Mentor Kikia – Amerika nuk deshtoi, ajo mori sigurine e saj ne Afganistan dhe iku

0
67

Meqe po merremi te gjithe me politike te madhe keto dite….
Amerika nuk deshtoi ne Afganistan. Ajo shkoi atje per te shkaterruar Al Kaedan dhe e shkaterroi dhe tani Talibanet nuk jane me nje rrezik per Ameriken.
Por, “meqe shkoi”, Amerika beri dhe nje eksperiment: I dha nje shans historik nje populli, gjithmone ne lufte, te themelonte nje demokraci, shtet te se drejtes dhe shoqeri te hapur. Eksperimenti deshtoi me sukses. Ne vend te qeverise demokratike, u krijua nje kukull e korruptuar dhe ne vend te shtetit, nje keshtjelle prej rere.
Pas 20 vjetesh, mijera jeteve te humbura dhe qindra miliarda dollareve te shpenzuar, Amerika vendosi: Ne vend qe te ushqeje pafund nje qeveri hajdute vetem sepse eshte proamerikane, dhe te luftoje pafund per nje ushtri te paaftesh, ajo zgjodhi te ike dhe ti hape rrugen rikthimit te talibaneve, duke urdheruar presidentin hajdut te ngarkoje baulet me placken e vjedhur e te ikte pa shkrehur asnje pushke, per te mos lare rruget me gjak. Pasi amerikanet e dine fare mire se kush jane talibanet.
Ligji universal i politikes se jashtme amerikane eshte: “Amerika nuk ka miq dhe armiq te perjetshem, ka vetem interesa te perjetshme”. Presidenti Biden tha: Ne ikem, pasi morem ate qe donim!
Por cfare donte Amerika ne Afganistan? Donte sigurine e saj dhe tani e ka. Talibanet nuk jane me ata te 2001 dhe ne ajer duket nje marreveshje per te mos qene me armiq. Ata qe humben jane afganet, te cilet humben shansin me te madh ne historine e tyre, te beheshin nje vend modern.
Pasi shanset nuk zgjasin pergjithmone….
Amerika nuk shkoi atje te mbillte demokraci, por te zhdukte armiqte e saj dhe te merrte paqen e vet, dhe kete e mori. Shteti i ri afgan nuk do te jete nje vend mik i Amerikes (te pakten tani per tani), por as edhe nje vend armik tashme. Dhe “Amerika nuk ka armiq dhe miq te perjetshem, por interesa te perjetshme”.
Fare pak histori:
Afganet kane luftuar me kolonizatoret britanike ne Jug e sovjetiket ne Veri. Derisa ne 1979 sovjetiket e pushtuan, pasi kishin instaluar nje qeveri komuniste me nje grusht shteti. Pas kesaj nisi rezistenca afgane. Mijera vullnetare “te rinjte islamike” apo “xhihadiste” iu bashkuan luftes anti-sovjetike. Mes tyre edhe nje fare Osama Bin Laden. Me ndihmen e SHBA ata u furnizuan me miliona arme te lloje e te ndryshme (armet qe mbajne ende ne krah). Ne 1989 sovjetiket iken te poshteruar. Talibanet qe udhehoqen luften, moren pushtetin dhe vendosen regjimin islamik, ndersa mbi bazen e “rinise islame” lindi edhe “Al Kaeda”.
Tashme Osama e Al Kaeda nuk jane me. Talibanet u rikthyen ne pushtet dhe Afganistani humbi shansin te behet nje shtet modern.
Apo ndoshta nuk mund te behet dot, pasi demokracia dhe kultura perendimore nuk jane drithera qe mbillen me fare.
Afganistani eshte kthyer tek qeverisjet fisnore, ne baze krahinash.

Burimi/Facebook/Mentor Kikia