, rini e sport… Për kontribout u shpërbly edhe me ”Mirënjohje” vitin 2015 nga kryetari aktual i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti etj…
    Assesi nuk guxojmë të mos cekim këtu edhe bashkëpunimin permanent me mërgimtarët e hershëm shqiptar të Rumanisë, me të cilët ka një afërsi dhe bashkëpunim të shkëqyer e nga të cilët edhe u shpërbly disa herë me Mirënjohje ( si në shënim të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit Shqiptar) për bashkëpunim nga kjo bashkësi “Bashkësia Shqiptare e Rumanisë”, bashkësi kjo shumë e vyer e kompakte e jona cila ndjekë rrugën e rilindasëve tanë të mëdhenjë si Naim Frashëri, Don Ndre Mjeda, Migjenit, Ismail bej Vlorës e shumë e shumë patriotëve tjerë…
    Le ta falënderojmë Zotin që, nëpërmjet Marjanit, bëri dëshmi të madhe të prezencës së vet në mesin tonë, dhe le të lusim që t’i ndihmojë edhe në të ardhmën, që të na gëzoi me vepra të mira e të dobishme për gjithë ne.
    Megjithëse z. Sebaj-Sopi jeton dhe vepron në Rostock të Gjermanisë, në vazhdimësi vepron për vendlindjen e tij, për kulturën shqiptare që dëshmojnë gjitha këto vepra të cilat cekëm më lartë.
    Dr. Don Mikel Sopi

Burimi/Facebook