Merr fund pritja, Rama jep lajmin: Do fillojë puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit

0
54

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në inaugurimin e restaurimit të xhamisë Et’hem Beut në Tiranë është shprehur se Erdogan është një partner i pazëvendësueshëm.

Rama theksoi se falë TIKA-s, bashkëpunimit me historianët, inxhinierët, restauratorët turq me ata shqiptarë, sot vendi ynë ka një nga xhevahiret e fesë islame.

Ndër të tjera kryeministri tha se së shpejti do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

“Kemi zgjedhur te presidenti Erdogan një partner të pazëvendësueshëm. Falë angazhimit të agjencisë turke të bashkëpunimit TIKA, falë bashkëpunimit me historianët, inxhinierët, restauratorët turq me ato shqiptare, ne sot kemi disa nga xhevahiret e fesë islame që kanë rilindur plot shkëlqim.

Xhamitë e qendrës mesjetare të Beratit, xhamia e mrekullueshme e Gjirokastrës që sot kanë rilindur falë kësaj përkujdesje, nuk janë thjesht objekte kulti, por janë edhe pika referimi për të gjithë ne dhe për të gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë në të gjithë diversitetin e saj.

Unë po e mbyll fjalën time që së shpejti do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat e trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkohë që me mbështetjen e presidentit dhe me bashkëpunimit të agjencisë TIKA do vijojmë punën për të vazhduar përpjekjen e bukur për rilindjen e Beratit, Gjirokastrës dhe vet Shkodrës”,-tha Rama.

Burimi/shkoder.info/