Mentor Kikia – PD drejt ndarjes dhe shuarjes, a prodhon dot shoqëria jonë një opozitë të re?

0
74

Nuk kam më asnjë dyshim që PD po shkon drejt ndarjes në dy parti. Berisha dhe Basha, pasi ndanë grupin parlamentar, ndanë edhe forumin rinor, edhe forumin e gruas, tani janë duke organizuar edhe dy kuvende kombëtare. Njëri do të zgjedhë Berishën për kryetar, e tjetri do të zgjedhë Bashën.
Ky do të jetë fillimi i fundit zyrtar, i cili do ta fusë në reanimacion forcën më të madhe opozitare, nga i cili ajo nuk do të dalë më. Secili prej dy “udhëheqësve” do të ketë nga një copë PD, ndërsa të humburit e vëtetë do të jetë demokratët dhe shqiptarët, që do të jenë një shoqëri demokratike, pa opozitë.
Unë nuk dyshoj më që kjo do të ndodhë. Por dyshoj seriozisht që shoqëria dhe mjedisi politik shqiptar do të jetë në gjendje të “pjellin” një opozitë të re. Një shoqëri në rënie të lirë, me një popullsi që tkurret në mënyrë të frikshme çdo vit, një shoqëri që plaket në mënyrë edhe më të frikshme çdo vit, një shoqëri ku të rinjtë, në masë, nuk kanë më asnjë interes as të mendojnë për politikë, sepse sytë i kanë nga ambasada gjermane apo ajo britanike.
Berisha dhe Basha, kështu siç janë duke vepruar, nuk do të mbajnë në agoni vetëm partinë e tyre, por do të mbajnë në agoni opozitarizmin dhe politikën shqiptare.

Burimi/Facebook