Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave Roma dhe Feyenoord, në emër të intelektualëve të pavarur shqiptarë, propozoj:
- Data 25 Maj të shpallet festë kombëtare, për të festuar të gjitë shqiptarët dhe jo vetën tiranasit. Cdo vit, ne 25 Maj, te organizohen lojera dhe festime te ndryshme.
- Pas ndeshjes, trajneri José Mourinho të mos largohet pa iu drejtuar me një mesazh të posaçëm Parlamentit të Shqipërisë, ku ndër të tjera të tregojë edhe përshtypjet e tij të udhëtimit Rinas – Tiranë.
- Unazës që kalon përreth Stadiumit “Air Albania” t’i vihet emri i trajnerit të Feyenoord-it.
- Një gazetar sportiv të marrë përsipër të shkruajë një libër mbi përshtypjet e të gjithë tifozëve,
veçanërisht atyre holandezë për Shqipërinë dhe mikëpritjen shqiptare. - I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Kinamatografisë që të mbështesin pjesën e dytë të filmit “Koncert në vitin ’36-të” me titullin “Final 2022”.
- Qeveria e Shqipërisë të ngrejë një grup të posaçëm pune për të gjitha këto, te quajtur “Komisioni i Festes”.
- Opozita te behet gati te ngreje nje komision hetimor parlamentar per abuzimet qe do te behen nga “Komisioni i Festes”.
Burimi/Facebook