Mbretëreshë tërë jetën kurorëzuar

0
272

Grua, ti je një hall, shpresë,
një trysni e pafund dhimbjesh…
Grua, ti je besnikëria, je gëzim
i botës, një pafundësi hallesh…
Grua, ti je thellësi oqeanike,
nji labirinth i tërë, oaz mendimesh…
Grua, ti je kërkuese, pangopësi
egoiste, me klithma lodrimesh…

Grua, grua!… A më do ti mua?!…
veç pyesnin pa pushuar…
Grua, ti përtyp lotët, marreveshja
zemrën mban copëtuar…
Grua, grua, që nga mëngjezi në dark’,
ec dhe rend rënduar…
Grua, grua, lodhja qeshet, ironizon,
në syte e t’u e dorëzuar…

Grua, ti perandorake, hidhnake,
dinake, luftarake e drejtësisë…
Grua, ti ofshamë e bukur, e përvëluar
nga prushi I dashurisë…
Grua, ti princeshë, luftarake
e orgazmës sunduese mbretërore…
Grua, ti Helenë, legjendë titanike,
shumë tituj prej djalli morre…

Grua, ti klan i nënshtruar shumë
ngjyrash, ndëron si kameleon…
Grua, ti Etna vullkanike, që hakun
rrëmben, lufton kur dashuron…
Grua, ti je lëndinë Zanash, nji petk
i gjelbër, tunduar me lavdinë…
Grua, ti je e vetmja artiste gjigande,
që di të gdhendësh njerinë…

Grua, ti lule e bukur, hirësi hyjnore,
me vesë lakuriq bulëzuar…
Grua, ti simbol jetik, poetik, që
vyshkjen krejtësisht e ke mohuar…
Grua, ti nanë e dashtun, jetën ripërtërin,
tek fëmijë mban në duar…
Grua, ti krye lartë mbetesh,
mbretëreshë tërë jetën e kurorëzuar…
Ardiana 10/13/2019