MEDITIM I NJE JETE TE TRAZUAR.?

0
78

Tek rri brenda dhomës dhe në kokën time kalojnë me qindra e qindra biseda të kohëve të shkuara,kur në vërtete ishim të dashuruar dhe cdo gjë thurnim për njëri -tjetrin.Por dhe shumë ngjarje nga një jetë e shkuar.Nga ajo jetë që kishte shumë gjëra të bukura,shumë takime e vizita në mes miqësh e shokësh.Nuk më dalin nga mendja,kur me shokët ,mblidheshim ditëve të shtuna,për të kaluar një të shtunë me shokë e miq dhe me pak pije dhe meze të ndryshme dhe me një shok që na bënte të këndonim deri në orët e para të mengjezit të së dielës. Kjo traditë aq e bukur e kohës së beqarisë eci dhe më tej,kur shokët filluan të fejohen e të martohen.Nuk u shkëputëm për asnjë cast nga shoqëria jonë,por ashtu së bashku gëzonim dhe kalonim fundjavat me ato mundësi që kishim,sepse ishin kohë të tjera,kohë të krizave e kohë të ndryshimeve demokratike,ku po frynte një erë e re, ku  dhe ne ishim brenda kësaj ere ,që të jepnin dhe në një dorë në këto zhvillime.
Po kush nuk e donte demokracinë,apo në që ishim një brez i vuajtur.Ndaj sikur ai fëmija ,kur prindi i blen një dhuratë ,qe ai e ka patur me shumë dëshirë,ashtu dhe ne prisnim ,cdo ditë e cdo minutë atë foshnjë që po lindëte me emrin “Demokraci”.

                                                 #                           #                                       #
E kështu me këto kujtime e biseda të kohëve të shkuara,shoh se ku jam tretur sot,larg botës,larg njërzve të mij,me duket vetja tamam ,si një i braktisur nga jeta. Ndoshta ka dhe të tjerë që mendojnë si unë,por se si me duket vetja,nuk di as unë ta bësoj ,por as ta kuptoj.Pse kështu e kërkova unë këtë jetë ? Pse kështu do ti kaloj vitet e pleqërisë,larg njerzve të mij të dashur e të shtrejtë për mua,ku të gëzohem si fëmijë vetëm në një bisedë 10-15 minutshe.Pse a kjo qënka jeta e sotme,që unë desha e kërkova ? Jo nuk është kjo.Unë doja një familje të gezuar,ku te respektohej cdo antar i saj dhe të dëgjohej,cdo e thënë e sejcilit. Por jeta ndryshoi ashtu papritur e pa kujtuar,qe as unë nuk e kuptova.¨                                                      #                             #                                #
Sa interesant jane njërzit e kësaj bote. Të don sa të ketë nevojën tënde dhe me pas të hedh si leckën në koshin e plehrave,duke bërë se nuk të ka njohur kurrë. Interesant eh… eh… më besoni kam parë e dëgjur shpesh gjera te tilla.
Dëgjoja shpesh të thonin,që filani apo filanja ,vec sa ka nevoje për tjetrin i rrin “gatitu”,biles e bën ,motër ,apo vëlla e pastaj ,ku të pash e ku të kam dëgjuar. Eh jetë e poshtër.Jetë e pabesë,që jeton në këtë horizont,jetë kurvash e kurvarësh,jetë të pabesash e të pabësish.
Martohen njerzit,gëzojnë familjarët e gjithë fisi,por mbi të gjithë gezohet cifti.Lindin fëmijët dhe gezohen përsëri të gjithë.Dëgjon të thonë u trashëgua filani më djalë ,apo me shume djem,me vajza apo me shume vajza. Gëzojnë të gjithe.
Por ashtu patritur e pa kujtuar,kur cdo gjë merr zhvillim dhe kur kalon ajo koha e njohjes dhe krijohet besimi ,në mes ciftesh dhe kalojne vitet e fëmijët rriten,ndoll që një grua ,na u dashurua në internet dhe harroi se kishte bashkëshortin në shtëpi e fëmijët ishin bërë burra dhe ,ashtu pa ditur se ku do të shkojë e cfarë do të bëjë,gëzohet si një adoleshente,sepse nga nga krahu tjetër i kamerës,një mashkull i thotë:-Po ti qenke yll bote,ti qënke e “re llokum”. Dhe femra mendje lehtë bie” viktimë”,nga mos njohja dhe mos dije,nga injoranca dhe nga padituria. Mendon se vertetë e tillë na qeka dhe pse i ka kaluar te 40-zetat,pranon atë se cfarë i thotë “ai” në anen tjetër të kamerës “ti qenka si të ishe 20 vjece”,ti do bëhesh mbreteresha ime.
Mendon se bota rrotullohet rreth saj.Yjet janë ulur në tokë dhe vetëm asaj i bëjnë dritë. Dhe cdo gjë në shtëpi ndryshon.Vetëm gënjeshtra e mashtrime,sepse nga krahu tjetër i kompjuterit dikush i premton “mbretërine”.Dhe ajo gënjehet e mashtrohet.Po tha dikush: -Vërtetë ,sa e ceket.Eh po- ashtu vertetë ështe ,kur nuk ke konceptin se cfarë është familja dhe rëndësia e saj.Kur nuk njeh Zotin dhe librat e tij të shejtë,ashtu do përfundosh ,për të shfryerë epshet të tjerët e pastaj të hedhin në koshin e plehrave ,apo te përdorin ,për te kënaqur dhe epshet e të tjerve.
Dhe ashtu ajo tradheëton e shkateërron cdo gjë te mirë e te bukur dhe me vlerë  të asaj familjeje,duke kujtuar se do të gjej jetën prradhore ,ku don të shkojë. Por jo nuk është ashtu,sepse po tradhëtove,do të tradhëtojne. Kjo është e thënë nga njerëz me të mencur e jo nga ne. Ndaj kujdes o njeri,ndalu e mos merr turr fort ,se do rrëzohesh e nuk mund të ngrihesh më… Mos u mundo të shkatërrosh një familje,sepse dhe ty do të shkatërrojnë e nuk do ta marrësh kurre veten,ndaj mundoju të bësh mirë e të jesh i nderuar ,nga të gjithë njerzit e mirë të kësaj bote.
Mos kërko që fëmijet tuaj të jenë jetim dhe të vijë një ditë të dënojnë në perjetsi,sepse vërtetë athere do jetë vonë për të gjithë,por shpirti dhe zemra jote nuk do të ketë më shpëtim.
Ndaj ndalu e mendo o njeri,se një ditë nuk do të jesh me zot i kësaj bote,por do jesh larg këtyre njerzve dhe nuk dihet se cfare do të bëhet me ty . Ndaj ndalu jo me vrap,por me hap,ngadonjeherë dhe me hap të avashtë e të menduar shumë herë,që të mos dëmtosh aty ,ku ti vë këmbën,që dhe aty të ketë jetë,që dhe aty të lulëzojë bari e lulja. Sa kënaqësi është kur ti do i kthesh përsëri asaj rruge i kur do të shikosh se aty ka mbirë bari dhe lulja dhe shpirti yt do të ketë qetësi dhe shpirti yt do të gëzohet.
Ndaj mendo shumë o njeri,për cdo hap që hedh në këtë botë,që të mos dëmtosh asnjeri,mos të krijosh njerëz që të shikojnë shtrembër. Njeru një jetë ka dhe ajo ështe tepër e shkurt ,kur jetohet me dashuri e respekt,aq e gjatë është kur e jeton ne dhimje e në siklet,apo kur dikush ta prish atë jetë dhe atë dashuri që ti ke për jetën,për familjen e shoqerinë,ku ti jeton.
Eh kështu dita kalon e këto mendime,shume herë vuajtje të shpirtit e dhimje te zemrës ,kur dikush ta ka lënduatr atë.
Sepse kur unë mendoja dhe hidhja në letër e në kompjuterin tim,skicë-idenë,se si të ndërtoja një skenar për historinë e dashurisë sime dhe ta presantoja atë para publikut në një televion,dikush hyri në mes ,sepse nuk e dëshironte,që unë ta shprehja atë hapur në publik,historinë  time të dashurisë sime të parë,rrugën që erdha ,me mundime e sakrifica,me gjak të derdhur,por me një dashuri të forte ,për njerun e zemrës sime. Por ja një tjetër hyn ne mes dhe shkatërron,jo vetëm plan – projektin tim për historinë e dashurisë,por me shkatërron dhe jetën time dhe cdo gjë të mire,që unë kisha. Po po cdo gjë të shtrejtë në botën time. Coptoi zemrën time,atherë kur cdo gjë kaloj dhe po fillonte një fletë e re ,një jetë e re në historine time “te pas luftës” të “pas ngjalljes” që do  te hapej në historinë tonë të perbashët,ne historinë e dashurisë dhe të vuajtjes tonë të përbshkët i doli përpara dhe si nje kuæcedër gjigante e bllokoi diellin të lindëte dhe i ktheu ditët në natë dhe shkaterroi cdo gjë mbi dhe.Po cfarë ish kjo kulcedër e madhe dhe kaq mizore.Këte po e mendoj shumë gjatë.Ka vite që po shkruaj pjesë te shkëputura të një historie,që për 8 vite,më solli vetëm një sketerrë në cdo pjese të jetës sime. Më mori cdo gjë të mirë që pata, shpirtin dhe zemren time dhe as unë nuk e di se ku ti kërkoj ato tani.Por ja qe njeriu jetoka dhe gjën përsëri forcë ,që të rilind brenda vetes një ditë e re lindi , një jetë e re dhe pse jo, rilind një dashuri te re.
Edhe pse ti nuk e don,sepse ke vite dhe ke bërë një betim. Epo afati ka kaluar me kohë dhe i dhashe kohën e duhur njeriut të zemres te riabilitohej,por ja që nuk deshi dhe unë cfarë ti bëj me shumë. Epo në fund të fundit,kur tjetri nuk të don me per shok jete ti do vazhdosh rrugën tënde edhe pse atë gjë se deshe vetë. Apo duhet të  kalosh jetën   duke vajtuar kohë e shkuar.  A mund të    kesh një  dashuri  që  tashmë tek ti është ftohur dhe tretuar,sepse ajo dashuri i përket dikuj tjetër dhe pse me shoqet flet e mashtron,se –  “njeriu tjetër nuk i përkas”. Por se jo nuk është ashtu…
Por kuptohet se nga komjuteri as kush nuk të sheh,por të sheh dikush tjetër,që për ty din aq shumë në gënjeshtrën tënde,në mashtrimet e tua.Ndaj kurre mos u mundo te genjesh e te mashtrosh,sepse cdo gjë del një dit,kur ti do të duket se me “mikun e kompjuterit” vërtetë ,ti je dashuruar. Por unë e shoh ,unë e ndjej,se nuk do të jetë e largët dita,kur ai ty do të thote, – “ik moj ti ,se ti je pabesia ,ti je ajo tradhetarja,që fëmijët tuaj i le pa baba”ti ishe ajo që burrin shketrrove qe te shkoje rrugesh me meshkuj të tjerë “.Po kush nga ti mund të të besojë më. por vec ndonje i sojit tënd …Ndaj do te flakeë dhe ashtu kanalesh do përfundosh,sic vetë e ke mënduar.Sepse nga dega në degë e nga pema në pemë ,nje dite do thuesh qafen,per te mos u ngritur me ne këmbë,për të mos u bërë më e gjalle.
Dhe do vijë një ditë,qe ti do thyesh kompjutër e cdo gjë,sepse atij ti do i vesh faj,por fajin nuk ta kish kompjuteri ,por koka bën e koka jote e pëson… po po e pëson biles rëndë…                                                                  #                                             #                                                         #
E kështu kalojnë minutat e orët dhe lind një ditë e re lind një jete e re.Dhe hapën faqe të reja në ditarin e jetes ,ku shkruajme poezinë e ralles,apo lëmë nje mesazh teë bukur për dashurine,apo per ato vite kur ne vertetë ishim të dashuruar…
Eh dashuria,është ajo që shemb male shterr dete,por dhe sjell shumë dhimbje dhe dete loti të pafund… po,po të pafund…

Fund