Media franceze për teatrin

0
37

Një gazetë në Avignon është ngacmuar nga tema e nxehtë për shëmbjen Teatrit Kombëtar. Justina Aliaj ka qenë e ndjeshme dhe shumë e interesuar për temën e mos-shëmbjes së godinës, e cila tashmë po shihet me vëmendjen edhe nga të huajt. Miq të saj i kanë nisur me e-mail edhe publikimin e bërë në këto media. .

Në gazetën Franceze shkruhet: “Në Tiranë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë duhet të prishet për t’i lëshuar vendin një projekti me gradacela rezidenciale. Qysh në fillim të 2018-ës, artistët, profesorët dhe qytetarët e thjeshtë, manifestojnë non-stop kundër këtij projekti. Në korrik të këtij viti, agravimet u ashpërsuan midis policisë dhe manifestuesve që iu bënë pengesë për ta rrënuar Teatrin. Për të siguruar fonde, aktorët vullnetarisht hipin në skenë dhe planifikojnë spektakle tri herë në javë. Autoritetet e kanë ndërprerë energjinë elektrike, por okupuesit (protestuesit) kanë instaluar një gjenerator. Për Shqiptarët, Teatri Nacional nuk është vetëm një vend i kulturës, por një vend historik, gjithashtu: aty kanë zënë vend proceset e para komuniste, pasi Shqipëria u clirua nga nazistët në vitin1945.”

Teatri nuk shembet.

Billedforhåndsvisning
Fotografia e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Fotografia e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit



Burimi/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit