MBISHKRIMI NE KALANË E ALI PASHËS NË PORTO-PALERMO

0
88

Varianti i përkthyer nga mësuesi i merituar Janko Pali ne vitin 1932
GËZIM LLOJDIA
1-
-Në ballin e portikut të kështjellës së Ali Pashait,në Porto Palermo,në jug të gdhendura gjenden në një stil,ndoshta në atë bizantin, vargjet nga mënyra e të kënduarit duken që janë të bejtexhinjve të oborrit:”Ktheni ploret o detarë…afrohuni pa frikë,inati i erës dhe dallgët janë frikë…Ky është varianti i parë që unë gjeta dhe ne fund do tju paraqese variantin e dyte te mesuesit Janko Pali nga Qeparoi.Çfarë do të kuptojë ky rapsod oborri i Ali Pashait me fjalët,ktheni ploret o detarë…,Flitet për anijet detare, që të ankorohen aty buzë vendit ku prehej pashai. Një ditë do të kthehem tek ju i ka thënë edhe Pukevil ,i cili ka shkruar për këtë takim dhe ka përmendur vitin 1806,kohë këtë cilin Ali Pasha e mirëpriti në kalanë pesë këndesh e projektuar nga një inxhinier bashkëkombës i Pukevilit, po francez. Afrohuni pa frikë besoj shqyrton,aty për ku je nisur,po të them në gjuhën vendase ”Mirëardhësh ! Në një sterre,dallgët të krijojnë ndenjën e madhe të frikës,zhurma e tyre,shkrumbëzimi,përplasjet,lartësia e tyre e matur në disa ballë,dhe kësisoj inati i erës,nuk mund të përballohen përveçse tu thuash hapu ,janë goditje që ndryshojnë format e shkëmbinjve .Ktheni ploret o detar… në qiellin e kthjelltë nëpër natë,nuk ka ndonjë formulë të fshehtë mikpritje,për të kthyer anijet në gjirin e kështjellës ku qëndronte pashai plak i menduar,që ishte e rebeluar me perandorin.
Frynë jug erë e fortë, që ndihet më tepër në jug ,por sidomos në këtë pjesë jugore. Kalaja është në vendin më të bukur,një ishull deti e rrethon më tre pjesët me ujë,ndërsa përkarshi është rruga që mbrinj deri atje. Duken muret e kalasë, frëngjitë e vogla të mbuluara me rrasa guri. Murre,portik, frëngji .Kalaja është mirëmbajtur mirë. Brenda ka dhoma,puset e ujit. Dhoma të errtë si biruca. Koridorre dhe mjedise të tjera. Punuar me gurë. Një ndër specialistët e monumenteve të kulturës në rrethin e Vlorë, N .Bajrami shprehet se ka një ide interesante. Duke parë se në ishullin e Janinës, grekërit kanë krijuar një muze për Ali Pashën,përse ndoshta në të ardhmen mund të projektohet dhe të ndërtohet një muze për Ali Pashën. Aty mund të përmblidhen të gjitha të dhënat si dhe dokumentet,reliktet dhe foto për sundimtarin Ali Pasha. Duhet thënë se pas Skënderbeut,është Ali Pasha ,sundimtari që sundoi jugun e vendit duke e taposur pushtimin osman. Duke bashkëvepruar më bektashinjtë për një aleancë të vetme të dy palët kishin një kundërshtar,shteti i Ali Pashës është i njohur duke ekzistuar ,ku Ali ishte sundimtari një lloj kryeministri shqiptar .Dhe është e kuptueshme koha e tij,por është pak e njohur si kohë e qëndrimit te ekzistencës së shtetit shqiptar karshi osmanllinjëve . Në muzeun e Ali Pashës mund të vendosen dokumente origjinale që gjenden në shtetin turk,por edhe në ishullorin e Janinës .A duhet menduar sa për fillim duhet thënë se është një ide e mirë për ti hapur udhë realizimit të më vonshëm. Kjo edhe nga fakti sepse sivjet kalaja në Porto Palermo pati vizitorë të shumë,turistë tëhuaj që interesoheshin për Ali Pashën dhe kalanë e tij,kohën e sundimit,rreth dy shekuj më parë. Kalaja e Ali Pashës mbart një tregim të moçëm. Ali pashai e ndërtoi këtë kala për gruan e tij Vasiliqinë. Thuhet se thesari i saj është zhytur në katakombet e saj dhe pas mërgimit të pashit dhe gruas së tij ,thesari nuk u gjet,duke treguar se legjenda ishte më tepër një sajim popullor.
Kështjella -Kështjella në jug, e Ali Pashës mësuar me gjuhën e fjalëve të patregueshme,ku të shfaqet Vasiliqia ,që e parandien ardhjen e orëve te territ,në dyert e saj nga shenjat pluskuese i solli koha. Ti hënëz e plotë,në flokë!O pishës e ndezur në muzg!Sa shikime janë ngurosur përmbi ty:” C’pret moj e gjorë,Aliu s’është më i gjallë…
Me pak nakar. Faethoni dhe Pirua që imi
.Aliu është zoti ynë nga Tepelena trimi…
Thuhet se në Himarë kalonte trakti i Egnatias jugore, që përshkonte Aulonën, Llogora, Himarë, Finiq. Himara e ka plazhin në Spile më të mirin. Ajo,që mund të tërheq kureshtar është shpella e Odisesë në Spile. Si i shpëtoi Ciklopit varur në leshin e deleve. Në Porto Palermo,kështjella e Ali Pashait ka formë pesëkëndëshe. Muret janë të trashë 1.6 m .Në ballinë gjenden vargje poetësh,gdhendur me stilin bizantin. Ndërtuar poetika e tyre me kaq ëmbëlsi me detin:
2-
Mbishkrimi i dyte na e ka dërguar nga USA Pertaq Pali ibiri i Janko Palit
Mbishkrim ne deren e forteses se Palermos te ngritur me 1806
nga ALI PASHA, Vezir i Janines.
Stripste tis pllores afova thallasopori kseni
S’tin thallasa tu Panormu, thimos vjeni !
Q’eme pu tora vlepete s’ton urano san astro
Ime tis niqis tropeo astrapovollo Kastro !
Nifadhes Himarjotises m’ektisane me zillo
Afillo pros tus afillus qe pros tus fillus fillo !
M’ezilepse o Faethondas m’ihe nakari o Pirros
ALIS o protos me krati Tepelenjotis iros !
Afendis plireksusios s’tis Ipiros ta meri
Qe stratighoa Asirios me ta spathi s’to heri !
Pende mirjadhes stratevma Krata s’ton orismo tu
Afovos penda q’atromos anandja s’ton enthrotu !
S’ta Janin’ ahapavete t’atromito londari
Tis Athinas to jenima q’anathrema tu Ari !
Ngritur ne kopje ne vend me 1932 nga Arsimtar Janko Pali
Ktheni plloret o detare,hyni ne liman rehat
Ketu ne Panormen deti s’trembet eres me inat
Edhe mua qe shikoni lart ne qiell qe çaj rete
Jam e fitores trofe fortes’ qe shkrep rrufete !
Nuset e Himarjoteve me ngriten me kujdes
Armike per armiqte, per miq mike me bese !
Me pati zili Fatheondi dhe Pirro me pat nakar
I Tepelenes me sundoi heroi Aliu i par
I plotfuqishem eshte sot ne ç’mban Epiri vende
Dhe gjeneral Asirian me shpat’ e me mende !
Pese dekada mijera ka n’urdher ushtare
Pa frike e pa u tutur u ben armiqve balle
Tani Janine prehet luani pa frike
Nga Athinaja lindur , qe Marsi vete ka rrite !
Perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga arsimtar Janko Pali ne vitin
1932 (shkruar me makine shkrimi mare nga orgjinali i vitit 1932 dhe ne dy
½ flete, formati ) .Qeparo me 29. XI. 1979

Burimi/Facebook/Petraq Pali