Me therrit ne emer!

0
159

Ishte shtator i 2003.Nje nga muajt me te kendshem te vitit, vjeshta ende s’kishte erdhur Tiranes…Nje grup i madh intelektualesh te nderuar shqiptare me banim ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal i Zi, Kroaci,France ,Zvicer, USA Itali dhe vende te tjera u bashkuan per te mbajtur mbledhjen e Kryesise se Lidhjes Shqiptare.
Ishte kenaqesi te takohesha me keta njerez te mrekullueshem dhe per mbresat e atij takimi une kam shkruar dy-tre artikuj ne vijim te mbledhjes atehere dhe nuk po i perseris ketu.

Ajo qe desha te hidhja ne leter eshte dicka e bukur qe mu kujtua rastesisht tek po shfletoja disa albume per te zgjedhur foto per dicka qe po botohet..Eshte dhe nje
Mes tyre shoh fotot tona bera me Mbretin Leka Zogun dhe te ndjeren ,gruan e tij mbretereshen Suzana.

Kujtoj ato momente kur une u prezantova me te dy dhe do pershkruaja dy momente qe si une si Vitorja si dhe ata qe ishin te pranishem e kujtojne gjithmone me buze ne gaz..
Ishte ora 18:00 dhe ne nuk ishim bere ende gati te shkonim ne pritje poshte ne holl te hotelit.Ika une, tha Vitorja e po tani s’do me presin mua te ftuarit..Kishte te drejte, duhet te ishte aty kur te hynin qe nga kryetari i parlamentit,kryetaret e partive politike ,artiste,shkrimtare, miq e te ftuar..Ik o Ma ik,… i tha Mardena ne po vijme me vone… dhe ne te dyja u vonuam pak,po me ne s’prishej puna…Ne ishim te lumtura qe ishim bashke me shume miq e mikesha te tjere , me miq te njohur e te panjohur, ishte nje periudhe e bukur dhe nese politikanet vinin ne holl dhe ne s’ishim aty pune e madhe .

Puna ishte se ishin truprojat e politikaneve qe ishin shperndare gjithandej e ndoshta s’do na linin te hynim,aq me mire thame dhe Madi e une pime nga nje kafe ne hotel pastaj shkojm takohemi me ke te rrije me gjate. Profesor Adem Demaku na vuri re qe po dilnim dhe po shkonim ne tjeter drejtim dhe na kapi nga krahu..s’keni ku shkoni ju…ju kapa..tha…Duke qeshur i thashe ke do takojme tani aman? Eja tha se “Mbreti” sapo ka hyre me mbretershen dhe princin..Ndigjo tha kur ta takosh me e salutu si duhet..!
-si i thashe..
.ja tha ,me doren ne stomak..mire i thashe …por kur shkova as kemben ula as e salutova..u hutova ndoshta apo nuk ja di huqet mbreterve hahahah …drejt me thene..nuk me behej ta salutoja…ishte krejt gje e huaj per mua..dhe i zgjata doren….Mbreti s’levizi nga vendi..priste kortezine, salutimin, ndoshta ,por me xhentilese me dha doren me pyeti si e kam emrin dhe me falenderoi. Madi e shtyre nga profesori… e salutoi… dhe per momentin… drejt ne kembe te gjithe c’ishin aty rrotull…sa kam qeshur une dhe ata qe na rrethonin…por e kapercyem kete moment..disi jo te rehatshem, por asnjera pale s’kishte faj..ne s’ja dime radhen ketyre gjerave..apo jo..?.kur shkova ke mbretersha Suzana.. aty ishte , ne krah Vitorja jone… Nuk e di se c’fare i tha Vitorja por ajo mbreteresha e kendshme ,Suzana e qeshur e dashur,me foli anglisht dhe kur degjoi mbiemrin tim McCormack filloi te me tregonte se nje pjese e familjes se saj kishte rrenjet ne Irlande..Sikur ta dija i thashe, Australia Amerika dhe Afrika jane te “pushtuar” nga irlandezet :)) qeshem ,folem per gjera te ndyshme dhe pastaj takuam Princin Leka i cili refuzoi te fliste anglisht..Ai komunikonte shume mire ne shqip… Me pelqeu ky gjest i tij..Mbremja vazhdoi bukur …per te vazhduar ende me kendshem te nesermen..Nje grup nga intelektualet u ftuan ne residencen mbreterore ne Tirane…Aty ulur ishte Lartmadheria e tij,dhe Vitorja qe e njihte mire, qe me pare shkone e takon dhe Ai gjithe xhentilese i tregoi nje vend qe te ulej afer tij .Vitorja ulet drejt dhe ….ne fronin e mbretereshes …dhe fillon muhabetin si gjithmone ,ashtu si e njohim ne ate..pa shume hyrje protokollare…Po he o Leka si dukesh ..je mire o vella??

Mbas pak vjen mbreteresha dhe te gjithe ata qe ishin rrotull ngelen si te ngrire se Vitorja kishte zene vendin e mbretereshes…Vitoren po e shihnin ne sy.!..Ajo po i shihte djerset qe rridhnin nga balli i trup rojeve qe rrinin ne kembe aty dhe nje moment i paharruar ishte kur Vasoja (Qesari) u perpoq ti spjegnte me shenje per vendin po hic Vitorja i rrutulloi njehere syt si e hutuar… u ngrit qe .. takoi mbretereshen dhe prape ne vend..ne kolltuk…..te gjithe serish prisnin Viton te lironte vendin…situata e ngrire..Vitoja e kap momentin dhe thote…
Po c’fare gabimi bera moj Suzana i tha qe po me shohin te gjithe keshtu…
U be nje cast heshtje dhe besoj qe te gjitheve i kaluan djerse te ftohta nga kjo thenie aq natyrshem po jo ne vendin e duhur se nuk po i drejtohej nje shoqeje, po asaj qe gjithe jeten i ishte thene Madheria Juaj.
Akullin ne sekonde e theu vet Mbreteresha me ate finesen dhe embelsine e saj i hodhi doren ne sup dhe me nje te qeshur te papermbajtur i tha
Asnje gabim s’bere.Perkundrazi!
Nderkohe Vitorja e kuptoj qe ishte ulur ne vendin e mbretreshes dhe deshi te spostohej , po si mbreti si dhe mbretresha ne te njetejn kohe , e ulen prane , Te gjitha ndodhen aq natyrshem , sa dhe pse te gjithe ishim akoma te hutuar (, dikush fotografoi ate moment , te cilen Vitorja e ka vene te libri i saj “Vetmi e largesise”)filluam te qeshnim

E kapi nga dora mbretereshen qe akoma po qeshte dhe i tha
Ju kerkoj falje …( ketu prap ngeci)… qe ju thira ne emer
Me ke dhene kenaqesine me te madhe -i tha me perzemersi mbreteresha ..Kisha aq kohe qe s’me kish thirur njeri ne emer , qe nga femijeria e larget bile kam deshire te me flasesh keshtu.
Drejt te them-vazhdoj Vitorja keshtu me vjen me mbare dhe mua Eshte me intimitet me kofidenciale ju jeni aq e thjeshte dhe e dashur.. dhe te them te drejten duke ardhur per ketu i thosha mikut tim Vasil Qezarit po si do i drejtohemi ne mbretereshes Kisha ca emocione, se me perpara s’kam menduar se do isha ndonjehere para nje mbreti dhe mbretereshe.. keto emra i kam degjuar vetem ne perralla dhe par neper filma.
Biseda kaloi shume e ngrohte dhe miqesore si me Mbretin dhe mbretereshen , me te gjithe ne delegatet. Thjeshtesia dashamiresia , menyra e embel si te drejtoheshin tregonte fisnikerine t qe i karakterizonte te dy , po mua ajo qe me beri shume pershtypje dhe e ruaj si kujtim te paharuar nga ai takim i pare dhe i fundit me shkelqesine e saj Suzana Zogun, ishte fakti se sa mire ajo e njihte historine e shqiperise zakonet dhe traditat e bukura tona dhe sa me saktesi dhe zgjuaresi foli me Z- Nekibe Kelmendin ,parlamentaren Kosovare, kur e ngushelloi per tragjedine e saj familjare dhe e pergezoi per rrugen e te shoqit qe ndiqte Nekibja per pavarsine e vendit saj

Tek une kane lene shume mbresa ai takim e sidomos kur duke folur natyrshem me gjithsejcilin nga ne s’me harrohet se si me thjeshtesi me pyeste se sa femije kam,ku e kam familjen time, si ndjehem ne emigracion…Plus kur degjoi qe une kisha jetuar dy vjet ne Afriken e Jugut,flisnim per lagjen e tyre Randburg dhe biuseda ishte teper e ekndshme… e jo vetem me mua mua. Apo kur thoshte: Shqiperia eshte dhe Atdheu im Kam pas enderr ti shija keto vende qe me ka folur me aq dashuri si im vjeherr si dhe mbreteresha dhe burri im. Kete enderr dua ta shof realitet ashtu si e deshen ata shqiperine te bashkuar te lire te forte dhe demokratike. Me erdhi shume keq per vdekjen e saj te parakoheshme dhe ate dite me rrinte tere diten ajo fytyre e qeshur dhe e embel qe me tha shpresoj te takohemi se shpejti.. Nuk do ta harroj kurre kete dite ku degjova emrin tim te thiirej aq natyrshem nga mikja juaj tashme dhe e imja Vitorja Kisha kaq kohe, qe s’kisha degjuar te me therrisnin ne emer….

Merita Bajraktari McCormack
New York

Burimi/facebook