Pranvera Teli – Më 18 shkurt u mbushën 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me Republikën e Austrisë, 18 shkurt 1922.

0
32

Republika e Parë Austriake u krijua pas nënshkrimit të Traktatit të Saint-Germain më 10 shtator 1919, si pjesë e sistemit të traktateve të paqes të nënshkruara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo luftë i dha fund perandorisë austro-hungareze. Kushtetuta e Republikës u miratua më 1 tetor 1920. Ndërkohë për Shqiperinë, antarësimi i saj në Lidhjen e Kombeve 1920 dhe vendimi i Konferencës së Ambasadorëve nëntor 1921 për njohjen e statusit dhe kufijve të saj, hapi rrugën e njohjeve ndërkombëtare të qeverisë shqiptare dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas tre –katër njohjeve të para nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencë, krizat e shpeshta qeveritare të dhjetorit 1921, ku brenda muajit u ndërruan 5 kabinete qeveritare, ndaluan njohjet e tjera të qeverise. Qeveria federale e Republikës së Austrisë e vonoi njohjen e saj deri me 18 shkurt 1922. Ne notën dërguar qeverise shqiptare, ajo deklaroi zyrtarisht se njihte Shqipërinë si shtet sovran dhe të pavarur, duke shprehur dëshirën për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.
Konsulli i Parë i qeverisë shqiptare në Vjenë u emërua Dr.Gjergj Pekmezi ne 1922, i shkolluar në Austri, i cili me autorizim te qeverise shqiptare kishte hapur edhe Zyren e pare te Pasaportave per shqiptaret ne Vjene, para se te njihej qeveria. Ai do ta kryente detyrën e konsullit deri në tetor 1924, kur u zëvendësua nga Dr. Nush Bushati, i doktoruar ne Vjene. Ne vitet ne vijim ai u pasua nga Çatin Saraçi e me pas Kol Rrota deri ne vitin 1939, por tashme ne pozicionin e Konsullit te Pergjithshem.
Ndërkohë Austria do të përfaqësohej nga Konsulli i saj i Nderit në Shkodër z. Stefan Curani qe nga viti 1923. Pas dorëheqjes se Stefan Curani, ne 1932 si konsull nderi i Austrise , ne kete pozicion emërohet Aleksander Hobdari me qëndrim ne Tirane dhe në shtator 1935 ai u zëvendësua nga Asim Abdurrahmani ne pozicion Kryekonsull Nderi i Austrise po ne Tirane deri ne vitin 1939.
Në fund të vitit 1930, Dr. Othon Gṻnther i paraqiti mbretit Zog I të Shqipërisë kredencialet e tij si i pari I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Republikes se Austrisë në Shqipëri, me qendrim në Athinë, i pasuar në vitin 1933 nga M.Lothaire Wimmer.
Në vitin 1931 u krijua në Vjenë Shoqata Austri-Shqipëri, e cila do të luante një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në të njëjtin vit u nënshkrua marrëveshja e parë mes dy vendeve, konkretisht “Konventa për heqjen reciproke të regjimit të vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë”.
Në nëntor 1937, Egon Berger Waldenegg i dorëzon letrat kredenciale Mbretit Zog I si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Austrisë në Shqipëri me qëndrim tashme në Romë, si rezultat i rritjes se prezencës nacionaliste ne Austri dhe animit te saj drejt Boshtit Rome-Berlin-Tokio qe po konsolidohej.
Për shkak të zhvillimeve të reja politike dhe ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë, për tu rivendosur në vitin 1956.
Foto te perzgjedhuna ne web nga une

Burimi/Facebook/Denata Rroji