Markelian Kapidani – Herbi Hancock: pianist, Kompozitor, arranxhator – ikonë e muzikës moderne

0
27

… . kur e pyetën artistin se: Pse muzika Jazz nuk është më pjesë e skenës POP?
Ai u përgjigj:
… . Sepse nuk është më muzika ajo që ka rëndësi.
… Në të vërtetë, njerëzve nuk i intereson më muzika në vetvete, sesa ai që e bën muzikën. Publiku është më i interesuar për të famshmit dhe se sa me emër është një artist ndersa për muzikën…….
Mënyra se si audienca lidhet me muzikën ka ndryshuar. Nuk ekziston më ajo lidhja transcendentale me muzikën dhe cilësinë e saj.
Sot publiku dëshiron vetëm “glamour” (budallallëpsje).
Muzika Jazz nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj të fundit. A e dini pse? Nuk bëhet fjalë për përulësi, as për arrogancë, apo kushedi se çfarë qëndrimi (gjoja se nuk duam të bëhemi të famshëm… mbasi jemi “underground”). Asgjë nga këto.
Muzika Jazz ka të bëjë me shpirtin e njeriut e jo me pamjen e jashtme. Jazz-i ka vlera, mëson të jetosh momentin, të punosh (të luash muzikë) së bashku dhe mbi të gjitha të mëson të respektosh të tjerët. Kur muzikantët mblidhen për të luajtur së bashku, Ju, duhet të dini të respektoni dhe të kuptoni se çfarë po bën tjetri. Jazz në veçanti është një gjuhë (idiomë muzikore) ndërkombëtare që përfaqëson lirinë, për shkak të rrënjëve të saj në skllavërinë. Muzika Jazz i bën njerëzit të ndihen mirë me veten e tyre.
Herbi Hancock: pianist, Kompozitor, arranxhator – ikonë e muzikës moderne

Burimi/Facebook/Autori