Maturantja ekselente nga Durrësi pranohet në një nga universitetet më të mira të botës

0
49

Një arritje mjaft e rëndësishme për maturanten ekselente nga Durrësi, Dea Myshketa. Adoleshentja, maturante në kolegjin Turgut Ozal është pranuar me bursë të plotë në një nga universitetet më të mira të botës “Massachusetts Institute of Technology” (MIT).

Lajmin e bën të ditur shkolla ku studion Dea Myshketa, e cila thekson se një postim në rrjete sociale se adoleshentja nga Durrësi ia doli të dilte ndër aplikantët nga e gjithë bota që konkuruan për të fituar një bursë studimi në këtë universitet.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen pas shumë çmimeve në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, një përgatitjeje sistematike dhe një pune të palodhur si brenda edhe jashtë shkollës nga nxënësja jonë. Ky lajm është një krenari jo vetëm për Dea-n, familjen, shkollën, por për të gjithë Shqipërinë.

Suksese të mëtejshme Dea në rrugën drejt së ardhmes!”,- shkruan kolegji Turgut Ozal, në rrjete sociale. Në dhjetor 2019, një tjetër gjimnazist i këtij kolegji, Gred Braho, siguroi një bursë të plotë studimi në universitetin e Harvardit, SHBA.

Postimi i plotë:

Maturantja ekselente e shkollës sonë Dea Myshketa është pranuar me bursë të plotë në një ndër universitetet më të mirë të botës, “Massachusetts Institute of Technology” (MIT), duke dalluar në shumë aplikantë të tjerë. Si pasojë e pandemisë numri i aplikantëve nga e gjithë bota arriti shifrat më të larta në histori, por Dea ia doli të spikasë ndër të gjithë ata.

Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen pas shumë çmimeve në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, një përgatitjeje sistematike dhe një pune të palodhur si brenda edhe jashtë shkollës nga nxënësja jonë. Ky lajm është një krenari jo vetëm për Dea-n, familjen, shkollën, por për të gjithë Shqipërinë.

Suksese të mëtejshme Dea në rrugën drejt së ardhmes!

Burimi/tirana1.com/