MEDIN ZHEGA ( 31.01.1946 12.06.2012 )

0
110

Kur rri e mendoj , se kur te pashe per here te pare, kujtohem aty te parku i zotni Ernestit ( Helepiani) behej kampionati i futbollit te qytetit per pionier…ti nuk ishe me teper se 14 vjec…nje djale bjond , elegant , me nje perdorim topi disi ndryshe nga bashkmoshataret e tjere , me nje vrapim prej atleti…Une te ndiqja diku pas zotni Ernestit dhe nje burri tjeter , qe asokohe nuk e njihja , por vite me vone e njoha dhe e desha shume..ishte Xhelal Juka..Te dy dic bisedonin per ty…duket ato dalluan shkendijat e talentit tend…Dhe mjeshtrat Helepiani e Juka nuk mund te gabonin…Ti kishe lindur per futbollin dhe futbolli u be pasioni e profesioni yt…Dhe shkelqeve. Kalove disa shkalle njiheresh…arrite te beheshe nje titullar i padiskutueshem i perfaqesueses.

Po , Vllaznia ishte dobedia jote.Gjitheshka dhe per futbollin Shkodran…Ah , sa gola na dhurove..golat ishin njeri me i bukur se tjetri…njeri me i veshtire se tjetri…se ti futje koken aty ku nuk mund te futej , ti futje kembetaty ku nuk pritej….Rrezikoje veten per golin..Sa here je perplasur me shtyllen e portes…dhe nuk e kishe mendjen nese je vrare , po ndiqje topin nese kishte perfunduar ne rrjete…Ne te gjithe ne kembe, teper te emocionuar…nuk ishim ne gjendje ti gezoheshim golit…te trembur dhe gjithe ankth te shihnim te shtrire…dhe vetem kur ngriheshe, atehere thirja goooool i ngjante nje britme uleritese , dale nga shpirtrat e tifozeve Shkodran…Kaq shume sakrifikoje per golin , per fitoren , per Vllaznine…Rrezoheshe , demtoheshe , sakatoheshe e prap, si nje luftetar i pamposhtur coheshe e vazhdoje…

Nga e merje ate guxim o Din Zhega..nga te vinte ajo force…nga te buronte ajo kurajo…cfare arsye e motiv te shtynte , sa te rrezikoje veten…E po ti kishe zemer…kishe shpirt…Zemren ia dhe qytetit tend…shpirtin vendit tend…Ndaj , ti u bere idhulli i gjithekujt…shembulli i me te rinjve..ti u mesove, se per te fituar duhet luftuar…se goli nuk dhurohet po fitohet…se futbolli nuk eshte vetem pasion, po mund e sakrifice , gjake e djerse. Ah ..cfare tribluesi fantastik ishe o Din Zhega…Levizjettuaja me trup ishin mahnitese…nje teknike alla Braziliane…Beje sikur shkoje majtas dhe kaloje djathtas…ose i gjithe trupi yt djathtas dhe ikje majtas..Kundershtarit i mbeste te shihte numrin e faneles…Te kujtohet , ty te quanin mbreti i ajrit…Krosimet nga e majta te Halil Pukes dhe nga e djathta te Leke Kocobashit perfundonin ne koken tende..Se ti ishe mjeshter per te zooteruar topat ne ajer…Nuk e di , a ishte kercyeshmeria yte e larte apo gjeje kohen per te qendruar ne ajer me gjate se te tjeret…Apo fiziku e teknika jote te benin te ishe superior…Po , nje gje e di mire , ti ishe tmerri i mbrojtesve ..me i frikeshmi i portiereve..Ti ishe tipik sulmuesi i futbollit modern…

Cdo skuader do ta kishte per nder te te kishte sulmuesin e saj…Sa keq qe luajte ne atkohe..ndryshe sot…emri yt ,i Panajot Panos, Sabah Bizit, Zan Tragamit , Ali Memes , Mexhit Haxhiut, Paulin Ndojes , Ardian Arres e ndonje tjetri do te gdhendej me germa te arta ne futbollin Europian..Fama per ndonjerin prej jush do te pushyonte faqet e mediave sportive..do te terhiqte vemendjen e specialisteve , te trajnereve , sportdashesve… Ani…ky ishte fati juaj.Ketu tek ne bete me te bukuren , me te miren. E keshtu , ne mes te sukseseve vazhdoi kariera yte sportive…Derisa nje dite nuk te pame te vrapoje ne fushen e blerte..po , prap ishe aty ne stol…tek beje rolin e trajnerit…Dhe ishe perfekt..Futbolli per ty nuk ishte vetem profesion , mbi te gjitha ishte dashni…Eksperienca , dijet , specializimi ne Austri te ndihmuan te mesoje teknikat e trajnimit bashkekohor fal dhe njohjes te gjuhes Gjermane , qe ne shkollen e mesme me orof. Karlo Ljarja…E ne saj te perkushtimit arrite sa te ishe trajneri i ekipit tone Perfaqesuese…Kurre nuk do ta harroj ndeshjen e Perfaqesueses tone ne Gjermani…edhe pse binte shi me rrebesh , pikat e shout te rridhnin curg, kostumi te ishte ba per tu shtrydhur..prap ti nuk futeshe ne strehen e stolit…doje te ishe sa me prane futbollisteve tuaj , ti drejtoje e keshilloje…e ato tek te degjonin e te shihnin ne shi bene me te miren e mundeshme…per mua , ajo ndeshje ka qene nder me te bukurat qe ka zhvilluar Perfaqesuesja jone…

E tek te ndiqnim ne vite , kudo qe shkoje…nje lajmi i hidhur , trondited , na erdhi nga Kanadaja e larget…Kishe pesuar aksident..rrije shtrire e nuk coheshe dot…U ktheve ne Tirane, qendrove muaj ashtu pa levizur…O Zot , sa e tmerrshme ishte te shihnim ashtu shtrire…Vetem syte nuk e kishin humbur shkelqimin e dikurshem…Buzeqeshja jote ndonse e sforcuar arrinte te shpehte miresine , qe te shoqeroi gjithe jeten…Na duhej te te jepnim kurajo , po zemren e kishim cope…Ti idhulli yne, fitimtari e fenomeni yne, mbreti i sulmit Shkodran qendroje pa levizur dhe ne ishim te pafuqishem per te ndihmuar…Ah , sa do donim te zgjatnim mijra e mijra duar per te te ngritur…sa do donim te bashkonim mijra e mijra supe per te te mbajtur…vetem te ishe me ne ..te jetoje me ne ..ti kampioni e miri yne…Po jo..nje dite Qershori , si sot tete vite me pare ike e na le…Dikur na beje te qanim nga gezimi i golave qe na dhuroje…tani lotojme nga pesha e dhimbjes te ikjes tende…Ike lart o engjell e aty pushon i qete…se detyren ne boten tone e kreve me se miri..
E tani..kam bashkuar zerin tim me dhjetramijrave te tjere ..per te shprehur mirenjohjen e dashnine tone per Ty O I SHTRENJTI YNE I PAHARRUESHEM DIN ZHEGA

Shkruar nga Sokol Parruca

Burimi / Facebook / Profili i z. Sokol Parruca

V:O – Fotot pregatit nga luigjipress