Mentor Kikia – Negociatat nuk hapen. Kush e ka fajin, ne apo BE?

0
138

Shqipëria nuk do ti fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, as këtë dhjetor. Pra, ato që njihem me emrin NEGOCIATA, nuk do të hapen. Holanda është shprehur zyrtarisht për këtë vendim dhe nuk ka asnjë hapësirë për interpretime alternative.

Për fat të keq humbëm edhe një tjetër afat, për të hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit. Një fazë që do të garantone më shumë vëmendje nga BE, si në aspektin financiar, ashtu dhe në aspektin politik dhe mbi të gjitha monitorues.

Stef Blok, ministër i jashtëm i Holandës, tha: Ne nuk jemi kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Thjeshtë po u japim kohë institucioneve të plotësojnë bindshëm dhe në formë të pakthyeshme kushtet e dakordësuara me shtetet e tjera antarë në Këshillin Evropian, për reformën zgjedhore, gjykatën kushtetuese, gjykatën e lartë dhe luftën kundër korrupsionit.

Tani askush nuk mund të thotë se Holanda ka problemet e veta politike dhe e nxjerr inatin me ne. Askush nuk mund të thotë se skeptikët në BE kanë probleme të brendshme, pasi ne jemi në rregull. Apo edhe se Holanda na ka inat për cilësinë e drogës, se ne e kemi më të mirë.

Me gjithë dëshirën për të shkuar në ato dyer një orë e më parë, ne nuk i kemi plotësuar kushet
Me gjithë dëshirën e madhe, ne kemi një mal me probleme që janë tonat dhe jo të atyre.

Ndaj në vend të akrobacive, qeveria dhe klasa jonë politike duhet të ulet seriozisht të bëjë bilancin e përgjegjësive.
Pas çdo dështimi, Berisha e gjente zgjidhjen tek “Albanofobia” apo “Islamofobia” e Europës. Ndërsa Rama e ka gjetur të “hallet e tyre të brendshme”, që ne nuk ua zgjidhim dot.
Po sikur të zgjidhnim hallet tona njëherë, pa BE bën si bën me hallet e saj?

Por kujdes, Holanda kërkon: Duhet që kushtet të përmbushen bindshëm dhe në formë të pakthyeshme.
Pra nuk mjaftojnë letrat, nuk mjafton që ti bëjmë ligjet sa për tua treguar atyre, por duhet të ecim përpara, “bindëshm dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

Burimi/Facebook