Martin Berishaj – A ka moral në politikë?

0
71

Në hapësirën politike shqiptare është bërë gati aksiomë fakti se politika është diçka e pamoralshme dhe si rrjedhojë ata që merren me politikë janë të pamoralshëm!
Ky perceptim i gabuar në shoqërinë tonë ka “lëshuar shtat” e, i cili e trajton politikanin si njeri joparimor që sillet e vepron me dredhi për të arritur qëllime të caktuara.
Nga ky lloj perceptimi, domosdoshmërisht parashtrohet pyetja se a ka, dhe në ç’masë reflekton morali ne politikë?
Po, në politikë ka moral!
Por kjo varet nga fakti se sa edukatë dhe moral ka sjellë me vete nga përditshmëria e tij para se të bëhej ai politikan (apo deputet).

Burimi/Facebook