Mark Deda – Pritja e Nanes

0
83

Pritja e Nanes.
———————
Po hajne dark nane e bir,
Me zor buka posht ju shkon .
Me fol djali e ka t’vshtire ,
Me za t ‘ulte nise e tregon.

Nane me ty e kam nji fjale,
Du bekim e du hallall .
Se une rrugat du me marr,
M’uro zoti t’ma pri mbar.

Si vet’time ra loti i nanes,
Prej n’qerpik e n’fund te kames.
Si termet buza ja dridh ,
Me durt nelt zotin ka thirr .

T’lutem zot ma ruj kete djale,
Se ti vete ma pate falè .
Nana ma buk s’ka me i dhane ,
M’ja ndriço rrugen me Hane.

Udha mar o biri jem ,
Je ba burre e unë jam plake.
Kah do shkosh ti ne cdo vend,
Une per ty mbaj deren hap.

Dera hap por shpija bosh,
Po kur t’kthehesh e t’mkerkosh .
Se nji dite ka me t’kput malli,
Hajde pak m’tako te varri.

Se shume nana nè Shqipni,
Dite e nate ne der t’oborrit.
Kane prit vite per kto fmi,
Tesh pa za presin posht vorrit.

Mark Deda.

Burimi/facebook