Mehmet Elezi – MARKEZI DHE SALI BERISHA

0
55

G. Markezi ka një tregim atipik (letërsia e madhe nuk mund të jetë tipike). Titulli: “Rrugë të mbarë zoti President!”.
Presidenti i Markezit është në pension, shumëkush mendon se është i mbytur në pare, “tërë bota e di se ai përlau floririn e shtetit dhe se është syrgjyni më i kamur i Martinikas”, thotë për të një grua në tregim.
Ndërkohë presidenti në pension shet suveniret e familjes për të kryer një ndërhyrje kirugjikore në spital dhe për të mbijetuar. Dhe prapë nuk e përballon joshjen me u vu «në krye të një lëvizjeje të re për një çështje të drejtë dhe një atdhe dinjitoz”, shkruan Markezi.
Berisha i përket kësaj race politikanësh. Gjithnjë e më të rrallë. Si çdo gjë fort e çmuar.

Burimi/Facebook