Mendime dhe dilema per Gent Cakajn !

0
36

Java qe lame pas u fol gjate per nje 28 – vjecar , qe kryeministri i Shqiperise , e propozoi per , minister te jashtem te Shqiperise . Ishte nje loje e kryeministrit Rama, apo ai po fliste seriozisht .
Kete dileme askush nuk e din pervec atij te gjatit. Ai nderton shpesh kulla nga balta , sikur paraardhesi i tij , Enver Hoxha ! Edhe ai ngrinte figura , qe i mirrte nga kooperativa, nga sharrat e pukes, karrocier dhe cfare nuk fuste , ne ate te ashquajturen , byro politike. Tashme per cdo njeri kuptohej , se pse i bente Enveri keto gjera, per ti patur nen vete gjithmone dhe komanduar gjithmone , apo me mire ti themi per ti perdorur si guret e shahut.
A e ben dhe Rama te njejten gje ? Mendoj se po . Edhe ky e perdore shume dinakerine , per te realizuar planet dhe qellimet e veta ! E perdori edhe ministrin e brendeshem Sajmir Tahirin dhe i deshtoi loja , Tani ka nisur kete lojen tjeter me ministrin e jashtem , me nje djale te ri , nje 28 vjecar, pa pervojen e duhur , por vetem se ja ka rekomanduar Baton Haxhiu dhe menjehere e vendose zevendesminister i ardhur nga shkolla dhe pa ndonje eksperience ne dipllomaci .
Nuk arrij fare ta kuptoj se si mund te arrije deri ne kete pike kryeministri i nje shteti.
Detyra e ministrit te jashtem eshte nje detyre , jo e lehte sic e mendon ne koken e tij , kryeministri yne, por ne krye te asaj ministrie duhet te jete nje person me ekspriece ne drejtimin e dipllomacise . Ne asnje menyre te mirren njerez nga rruga .
Biles , nese duhet te zgjidhesh minister i jashtem , duhet te vendosen disa rregulla te percaktura, ku te percaktohet qarte , qe personi duhet te jete mbi 40 vjec , te kete nje pervoje te gjate ne dipllomaci dhe te kete disa pika dhe jo kuturu , sic pretendon z. Rama !
Ministria e jashtme ka dipllomate te karrieres , mjeshter te politikes se jashtme. Kusht eshte ky kryeminister qe don tu vije kemben ketyre dipllomatve qe i kane dhene emer te mire shtetit shqiptar, kudo ku kane sherbyer ne ambasadat tona neper bote. Ka plot te tille qe mund te propozoheshin !
Ketu ne Danimarke patem Kastriot Robon, nje dipllomat qe ishte nje njeri mjaft i mprehte, nje vizionar , ne punen e dipllomatit . Ai mund ta kryente me se miri edhe detyren e ministrit te jashtem. Nje njeri i jashtezakonshem. Dipllomacise te tille njerez i duhen. Une mora nje shembull , por kemi plot te tille qe kane nje pervoje punet te gjate dhe qe kane patur rezultate ne punen e tyre !
Dhe cfare eshte me e keqja qe kryeministri yne del me nje ide , se ai na qenkesh “kosovar” dhe nuk e duan. Vete kryeministri eshte gjithe diten e dites gabim , kur perdore shprehjen “kosovar ” , se ai nuk eshte “kosovar ” , por shqiptar i Kosoves . Pastaj jam i bindur se askush nuk ka asnje kundershtim se djaloshi eshte nga Kosova. Sejcilit shqiptar i intereson qe ministri i jashtem te jete nje njeri kopentent, sepse nga ai varen fatet e kombit , ne arenen nderkombetare dhe nje mendim i gabuar, nje bisede jo e kendeshme me dipllomatet europian , na krijon shume pengesa per te ardhmen e Shqiperise dhe institucioneve te saj . Si mund te drejtosh , kur nuk ke asnje pervoje ne drejtim te dipllomacise ?
Kete pergjigje vetem kryeministri mund ta dije, se askush tjeter nuk mund ti jape nje pergjigje.
Keshtu qe une mendoj qe gjithe ky debat qe u be , nga plotika, nga media , kishin nje emrues te perbashket – kryeministrin Rama, qe don te sjelle ne krye te dikasterit me te rendesishem ne vend , njerez te pa pergjegjshem per te bere dipllomacine e nje vendi . Njerez qe nuk kane asnje pervoje dipllomatike !

Luigj Shkodrani

15/01/2019