Markelian Kapidani – MUZIKA BRENDA NESH

0
28

Dëgjimi i muzikës është një veprim i natyrshëm, por për ta bërë këtë gjë, truri ynë aktivizohet duke zbatuar hapa të ndryshëm.
Me siguri që do t’ju ketë ndodhur që gjatë dëgjimit të një kënge, të mbani ritmin e saj duke goditur këmbën me një shpejtësi të caktuar.
Duke ndryshuar ritmin e melodisë, do të ndryshojë edhe ritmi i këmbës sonë dhe është demostruar se do të ndryshojë edhe ritmi i lidhjeve tona mendore.
Dëgjimi na përfshin gjithashtu në një nivel të pavetëdijshëm dhe ushtron ndikimin e tij tek ne.
FUNKSIONIMI I TRURIT KUR NE DËGJOJMË NJË KËNGË
Për të kuptuar se cili mund të jetë ndikimi i muzikës, duhet të bëjmë një udhëtim të shkurtër për të zbuluar trurin tonë dhe funksionimin e tij.
Për ta bërë këtë gjë në një mënyrë sa më të thjeshtë, le ta përshkruajmë këtë proces në disa hapa. Sistemi ynë nervor përbëhet nga qelizat e quajtura neurone, të cilat komunikojnë me njëri-tjetrin përmes neurotransmetuesve, vezikulave të vogla (këto janë organizma sub-celulare) që mbeten inerte brenda neuroneve derisa të ndodhë një impuls emocional. Në këtë pikë ato çlirohen dhe ndërveprojnë me neuronet fqinje, duke e shndërruar impulsin nervor fillestar në një përgjigje specifike qelizore.
Konkretisht, kur dëgjojmë muzikë, në trupin tonë prodhohet një efekt i ngjashëm me atë të marrjes së një droge psikoaktive që shkakton lirimin e dopaminës në tru. Dopamina është një nga neurotransmetuesit. Detyra e dopaminës është të ushtrojë kontroll mbi lëvizjen, vëmendjen dhe kapacitetin e të mësuarit, disa aspekte të funksioneve njohëse, ndjesinë e kënaqësisë dhe mekanizmin e gjumit. Me pak fjalë, këta neurotransmetues janë lajmëtarë kimikë që lëshojnë impulset nervore për të nxitur një mekanizëm të caktuar të trurit.
EFEKTI I MUZIKËS
Por efekti që prodhon muzika nuk është vetëm tek emocionet, por është demostruar se mund të ndikojë edhe në sistemin kardiovaskular, rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.
Për shembull, shpesh ndodh të shohësh sportistë që izolohen duke dëgjuar muzikë me kufje përpara se të dalin në fushë për të luajtur performancën e tyre. Në këtë rast, dëgjimi ka për qëllim përmirësimin e përqendrimit të tyre, por edhe perqendrimin e forcës dhe energjisë, .. .
Anasjelltas, në situata të tjera, muzika mund të përdoret për t’u çlodhur. Zhanret dhe stilet e ndryshme muzikore, në fakt, janë në gjendje të shkaktojnë efekte shumë të ndryshme tek dëgjuesi. Nëse muzika relaksuese është në gjendje të reduktojë nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) në gjak, kreshendoja e një orkestre mund të shkaktojë vazokonstriksion të lëkurës së fytyrës me një rritje të presionit të gjakut.
Në përgjithësi, mund të themi se muzika klasike dhe meditative funksionon në uljen e stresit dhe dhimbjes, ndërsa muzika ritmike ka efekte të dobishme në rritjen e përqendrimit, motivimit dhe përmirësimin e humorit. (!)
Për më tepër, disa këngë mund të konkretizojnë disponime specifike si qetësia dhe mirësia, kushte të cilat lejojnë që potenciali i trurit tonë të shfrytëzohet në maksimum.
Përveç një diskursi të përgjithshëm, është e nevojshme të merren parasysh edhe aspektet më subjektive, pra shijet personale, si rezultat i të cilave, për shembull, një individ mund të shqetësohet duke dëgjuar muzikë klasike dhe të ketë më shumë benefite në aspektin e relaksimit, p.sh: nga dëgjimi i muzikës, popullore.. .
SI FUNKSIONON PROCESI I DËGJIMIT
Dëgjimi i muzikës sjell kënaqësi, sjell kujtime, zgjon emocione dhe na ndihmon t’i bashkëndajmë ato me ata që na rrethojnë.
Një proces që duket absolutisht i natyrshëm, pothuajse i marrur si i mirëqenë, por që në fakt vë në lëvizje një mekanizëm kompleks, siç e kemi parë tashmë pjesërisht.
Duhet thënë se përgjigja që truri ynë u jep stimujve muzikorë nuk varet vetëm nga vetë tingujt, por edhe nga pasuria e njohurive që kemi marrë përgjatë studimeve tona si dhe nga eksperienca e jetës. Në fakt, reagimi do të kushtëzohet edhe nga aftësitë tona muzikore, nga ajo që kemi dëgjuar më parë dhe që është ruajtur në kujtimet tona, nga emocionet që kemi ndjerë.
Thellë thellë, muzika është një gjuhë matematikore e ndertuar mbi kombinimin harmonik mes tingujve me lartësi/shpejtësi të ndryshme. Pra, konceptet bazë të muzikës, kan të bëjnë me Fiziken e dridhjeve të valëve mekanike. Këto dridhje janë numra. Këto numra organizohen nga kompozitori në kombinime mes tingujsh dhe ritmesh.

  • Nga njera anë: muzikanti i mirë “këto numra” di ti klasifikojë simbas gjëndjeve emocionale dhe i përdorë ato për t’u shprehur….
  • Nga ana tjetër, një degjues i mirë di ti interpretojë këto sinjale. Sa më kulturë muzikore të ketë degjuesi, aq më kuptimplotë do jetë muzika e dëgjuar.
    … mbi këto të dhëna, varen edhe gustot tona në lidhje me muzikën (!)
    Por le të kuptojmë se si sillet truri ynë kur dëgjojmë një këngë.
    Tingulli është një fenomen fizik, është ndjesia e prodhuar nga dridhja e një trupi lëkundës që përhapet në ajër. Kur dëgjojmë një këngë, faza e dëgjimit ndahet në dy pjesë. Fillimisht aktivizohet faza e dëgjimit, e cila është një fenomen periferik i lidhur me veshin dhe nervin akustik. Së dyti, duke kaluar nëpër talamus, tingulli arrin në lobin temporal dhe prej andej ai përfshin sistemin tonë nervor me funksionet e tij psicike.
    Në këtë pikë thuhet se tingulli muzikor është “intelektualizuar”.
    Tani truri ynë është në gjendje të dallojë gjuhën nga muzika në mënyrë që gjatë dëgjimit të veprojë duke përdorur dy sisteme të veçanta nervore për njohjen e melodisë dhe kuptimin e fjalëve.
    HEMISFERI I MAJTË DHE HEMISFERI I DJATHTË
    Kur dëgjojmë një këngë, dy hemisferat e trurit aktivizohen:
  • e majta (që ka të bëjë me pjesën logjike) fokusohet te gjuha,
  • e djathta (që menaxhon funksionet më intuitive) përgjatë degjimit muzikor, aktivizon imagjinatën, duke i dhënë jetë emocioneve nga më të ndryshmet,… ndërkohë pjesa e majtë analizon aspekte të tilla si struktura e këngës dhe teksti i saj, pjesa e djathtë vazhdon t’i perziejë idetë duke krijuar lidhje mes tyre.
    Është interesante se disa studime kanë zbuluar se muzikantët e perceptojnë muzikën në dy mënyra të ndryshme në varësi të qëllimeve që drejtojnë dëgjimin e tyre. Nëse duan të rrëmbehen nga tingulli, do të dëgjojnë, në mënyrë të pandërgjegjshme, me hemisferën e djathtë. Nëse, nga ana tjetër, duan të analizojnë melodin, akordet, ritmin, etj nga pikëpamja teknike, hemisfera e majtë do të marrë përparësi.
    Të dy hemisferat përfitojnë nga muzika. Nëse fokusohemi më shumë në anën e majtë, këto do të shfaqen në përmirësimin e kujtesës, aftësive motorike, ndjenjës së ritmit, koordinimit të trupit përmes levizjeve të Valles, ecjes ritmike, kërcimit…. Nëse, nga ana tjetër, fokusohemi më shumë në anën e djathtë, do të kemi një zhvillim më të madh të imagjinatës, një përmirësim të kreativitetit (aspektit krijues, fantazis) gjithashtu do perfitojmë ndjesi me empati më të madhe
  • .

Burimi/Facebook